Mbajti qeverinë e Zaev në këmbë, përjashtohet nga partia Kastriot Rexhepi

12 Nëntor 2021, 17:11Rajoni TEMA

Deputeti i Lëvizjes “Besa”, Kastriot Rexhepi, i cili u largua nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut pak para votimit të mocionit të mosbesimit të qeverisë së Zaev, është përjashtuar nga çdo funksion nga kjo parti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bilall Kasami njoftoi përjashtimin e Rexhepit, për të cilin tha se dëmtoi prestigjin e partisë.

“Duke marrë parasysh veprimet e fundit të deputetit të Lëvizjes BESA Kastriot Rexhepi i cili ditë më parë nuk u paraqit në kuvend, për të mbështetur mocionin e mosbesimit të qeverisë, me çka i njëjti veproi në kundërshtim me vendimin e partisë me ç’rast dëmtoi rëndë edhe prestigjin e partisë, Lëvizja BESA, respektivisht unë si Kryetar partie, konform normave statutore përkatësisht nenit 14 paragrafit 3 pika 3.3 të Statutit të Lëvizjes BESA, anëtarin e lartpërmendur e përjashtoj nga të gjitha pozicionet partiake dhe të qenurit anëtar i Lëvizjes BESA”, shkruan Kasami.

Kastriot Rexhepi ishte deputeti i 61 që do të bënte të mundur rrëzimin e Zaev, por seanca dështoi pas largimit të mistershëm të tij.

Kryetari i “Besës”, Bilall Kasami aludoi ditën e djeshme se Kastriot Rexhepi mund të ishte rrëmbyer, por më pasi ai bëri një reagim në rrjetet sociale duke mohuar çdo lajm të tillë.

9 komente në “Mbajti qeverinë e Zaev në këmbë, përjashtohet nga partia Kastriot Rexhepi”

  1. Jorgo says:

    O Billal te fala Taipit o turk m…. as bese as atdhe s’keni ju

  2. Korabi says:

    Bravo Kastriot, e meriton emrin e legjendarit Gjergj Kastriotit, jo si ai pushti I Albin Kurtit, Ziadin Sela,qe u bashkua me partite antishqiptare maqedonase, sa per kete Kasamin islamist nuk ja vlen te harxhosh kohe.

    1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

      Shumë saktë, Korab. Respekte.

  3. asd says:

    Shume mire Rexhepi. Zaev eshte shprese per Ballkanin.

  4. Realisti says:

    Partia Besa qe eshte tepër e pabese…. Turp o plera qe shkoni kundra Zaev.

  5. Valbona says:

    Saliu u gezua nga renia e qeverise ne Maqedoni,dhe beri thirrje qe ne shembullin e saj te ndodh dhe ne Shqiperi,por i beri hesapet me kelyshin e Albin Kurtit,Ziadin Selen,dhe islamistin Kasami, por ja qe doli nje Kastriot dhe ja u prishi planet.

  6. taso kume says:

    BRAVO REXHEPI ,me ate veprim e para dogji kartat SERBO-RUSE, e dyta u beri mutin turkoshakeve te BESES.

  7. Fatosi-kosove says:

    Dikur nuk e kisha besuar se nje shqiptar i vertet siq deklarohej ziadin sela se ka ftyre e shpirt te futet ne koalicion me ata qe desh ja moren shpirtin, me ket veprim me eshte shtuar bindja se shqiptari per shqiptaret qenka edhe me i keq se gruevski makedon psh qe edhe sot deklarohet se eshte kunder shqiptareve te ilirides, shqiperise dhe kosoves dhe qohet burri i paburre e i pabese edhe kercenon me vdekje deri dje kolegun e vete shqiptar qe refuzoj te behet vegel e antishqiptareve,o zot sa trishtuese kur shefe sot njerez qe edhe deklarohen shqiptar dhe kshilltar spécial per siguri kombetare ka serbin fazlliq apo si ai abazoviq ne mal te zi qe edhe deklarohet se perfaqeson shqiptaret por qe ne partiqken e tij ka vetem serb apo ne kosove kinse ne emer te vetevendosjes site kemi rilindjen e brastfo-jedinstfos edhe ne pushtet sot kemi me shume ish udbash te serbise sesa kur millosheviqi sundonte kosoven dhe vijme ne makedoni kur serbia kuptohet me rusine gjejne shiftari si ziadin sela dhe duan te zhdukin te gjithe ata qe ishin kunder serbise, prandaj lum partiqka “besa” qe zbuloi ftyren e vertet siq edhe VV-ceja ne kosove apo PD ne shqiperi me serbin fazlliq e grekun dulle, poshtersia spaska fund apo demokracia po jep hapsire edhe idioteve dhe krimineleve te merren me politike.

  8. P says:

    Vetem emri nuk I takon ksaj parties me kto halabak e anti shqiptar po ky kryetari I beses nuk hanging dajak ne parlament nga ato qe donte te formonte qeverrin e re ,zot ruaje shqiprin nga shqiptaret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje