Osmani: Rusia synon të zhbëjë arritjet amerikane në Ballkan

9 Nëntor 2021, 11:37Rajoni TEMA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të hënën se Rusia synon të zhbëjë çdo gjë që kanë arritur amerikanët në Ballkanin Perëndimor, demokracinë dhe qëndrueshmërinë.

Ajo i bëri këto komente në një bashkëbisedim në universitetin Johns Hopkins me temën “e ardhmja e Kosovës në një rajon sfidues”.

Kosova, tha ajo, “i përket një rajoni mjaft sfidues ku Rusia ka interesa specifike dhe interesi i saj nuk është vetëm destabilizimi i Kosovës, por Ballkani Perëndimor është një rajon ku ata dëshirojnë të zhbëjnë çdo gjë amerikane, çdo gjë që Shtetet e Bashkuara kanë arritur në dy-tri dekadat e fundit, që janë qëndrueshmëria dhe demokracia”.

Ajo tha se Kosova është historia me e madhe e suksesit të politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara dhe Rusia “duke sulmuar pjesën tonë të botës, po përçon mesazhin se do të sulmojë vlerat për të cilat Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja u ngritën në vitin 1999, kur shpëtuan jetët tona dhe sot kur punojnë me ne në përpjekje për të shpëtuar demokracinë dhe qëndrueshmërinë në pjesën tonë të botës”.

Qartazi tha ajo, “Rusia ka gjetur trampolinën për ndikimin e saj dhe kjo është qeveria e Serbisë, e cila vazhdon ta destabilizojë Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinën”.

Presidentja Osmani tha se regjimi në Serbi vazhdon të ndjekë të njëjtin mentalitet të Slobodan Millosheviçit, nëpërmjet asaj që ata e quajnë “bota serbe”. Ajo tha se Serbia është duke abuzuar me dialogun me Kosovën, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, duke u thënë vendeve që janë larg territorit të Ballkanit që të mos e njohin shtetësinë e Kosovës, sepse “statusi i këtij shteti është ende duke u negociuar”.

Ajo theksoi se Asociacioni i komunave me shumicë serbe me përgjegjësi ekzekutive, për të cilin ngulë këmbë Beogradi, do të ishte “prelud i krijimit të një ‘Republika Srpska’, në Kosovë”, duke përmendur shembullin e Bosnjës “si një mësim të mirë” për ata që kërkojnë themelimin e një asociacioni njëetnik.

Presidentja Osmani tha se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara nuk kanë qenë kurrë më të forta dhe se Kosova është “absolutisht në një vijë me Shtetet e Bashkuara dhe shkalla e bashkërendimit më SHBA është në pikën më të lartë”.

Ajo theksoi kundërshtimin e Kosovës ndaj nismës së hedhur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për “minishëngenin Ballkanin” që më pas ndryshoi emrin në Ballkani i Hapur. Mbështetja e kësaj nisme në marrëveshjen për normalizimin ekonomik Kosovë – Serbi që u nënshkrua në shtator të vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë, sipas saj, ishte një nga shqetësimet e pushtetit aktual në Kosovë. Ajo tha se shqetësuese ishte edhe përfshirja e moratoriumit për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

“Përtej këtyre shqetësimeve Kosova ka zbatuar zotimet. përfshirë hapjen e ambasadës së saj në Jerusalem”, tha presidentja Osmani duke nënvizuar se është Serbia ajo e cila nuk ka përmbushur zotimet e saj./VOA

5 komente në “Osmani: Rusia synon të zhbëjë arritjet amerikane në Ballkan”

  1. Fatosi-kosove says:

    E thot me gojen e saj osmanka se rusia ka interesat e veta ne ballkan, kjo tashme eshte e qarte Ku siq dihet serbiae dhe serbska republika veq ishin nen kontrollin rus kurse kosova u rikthye vet me vote dhe vendosi ne krye te vendit njerez te deshmuar si proserb e pro rus siq je ti mender presednike, pastaj mali i zi zbuloi disa abazoviqa dhe defakto mali i zi veq eshte ruso serb kishte ngelur vetem makedonia Ku edhe ajo gjeti disa sahanlepirsa si ai seladin sela dhe realizuan kthimin nen sundimin serbo rus i vetmi vend per moment po reziston eshte shqiperia Ku edhe aty po behet lufte e madhe qe kriminelet pro rus e pro serb te ringjallen Ku i kane shpallur lufte te hapur edhe amerikes siq eshte non grata me tbijt e tij basha e fazlliq shkau.

  2. Olimpia says:

    Osmani…
    Qe SHBA jane vendimtare ne clirimin dhe mbrojtjen e Kosoves si dhe ne favor te shqiptareve ne Ballkan, kjo dihet. Natyrisht ke te drejte kur thekson kete realitet. Ke te drejte edhe ne mendimin ndaj Rusise…
    Por, si presidente a duhet te mendosh me shume dhe shikosh me larg…… Kosova synon te pranohet ne OKB si qellim final. Dhe pe kete duhet ose vota pro apo abstenimi i Rusise dhe Kines ne Keshillin e Sigurimit te OKB, ku ata jane anetare te perhereshme. Ne kete kontekst, nuk eshte e d.m. d qe te besh,, politike te madhe,, duke u shprehur pa diplomaci….. SHBA dhe perendimi e kuptojne mire pozicionin tone, nuk kane nevoje per deklarata agresive ndaj fuqive te medha qe kane vota te rendesishm e ne forumet boterore. Kaq.

  3. taso kume says:

    Ti zonjushe OSMANI mos fol shume se na zemeron nja ca SHqiptare te tjere.Lere te flasin SERBET dhe GREKET se atyre u shkojne dhe genjeshtra per te verteta.

  4. Këshilltari says:

    Si mundesh me qenë kaq hipokrite kur tërë këto vite ke punuar për tjerë e tash kishe po themë diçka mirë për Amerikën e “keq” për Rusin. Lej prrallat se ne Kosovë të gjithë e njohim njeri tjetrin dhe mos hy më shumë laknave se të dalin rrënjët se do të çmendete edhe gomari.

  5. vexhi says:

    Sa te zgjuar e kemi lopen Osmani, UDB ka punuar mire me familjen e saje…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje