Grenell paguhet nga Serbia? Serwer: Më sillni prova dhe do i dërgoj te Drejtësia

10 Nëntor 2021, 12:15Rajoni TEMA
Grenell paguhet nga Serbia? Serwer: Më sillni prova dhe do i dërgoj te

Daniel Serwer, analisti amerikan dhe njohësi i mirë i çështjeve ballkanike ka komentuar në lidhje me pretendimin e ngritur në Serbi se Richard Grenell paguhet 100 mijë dollarë në muaj nga Beogradi për të lobuar pro tij në Uashington.

“Më dërgoni provat se kjo është e vërtetë dhe unë do t’i dorëzoj ato personalisht te Departamenti i Drejtësisë”, shkruan Serwer.

I pari që tha se Richard Grenell paguhet nga Serbia për të lobuar pro saj në përplasjen me Kosovën dhe Albin Kurtin ishte analisti serb, Dushan Janjiç.

“Si ta shpjegojmë këmbënguljen e propagandën proserbe dhe antikosovare të Richard Grenell? Serbia e paguan Grenell, që nuk është i regjistruar si lobit, 100 mijë dollarë në muaj, 1.2 milionë në vit!”, tha Janjiç.

Në një reagim, Grenell e ka quajtur të turpshëm një pretendim të tillë. “Gënjeshtra. Lajm i rremë plotësisht. E turpshme”, deklaro ai.

4 komente në “Grenell paguhet nga Serbia? Serwer: Më sillni prova dhe do i dërgoj te Drejtësia”

  1. Dardan says:

    Grenell duhet te shpallet “Persona Nongrata” nga Departamenti i SHBA-se,
    pasi eshte shpallur hapur si armik i politikes se jashtme te shtetit te vet.

  2. Beni says:

    Sipas shkrimit te djeshem te gazetes B2 te Beogradit thuhet qe perveç 100.000 euro / muaj qe Grenell paguhet nga qeveria e Beogradit , shume shpejt do dale nje marreveshje nga Shqiperia qe Berisha paguan Grenell me 2.5 milion dollare per mbeshtetje te tij ne kongresin amerikan.

    1. Roberto says:

      Patjeter ! Berisha per te shpetuar nderin,familjen dhe koken e tij te qelbur normal qe do paguaj jo me $$$ por me flori lobimet kudo nga jane sepse ka menduar per kete dite. Kjo vlen edhe per Agush Meten qe i eshte thare peshtyma ne fyt dhe nuk gjen dot fjale te flase si me pare qe e degjeneroi figuren e Presidentit te Republikes duke rene ne gjunje e duke bere shqiponjen me dy duart e lyera me gjak e flori te vjedhur apo duke nderuar ushtarin e gardes tek dera a thua ti se Agushit ju dogj fundi i barkut per kete vend???? Kriminelet krahas perpjekjeve per pasuri te madhe,te pa ligjshme mendojne edhe per nje ditet e zeza qe po afrojne dhe nje pjese te pasurise qindra milionshe e ruajne per te korruptuar ata qe “do i shpetojne” nga kjo situate por gabohen. Te dy e kane marre rrugen e m.tit dhe ne ate grope do bien te gjithe.

  3. rexha 10 says:

    Po qe se jane te verteta akuzat ,atehere ky njeri eshte kunder stabilizimit te Ballkanit Perendimore ,qyshe kure ka perkrahur teorine e levizjeve te mallrave te Serbise pa paguar doganen per tu futur ne Kosove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje