Ministria e Shëndetësisë në Kosovë raportoi se nga 1.719 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.658 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.585.044 doza të vaksinës. Deri më sot 742.830 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.466 Në total numri i rasteve aktive është 447.