Kosova konfirmoi 12 të infektuar, çfarë duhet të dimë për variantin Delta Plus të COVID

10 Nëntor 2021, 16:53Rajoni TEMA
Kosova konfirmoi 12 të infektuar, çfarë duhet të dimë

Varianti Delta Plus i COVID-19 i cili ka filluar të përhapet në shumë shtete tjera, është identifikuar edhe në Kosovë. Ky variant është vlerësuar si më i transmetueshëm se ai Delta, e po ashtu bart të njëjtin rrezik për shtrimin në spitale.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bëri të ditur sot se nga 70 mostra pozitive të COVID-19, të dërguara për analizë në Gjermani, 12 kanë rezultuar të kenë qenë me variantin Delta Plus.

Por çfarë duhet të dimë dhe sa i rrezikshëm është ky variant?

Varianti Delta Plus i COVID-19 apo i njohur si varianti AY.4.2 është një mutacion i variantit Delta.

Ai është identifikuar për herë të parë në korrik të këtij viti në Britani. Edhe pse ky variant ende është duke u monitoruar, ai është konsideruar si ndër variantet më shqetësuese të koronavirusit.

AY.4.2 ka shkaktuar alarm pasi që rastet e infektuara me të po rriten në Mbretërinë e Bashkuar e në shtete tjera.

Pesë mutacione specifike vlerësohet se janë më të përhapura në variantin Delta Plus të COVID-19 në krahasim me variantin Delta.

Varianti AY.4.4 është konsideruar të jetë për 10 për qind më i transmetueshëm se varianti Delta i COVID-19, i cili është më i transmetueshëm se variantet tjera.

Ndërsa, ai është konsideruar se bart të njëjtin rrezik të shtrimit në spital si varianti Delta.

Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse ky variant rrezikon më shumë shëndetin e të infektuarve se variantet tjera, pavarësishtë transmetimit më të shpejtë.

Ashtu si variantet tjera të COVID-19, edhe simptomat e të infektuarve me këtë variant janë të njëjta: Temperaturë, kollë, lodhje, humbje të shijes, dhimbje të kokës..

Varianti Delta dhe ai Delta Plus mund të shkaktojnë sëmundje e po ashtu edhe vdekje.

Për t’u mbrojtur nga ky variant është shumë i rëndësishëm vaksinimi i popullsisë.

Vaksinat janë treguar efektive në mbrojtjen ndaj të gjithë varianteve të COVID-19 andaj janë vlerësuar si efektive edhe ndaj këtij varianti.

Ndërsa, për të mos u ekspozuar ndaj variantit Delta Plus të COVID-19 kërkohet nga qytetarët që të mbajnë maskën, distancën e higjienën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje