Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis pati një përplasje të ashpër të martën me një gazetare holandeze në një konferencë në lidhje me politikat e qeverisë greke ndaj emigrantëve.
Gazetarja e akuzoi kryeministrin grek për “abuzim narcist” gjatë konferencës së tij me kolegun holandez në Athinë. “Kryeministër Mitsotakis, kur, më në fund, do të ndalesh së gënjyeri? Duke gënjyer rreth kthimit (të emgirantëve), duke gënjyer për atë po ndodh me refugjatët në Greqi?”, iu drejtua gazetarja Ingeborg Beugel, kryeministrit grek.
Ajo po u referohej pretendimeve të grupeve për të drejtat e njeriut dhe organizatat si UNHCR-ja e OKB-së se Greqia në mënyrë të paligjshme po i kthen azilkërkuesit në Turqi në kufijtë e saj tokësorë e detar, ndonëse Greqia e ka mohuar këtë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
“Ka pasur dëshmi dërrmuese e ju vazhdoni të mohoni e të gënjeni. Ky është abuzim narcist. Pse nuk je i sinqertë? Pse nuk thua: “Bruksel, na lini vetëm, kemi pritur gjashtë vjet, askush nuk bëri asgjë. Tani e kam fjalën dhe po, unë bëj kthime mizore, barbare (të emigrantëve)”, shtoi gazetarja.
Kryeministri grek e mbrojti politikën e qeverisë së tij, duke e quajtur të ashpër por të drejtë dhe tha se Greqia ka shpëtuar qindra njerëz nga viti 2015, kur ka qenë në frontin e krizës së emigrantëve në Evropë.
“Kuptoj që në Holandë, ju keni një kulturë të shtrimit të pyetjeve të drejtpërdrejta ndaj politikanëve, që unë e respektoj shumë. Ajo që nuk do ta pranoj është që në këtë zyrë ju të më fyeni mua ose popullin grek me akuza e shprehje që nuk janë të mbështetura në fakte materiale”, u përgjigj ai.
Mitsotakis tha se autoritetet po i pengojnë barkat në det në përputhje me rregulloret e BE-së dhe se u kanë dhënë azil 50.000 personave, përfshirë “dhjetëra mijëra afganë”. Gazetarja e ndërpreu duke thënë se kushtet janë të tmerrshme.
Qartazi i irrituar, kryeministri grek ia ktheu: “Shiko, ti nuk do të vish në këtë ndërtesë e të më fyesh mua. A jam shumë i qartë për këtë?” “Kjo është politika jonë, do të qëndrojmë prapa saj dhe unë nuk do ta pranoj askënd që e drejton gishtin nga kjo qeveri dhe që e akuzon për sjellje çnjerëzore”, shtoi ai.
Pergjigje e sakte , nga i akuzuar ne akuzues,si ato te Rames kur i hiqet maska, lol…….
Paska qene pise gazetre KJO LOPE hOLANDEZE.
Kriminelat e greqise.por 30 vjete te krimeve ndaj shqiptareve nuk u ndie njeri
Kryeministeri duhet ti pergjigjet pyetjes ,sepse gazetarija po flete ralitetin ,dhe gjendjen aktuale. I kane bere njerzit si kokat e desheve dikure,duke shfrytezuar lekuren e tyre ,edhe se Europa shperndane ndihma dhe para,per shpenzimet qe bene qeveria Greke .
Sice duket fjalet kane shkuar ne vesh te shurdhur ,kure ndigjojme qe qeferia Greke me te gjatin tone po bien dakorte qe tu japi 300 eurO ne muaj cilido skiptare qe done pasaporten e grekut. Sidomose ata te zones se Himares,qe e quajne veten voriopiri. Ndersa Rama do te paguaj per cdo Greke nje pension preje 500 eura ne muaj per c’do qytetare Greke ,qe deshiron te mare pasaporten Shqiptare. Pore Rama do te presi kure Europa ti jape parate sepse ka ngelur ku therret qameti vetem me parate e millit te bardhe.
O rexha 10 a 15…
Ken shumë dëshirë për të komentuar , po të paktën shkruaj për ato që di dhe jo tëshkruash gomarllëqe.
Po të gjithë ata shqiptarë që jamë të ligjshëm në Greqi që kanë paguar taksat dhe tani janë pa punë nuk duhet ta marin 300 € asistencë?
Ky kontigjent nuk kanë nënshtetësi greke, po kanë leje qëndrimi në Greqi dhe pasi kanë marë një vit pagesë si të papunë, pas 6 muajsh kanë të drejtë të marin këtë asistencë prej 300€ ku 200 i mer kryefamiljari dhe 100 bashëshorti.
Me komentet që bëni ju injorantët dhe e lexon ndonjë injorant tjetër helmoni publikun.
300 evro po marrin edhe qe nuk kane hedhur nje lopate ne gerqia e jetojne ne më kete ane te kufirit o xhej en leshi…… Kete e dine te gjithe ne skiperia.
Si e çpjegon ti kete ?
Shumica e komenteve qe behen ketu jane jo te sinqerta dhe shume grekofobe. Askush nuk e njeh realitetin ne Greqi e ne ishujt e saj. Eshte normale qe nuk mund te prese tere refugjatet qe vijne vetem nga nje porte. Per kete e thote hapur dhe gazetarja qe askush nuk beri asgje, por nuk ka pse te akuzoje dike qe ben te pakten detyren e tij e te popullit i cii ka votuar per te. Ikni shikoni se si Athina eshte denatyralizuar me njerez nga vendet e fronteve te luftes. Ikni shikoni se si dikur ai vend i qete tashme eshte frike te dalesh jashte sepse keta qe vijne ne statusin e refugjatit, nje pjese e tyre punojne e integrohen kurse nje pjese e madhe i futen kriminalitetit. Sa per shqiptaret askush nuk ka goje te flase sepse jane integruar te pakten 98%. Nese ti zgjedh te ikesh nga mali nuk te integron njeri kollaj e do vuash. Eshte mire te shikojme se si sillemi ne ndaj te huajve? Kemi rracizem te paster. Shikoni si trajtohen afganet neper portale, iranianet. Ne vend ti ulerasim Europes pse nuk na pranon ne bisedime qe kane kaq vite qe shtyhen ne shajme greket, serbet, iranianet, afganet. nuk mund te shkosh ne nje shoqeri si BE duke share e uleritur duke treguar fobi. Globalizmi eshte jo vetem nderthurje e kulturave por dhe nderthurje e nje mentaliteti me tolerant dhe gjitheperfshires
Kjo bukuroshja e Vendeve te Ulta a ka gje per te thene per qendrimin narcist dhe racist te qeverise dhe parlamentit te saj karshi pranimit te Shqiperise per fillimin konferences nderqeveritare BE Shqiperi?
Po sikur tere Afriken dhe Azine bashke ti zbrazim ne Vendet e Ulta cfare do thoshte kjo bukuroshe ….?
Race perverse!
Po per te gjitha barbarite e bera ne kufirin greko-shqipetare mbas 1990 nga ushtria dhe policia greke kush gazetar do pyesi Micotaqin. Jam kurioz te degjoj pergjigjen ( me siguri fajin si gjithmone e kane shqipetaret) .Se populli grek si “evropiane” qe jane e kane ne gjak miresjelljen.
PYETJET PER EMIGRACIONIN KJO GAZETARE HOLLANDEZE TJA BEJE QEVERISE HOLL. QE SKA PRANUR ASNJE EMIGRANT. KJO GAZETARE BEQARE QE KA STREHUAR NJE REFUGJAT AFGAN, (BASHKEJETUAR) KERKOI QE TI JEPEJ LEJA E QENDRIMIT KETIJ REFUGJATI. GJE QE NUK JU PRANUA.. PRANDAJ ISHTE NJE PYETJE TENDECOZE . .DHE JAM DAKORT ME ARJANIN PER ATO QE SHKRUAN