Sindroma e Haxhi Sali Qamilit

12 Nëntor 2021, 12:10Blog TEMA

Nga Ilir Yzeiri

U bë disa kohë që ushtrimet retorike të Sali Berishës në ambiente të mbyllura, të cilat ai i demonstron përpara disa besnikëve të tij dhe më pas i pagëzon si « Foltore », kanë tërhequr vëmendjen jo vetëm të fanatikëve të berishizmit, që është formë e shfaqjes dhe e ushtrimit të politikës kriminale, antidemokratike, totalitare dhe orientale, por edhe të opinionistëve dhe të atyre politikanëve të opozitës që deri dje çmoheshin për qëndrime të paktën korrekte dhe dinjitoze.

Veçanërisht zonja Topalli në emisionin e Fevziut të ditës së enjte më bëri shumë përshtypje dhe aty për herë të parë pashë sesi zemërimi dhe urrejtja mund të të çojnë në kompromise të paimagjinueshme dhe në një korrupsion mendor të dhimbshëm. Zonja Topalli, për ta justifikuar aksionin haxhiqamilist të Berishës sot, përmendi vitin e mbrapshtë 1997 dhe ringritjen që i bëri Berisha PD-së derisa erdhi në pushtet përsëri në vitin 2005.

Kjo është e vërtetë, por e vërteta tjetër është se në qeverisjen e dytë Berisha u shfaq si kriminel dhe Departamenti Amerikan i Shtetit dhe zoti Blinken e shpallën atë « non grata » sepse në këtë mandat ai kreu korrupsion thelbësor për veten, familjen dhe aleatët e tij, pengoi drejtësinë që të hetonte atë për aferat kriminale dhe minoi demokracinë. Ky opinion i Departamentit Amerikan të Shtetit është vlerësimi për « berishizmin » si mënyrë qeverisjeje në tranzicionin e gjatë shqiptar.

Por ç’lidhje ka haxhiqamilizmi me berishizmin ? Haxhiqamilizmi frymëzoi edhe elitat komuniste dhe Enver Hoxha e mori në mbrojtje atë lëvizje sepse shihte aty thelbin e enverizmit dhe diktaturës që u instalua më pas në vendin tonë. Ky thelb ishte urrejtja ndaj bejlerëve dhe fryma jakobine. Siç dihet, Haxhi Qamili vrau e dogji, preu e shkatërroi bejlerë dhe familje bejlerësh. Është e vërtetë se ai mobilizoi turma fshatarësh dhe i nxiti ata që të kalonin në ekstazë duke djegur e shkatërruar të pasurit.

Por këtë, ky terrorist e bënte në emër të Babait të Dovletit dhe shpallte si kult vjedhjen e grabitjen dhe shkatërrimin e shtetit. Ndaj, haxhiqamilizmi ishte një lëvizje regresive dhe është shenjuar në historinë e sociologjisë politike shqiptare si sindroma e kaosit regresiv dhe antihistorik.

Këto lloj lëvizjesh që frymëzohen nga e keqja krijojnë te turmat një lloj ekstaze sepse ata që i nxisin ato luajnë me emocionet e fanatikëve të tyre duke prekur ndjenjat sublime të njeriut si e drejta dhe e padrejta. Ata shfaqen si heronjtë e viktimave, të atyre që sulomohen nga autoritetet. Në historinë e njeriut autoriteti shfaqet gjithmonë si shtypësi, si ai që shkel dhe manipulon të drejtën.

Te Berisha tani identifikohen të gjithë armiqtë e Edi Ramës dhe të gjithë ata që urrjenë Lulëzim Bashën. Berisha ngjet tani si një i arratisur nga burgu që denoncon drejtësinë. Ashtu si Haxhi Qamili që, në emër të drejtësisë së kriminelit, mobilizoi turmat dhe nxiti tek ata instiktin e vdekjes dhe të shkatërrimit, edhe Berisha mbledh njerëz nëpër foltore dhe, në emër të viktimës së drejtësisë, të atyre që janë ndëshkuar nga autoritetet e njohura që e kanë për detyre të deklarojnë se me cilin duan të kenë marrëdhënie dhe me cilin jo, artikulon rezistencën ndaj drejtësisë dhe ngre apoteozën e trimit që sfidon të gjitha institucionet ndërkombëtare që kanë vendosur me kohë standarde për vlerësimin e karrierës politike të atyre që kryejnë funksione të larta shtetërore.

Sindroma e ekzaltimit nga viktimizimi i kriminelit është një temë shumë e dashur sidomos në kinematografi. Heroi i së keqes apo djalli gjithmonë ka aftësinë të të joshë me patetikën e krimit.

Të gjitha tekstet teologjike, pra ato që e shpjegojnë më mirë se çdo gjë tjetër shpirtin kontradiktor të njeriut, thonë se ne, njerëzit, lindim me predispozitën më të madhe për të qenë bij të krimit. Shoqëria ka krijuar institucione të tilla që na detyron të ndajmë hapësirën me të tjerët dhe të priremi nga e mira duke shtypur instinktet që na çojnë drejt shkatërrimit të vetes dhe shoqërisë.

Merreni me mend sikur një ditë të gjithë njerëzit t’u turreshin bankave, supermarketeve apo gjithçkaje që formalizon jetën shoqërore në emër të drejtësisë për të gjithë ? Heronjtë e së keqes që shohim sidomos në filmat horror apo aksion na tregojnë këtë anë të errët tonën të cilën kur e shohim në një film, për shkak të « catarsisit », e përjashtojmë nga aksion ynë njerëzor. Njerëzit e veshur me pushtet, për shkak të këtyre instinkteve, e kanë më të lehtë të abuzojnë me pasurinë tonë. Por, pikërisht pse ata e kanë më te lehtë, shoqëritë perëndimore i kanë forcuar institucionet dhe ua kanë bërë të vështirë jetën këtyre lloj politikanëve.

Natyrisht, Shqipëria që nuk shpëton prej korrupsionit apo prej kriminelevë politike pse SHBA-të na treguan ne shqiptarëve me gisht se kush është Sali Berisha, por Shqipëria bëhet më e sigurtë kur ka në krah partnerë që nuk e lënë vetëm dhe që në këtë kaos të rrezikshëm ku është futur bota, janë me anën më të shëndetshme të shqiptarëve. Sali Berisha mund të bëhet një personazh filmi dhe aty mund të ndodhë që spektatorët ta pëlqejnë ashtu siç pëlqejmë një vrasës me pagesë apo të distancohen prej tij. Kjo do të varet nga aktori që do ta luajë atë personazh. Ndërsa personazhi historik me emrin Sal Berisha, tani i përket asaj kategorie që në këtë vend kanë prodhuar haxhi-sali-qamilizmin.

19 komente në “Sindroma e Haxhi Sali Qamilit”

  1. Astrit says:

    Në suksesin e personaliteteve, dy faktorë luajnë rol të rëndësishëm. Faktori i parë përbëhet nga karakteristikat e personalitetit dhe faktorit të dytë përbëhet nga faktorët e ambientit që e rrethojnë. Narcizmi (Narcizti është një manipulues, të cilit i mungon plotësisht ndjeshmëria dhe qëllimisht shkakton dhimbje ndaj të tjerëve pa asnjë keqardhje apo ndjenjë përgjegjësie.) i Sali Berishës është i një lloj personaliteti, që përfshin një dëshirë ekstreme për admirim, një ekzagjerim të ndjenjës së superioritetit personal, një dëshirë të papërmbajtur për pushtet, bindjen se e drejta është gjithmonë në anën e tij, si dhe e një mungese të theksuar empatie. (Fjala anglisht empati rrjedh nga fjala greke empatheia, që në varësi të kontekstit do të thotë: simpati, dhembshuri për tjerët etj.)
    Narcizizmi i Berishës krijon një profil mistik që e bën atë shumë të besueshëm, i jep atij tiparet e heroit, i jep imazhin e individit tërësisht të angazhuar ndaj ndjekësve, bile deri në atë shkallë sa vetë ndjekësit fillojnë ta adhurojnë dhe përkushtohen deri në verbëri. Falë këtyre cilësive Berisha narcisit fiton admirimin e djekësve dhe ndihet i plotësuar për aq kohë sa e gëzojnë atë, pasi Berisha narcisist gjithmonë kërkon të jetë i rrethuar nga admirues. Në politikë fanatizmi e shkataron të menduari e saktë. Ka shumë që mendojnë se Berisha është dhuratë e qiellit. Këta mendojnë me ndjenja bazuar se si vepron e si flet, sesa të thellohen e ta njohin liderin e tyre, thjesht kjo është fanatizëm. Dhe këtë fanatizëm të verbër e të parsyeshme e gjejmë sot të mëshiruar te një pjesë të ndjekësve e Berishës. Në të vërtetë, e ke të vështirë ta përkufizosh “berishizmin” si një lëvizje moral-politike e një shtrese të caktuar shoqërore. Në PD ekziston një problem madhor, termat “e majta dhe e djathta” ‘janë të keqkuptuar dhe janë të ngarkuara e të ngatërruar në polemika të shumta e të kota. “ Foltoret Berishiste” mbushen nga njerëz që përballen me pabarazitë sociale, padrejtësitë shoqërore, mëritë e vogla, nga njerëz meskine e konfuz që kanë humbur besimin te sistemi politiko-ekonomik që kemi, dhe shpresojnë se Berisha (Führer) i tyre e ata do dominojë politikisht në vënd. Prezenca e tyre lidhet më shumë me vlerësimet dhe preferencat personale ndaj Berishës, sesa me kontekstin politiko-moral ku ndodhet Berisha i akuzuar si i koroptuar nga SHBA. Berisha iluzionist u ofron këtyre njerëzve me një mori interesash të pafund e të vogla personale “një mjegullanaj social-politik-zhvillimor-kulturor e ngarkuar pafundimisht me artikulime fjalësh pa një sens ideologjik. Ky zhvillim i “suksesshëm” në “Foltoret” i atribohet mendësisë së atyre që ende besojnë se “Berishizmi” me gjithë paqartësinë apsolute të tij është ende i dobishëm, për interesin personal të tyre. Ne po shohim një spektakël të shpifur e qesharak të një pjese të ish elitës politike të PD të akuzuar për korupsion, paaftësi të margjinalizuar, të rigropuar e te përçarë që të përfshihen në një mision të ndyrë për të rehabilituar Berishën i akuzuar si i korruptuar. Këta të fundit në thelb, nuk ju intereson “plaku Berisha” ata e dinë mirë se mosha e tij dhe anti amerikanizimi i “Foltoreve” skanë jetë të gjatë,por ju shërben për të eleminuar Bashën. Basha për ta sot është njeriu që ju ka kërcënuar interesat e tyre ekonomike, e politike e përpjekjet e gjuha e tyre politike mbulohen me metaforizma të bukura. “Në foltore” pavarësisht diversitetit, të gjitha grupet janë të unifikuara nga fakti se ekzistenca e tyre varet nga sjedhja “ militante” ndaj kushteve të pasigurisë së tyre personale. Këto dinamika janë përforcuar dhe nga sjedhja sociale – kulturore dhe politike të Berishës. Duhet dikush ti thotë, dhe jo vetëm ti thotë por edha ta ndaloj, Berishën se këtë betejë me kohën nuk ka as një mundësi që ta fitoj. Nuk ka moshe per aventura. Në këtë ambjent anarkik vlerash moral-politike në PD, shpresoj të ketë jetë një shkëndijë pozitiviteti si fillim i mirë për zhvillimin e “ proçesit kulturor-civilizues në nivel partiak”. I vetmi projekt i denjë për tu përqafuar është demokracia, e vetëdijshme për diversitetin e identiteteve, politike e ideologjike,demokracia e brëndëshme duhet të jetë e aftë, për tu përballur me evolucionin e vazhdushëm të koncepteve të të drejtave themelore.

  2. Shqiptari says:

    Fatkeqesisht, mbeturinat e enverizmit dhe te komunizmit do vazhdojne t’i shkaktojne ketij vendi zullume dhe te keqija.
    Dakord qe eshte identik me rrebelin idiot,injorant,kriminel dhe harbut,qe donte te kthente “Baben”, ne nje Shqiperi pa shtet dhe qe ishte kthyer ne nje stadium ku ndesheshin me arme ushtri te shumta pushtuese dhe Shqiperia vritej e pritej.Ky hajvan vidhte,digjte,vriste dhe priste pa meshire.
    Ndersa kjo mbeturine e komunizmit te Enver Hoxhes e ka djegur dhe pjekur Shqiperine per 30 vjet,ne demokraci,ne lirine qe u pagua shtrenjte per 45 vjet,ne emer te lirise.
    Deformoi demokracine,dogji Shqiperine,shkaterroi ekonomine,vodhi pasurine,degjeneroi njerine dhe e çoi disa here ne fufte dhe ne kaos kete vend.
    Por tani i ishte sosur vaji i kandilit se ka rene ne çarkun e ustait,Imperializmit Amerikan sorisian,siç e cileson ai.
    Ka marre fund me kohe ky enverofashist haxhianarkist.

  3. Opinion says:

    Miq dhe bashkëatdhetarë të dashur!
    Ore po kaq të cekët dhe trushplarë paskemi qënë.Një njeri i afishuar dhe i provuar si mashtrues,intrigant dhe i paskrupullt si Sali Berisha të na hedhë trutë e gomarit dhe të na karikojë për të na mbushur mëndjen se po lufton për demokraci dhe sovranitet. Ajo që po ndodh është shumë e thjeshtë.Gjithçka e ka filluar dhe po e bën për hallin familjar dhe menderen e tij.Nuk bën përshtypje,sens se ai nuk është damkosur vetëm por gjithë familja biologjike e tij.D.m.th kaq i madh dhe tronditës është zullumi i kësaj monstre.
    Julius Fuçik :”Njerëz jini vigjilentë,barku që është pjellë akoma nuk është shterpëzuar”
    #Nuk kam qënë,nuk jam kurrë më këtë tjetrin modelin e gënjeshtarit,të pabesit etj.etj Lulëzim Basha.

  4. Angjelini says:

    E ke care zoti Pata. Te lumte pena!

    1. Loni pe Kolkondasi says:

      Oooo Angjelin! Nese ekziston si individ me kete nickname, merr vesh se dikush po tallet me ty. Po te perdorin emrin per te telendisur. Nuk behet fjale per Pata, ky eshte Patok, e quajne Ilir Yzeiri. E, nese je vet ti qe e ke bere komentin, shko pa vonese tek doktori, se mund te jesh me Covid.
      Dhe tani dy fjale per artikullin.
      Zgjidhja nuk vjen nga analistet. Analistet mund ta pasqyrojne sa me qarte ate qe po ndodh, por kjo jo vetem qe nuk eshte e mjafte, por te largon nga zgjidhja. Nuk eshte merite sot te vesh ne dukje psikologjikisht dhe historikisht se kush eshte Berisha. Se kush eshte Berisha e dine dhe femijet. Por hallexhinjte duan shprese, pasi jeta pa shprese eshte shenja me e rendesishme e fundit te saj. Berisha e di mire kete, ndaj me foltoren, dmth, me nevojtoren e tij nuk bene asgje me shume, jep shprese, mban gjalle ate kontigjent qe ka nevoje per shprese. Ndonse ai los me fetkeqesine e njerzve ne nevoje, duke bere ate qe bene cdo revolucionar demagog, ai do te shikohet si burim shprese nga ata qe e ndjejne nevojen e shpreses sa dhe nevojen per oksigjen. Ketu nuk kam parasysh dobicat qe mbushin sallat. Si dhe vete Berisha, ata jane aty per ti bere jehone dokrrave te tij. as qe besojne ne to, dhe ne fakt as nuk kane kohe te mendojne per ato qe thote Berisha, ata jane ne foltore vetem per te bere hosana dhe per tu paisur me nje certifikate per te nesermen, si nevoje per favoret qe neser do kerkojne.
      Demokracia si sistem shoqeror, ne emer te lirise, ta jep te drejten te mashtrosh dhe maniulosh me turmat nevojtare. Kete Berisha e di me mire se cdo gje tjeter dhe kete po shfrytezon. Dhe per aq sa ka fatkeq ne nevoje, qe gjendja ku ndodhen ju erreson arsyen dhe bene ti besojne, i lumte Berishes. Prandaj te mbledhim mendjen, per ti bere balle dhe neutralizuar invazionin demagogjik te tanishem te Berishes, ka vetem nje zgjidhje: DREJTESIA. Ata qe e zgjuan dhe i dhane mundesi nje manipulatori e demagogu te lindur per tu hedhur ne sulm, pra, ata qe nxuaren shejtanin nga shishja, le ta fusin perseri ne shishe. Nuk ka rruge tjeter. Zoti na shpetofte!

      1. Angjelini says:

        Eshte lapsus o Loni. Qenke rende menderisht o njeri! Merri ilacet rregullisht o burri i dheut se njerz jemi dhe bejm gabime ndonjehere. Sidoqofte, artikulli ne fjale esht per tu vlersuar.

        1. Loni pe kolkondasi says:

          Nese vertete mendoni, se duke marre une ilacet ju nuk do te beni me lapsuse, te siguroj i dashur Angjelin, qe do beje gjithcka per te gjetur menyren si te mos harroj kurre per ti marre ato. Por nuk u nisa per tu fyer. Une i kam lexuar me endje gjithmone komentet tuaja. Kete radhe sinqerisht mendova se nje gabim te kesaj shkalle kurre nuk prisja se do ta benit ju. Ndaj thash, qe kete “shaka’ duhet pa tjeter ta kete bere dikush tjeter dhe jo Angjelini. Sepse ne kete forum akoma vazhdohet me zakonin qe shume komentuese perdorin nikname te tjeterit. Sidoqofte, sinqerisht t’me falesh per veprimin tim aspak te drejte.

          1. Angjelini says:

            Edhe une kerkoj ndjese, e sidomos artikullshkrusit. Ne mendje kisha Ylli Paten kur po komentoja pamvarsisht se kane stile te ndryshme shkrimi. I lexoj shkrimet e tyre rregullisht. Cdo te mire Loni!

  5. Ndyresira me me emrin Sali eshte me keq se Haxhi Qamili.Haxhiu ishte injorant i pa shkolluar kurse ky kerrici i sotem ka gjithe ate shkolle por origjina nga hici che babezia e birit te bariut nuk mjaftoj qe rrembeu gjithcka por shkaterroj shume gjera. Mevjen per te qeshur kur degjoj idiote qe ne momentin qe shaher bajga Sali pra thuhet e verteta fillojne te flasin per krahun tjeter te politikes. Hajduteria e maskaralleku nuk ka ngjyre dhe denimi duhet te jete i pameshirshem per cilindo qe ndyen duart.Kemi 30 vjet qe bejme sehir hajdutet maskarenjte. Deshiroj qe ato 4 mije e 200 te gomarit Sali te verifikohen nga organet e drejtesise.

  6. dtynasyhs says:

    Kujdes; historia perseritet

  7. sotiri says:

    Per Shqiptarin!
    Shqiptar, kushdo qofshe, Saliut nuk i eshte mbaruar vaji i kandilit. Ai eshte po aq i rrezikshem per Shqiperine dhe shqiptaret, sa edhe para vitit 1997, e ketej. Ai paraqet rrezik cdo dite, cdo ore. Qellimi i tij kete rradhe eshte qe jo vetem te destabilizoje Shqiperine, por jehona e destabilizimit te Shqiperise te perhapet edhe ne Mal te Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Herzegovine etj. Grenell erdhi ne Shqiperi dhe u takua me presidentin e Shqiperise, kur Grenell nuk perfaqeson asnje institucion ne Amerike, por presidenti e priti zyrtarisht. Ketu nis komploti ruso-serb kunder Shqiperise qe ketu tek ne perfaqesohet nga dyshja Meta-Berisha, nga Vucic ne Serbi, dhe Putin ne Moske. Grenell eshte emisar, bashkerenduesi i veprimeve anti-amerikane dhe anti-shqiptare. Pritet qe Sali Berisha me te vetet te rinise protestat me molotove dhe me arme, te vrase dike si ne ngjarjen e Shkodres me qellim qe te shpertheje zemerimi popullor, te rrezoje qeverine me forcen e armeve dhe te beje grusht shteti, dhe sikurse e tha vete, te shpallet kryeminister. Foltoret e tij nuk e kane me Statutin dhe as me Lulin, ai do qe permes tyre, ne menyre te justifikuar, te pergatise luften per te marre pushtetin me arme.

  8. F.A says:

    Zhozefina ska lene gje pa thene per Haxhi Qamilin dhe mesa di biles ne tv ka perfolur nje grup rrebel brenda PD qe mbeshteste Berisha, ne mos paste qene grupi i Bashes e Bumqit(Ky i fundit mbahet edhe si pasardhes i priftit te vrare nga komunistet,pjese e se ciles ka qene edhe idhulli aktual i tij) . Kush e nxori ne pension Zhozin? !!! Normal idhulli i tij Berisha, ose eshte servile,si antaret e byrose pokitike ndaj Enverit,se humbesit e te pa aftit te lideri e kishin shpresen.Pse gjithe kjo lufte apo gjithe keto luftera per pushtet qe nga krijimi i shtetit shqiptar? Si nuk merren vesht dy burra shqiptare per te miren e tyre ne radhe te pare,por edhe per te miren e popullit, a kane karakter human apo jane kafshe te egra,qe vetem dijne te vjedhin,zhvasin,vrasin,denigrojne, poshteroje njeri tjetrin dhe popullin,anarkine se kane fare problem vetem te shpetojne gjene e vjedhur dhe pushtetin. U bene te gjithe keto maskarenj milardiere, kur dihet se ne profesionet doktor, mundes dhe kamarjer nuk behesh miljardjer. Po te degjosh lajmet nderkombetare vemendje ka marre serbia ne ballkan, rusia ne balltik,irani e kina ne lindjen e larget e te afert, turqia ne detin e zi e mesdhe, dhe ketu ne vendin tone Berisha 75 vjeç dhe Basha. E zeme e fiton Berisha kujt do ja japin partine dhenderrit apo Mul Nokes se vete eshte non grata? Deri ne vdekje luftonte edhe Haxhi Qamili, po keshtu Gadafi dhe Sadami. E bene shqiperine si lindja e mesme, ku vetem trazira dhe te njejtat fytyra shikohen.

  9. meri says:

    Mund te shkruaj vetem kaq.
    Komentuesi i mesiperm Z. Astrit i i sakt. Analiz e fenomenit foltore Berishian.

  10. Taulant says:

    Ana pozitive e Kuvendit eshte qe do largoj nga PD-ja nje plehr si Lulzim Basha qe vetem gjate pandemis u pasurua me 4 vila.
    Cfare kuptimi ka qe opozita te vazhdoj me nje plehr te tille.
    Eshte i afte ky plehr te rrezoj bastardin,antiShqiptarin, spastruesin etnik te Shqiptareve 2013-2021 mbi 500mije Shqiptar u larguan.
    100 here me mire Berisha sesa keta plehra qe e mbajn Shqiperin ne agoni ne nje vdekje klinike.

  11. Dardn says:

    Po te kishte shtet ligjor ne Shqiperi, krimineli, hajduti dhe tradhtari i detit Jon,
    Sali Berisha do te ishte me kohe ne varr.

  12. dhembeli says:

    Si fillim ndani Berishen me gjithe mbeshtetesit e tij besnike ! Lereni ate te perfundoje levizjen Qamiliste!Do t’a keni me te lehte pas kesaj!
    Merruni pas kesaj me kujdes me kelyshin e buces, dhe ne fund vendosni nje emer te ri partise, sepse emeri qe ka sot ,mbart nje konotacion te keq.
    Keshtu, shkeputuni nga e kaluara ,…sepse eshte bere si nje lecke e qelbur dhe e grisur qe s’kaku ta zere qeni.

  13. rexha 10 says:

    E keqa e e madhe e ketije zaptusi te pa ngopur eshte se ky demon per te ralizuar deshirat e tije e bene ate vende qe te digjet komplete duke mose llogaritur asnje lloje kosto qe munde te kete .Duke llogaritur edhe humbjet e jeteve. Ai bashke me te shoqen e tije mohuan edhe bacanakun ,duke thene se nuke e njihte ,dhe me vone do te deklaronte se kishte shkuar te punonte ne Grdec per nje copez buke. TE GJITHE ATA QE E NJOHENIN SI STUDENTE THONIN ,SE ESHTE NJE LLOI KOKEDERRI QE DO TE BEJE TE GJITHA TE KEQIJAT , PER TE RALIZUAR ATE QE DONE. NE VITET 90 AI JU LUTE 2 PERSONAVE QE KISHIN MBARUAR SHKOLLEN BASHKE ,DHE SE PRANUAN OFERTEN E TIJE DUKE JU PERGJIGJUR ,NUKE E DUAM ATE LLOJE PASURIE. I PARI QE JU PERGJIGJE ISHTE HALIT SHAMATA QE RA DAKORTE ME THIRJEN E TIJE ,TE TJERET THANE JO.EDHE SE U PREMTOI POSTIN E MINISTERIT ,APO DEPUTETE TE ZONES.

  14. Alban Dega says:

    NJE ANALIZE SHTERUESE ALA SULZBERGER ZOTI
    YZEIRI ….
    Nje radiografí psikoanalitike e mbeshtetur ne fakte prova te gjalla te fatkeqesise kombetare qe mban emrin Sali Haxhi Qamili me shume se Haxhi Sali Qamili !
    Pse!?
    Sepse Haxhi Qamili dhe Dumbabizmi i tij ishte i nje fshatari analfabet, truthartuar qe as Shkumbini nuk mund t’ia shoe lante!
    Sali Berisha eshte nje Dr. Prof. ne lemine me humanitare te njerezimit ate te shkences se jetes- Mjekesise dhe te Betimit te HIPOKRATIT, i specializuar ne kryeqytetin kulturor boteror, Paris, i cili me shume se kulturen e qyteterimin francez, me shume se shpirtin e demokracise te djepit te saj u kllonua dhe mori prej tyre virusin me te keq te antiqyteterimit, barbarise, dhe stilit udheheqes te Luigjit te 14-te “ Ligji jam une” dhe psikologjine cartane e nekrofile “ Pas meje te behet qameti!” qe e shpalli me gjuhen e me shume me trurin e Luigjit te 14-te cka e coi ate ne gijotine !
    Nese nga Haxhi Qamili injorant e cartan nga trute pa materie gri pritej gjithcka nga Sali Berisha shpresohej se do te sillte qyteterim, kulture, arsim ala perendimor, ligj e drejtesi ai ia kaloi edhe Haxhi Qamilit edhe Enver Hoxhes në barbarine dhe tiranine e tij, te cilave ua shtoi edhe kusarine, korrupsionin, zhvatjen, ndarjen e percarjen e shqiptareve në shqiptare te Sales dhe “shiftare” te vjerres se tij serbe.
    E keqja me e madhe e Sali Berishes dhe berishizmit eshte jo vetem numri me i madh i viktimave e te ekzekutuarve pa gjyq se Enveri per 46 vjet diktature, por edhe rrenimi me themel I shtetit shqiptare mbi 15 here në 12 vjet te sundimit te tij me politiken e tij thellesisht antishqiptare, thelbesisht antidemokratike dhe kryekeput te sterkorruptuar qe e degjeneroi edhe vet fjalen degjenerim aq sa e korruptoi edhe vet fjalen korrupsion qe u be shtylla e sundimit te tij autokratik dhe despotik.
    As barbaret mongole te Xhenxizkhanit dhe as hordhite e terrorit shteteror te Sllobodanit nuk do ua kishin bere popullit e kombit shqiptar ate qe ua beri Sali Berisha dhe “Banda e Gangstereve” dhe “ … kjo Mafia krejt jashte kontrollit” e tij per 12 vjet Salikraci.

  15. Balo says:

    Dy pyetje dhe përgjigjet e tyre çmontojnë farsën Berisha
    Mirë Saliu paska motive politike që u nxorr non grata,po familja e tij!??
    Amerika nuk është Enver Hoxha që të ndëshkon me gjithë familje,gjithashtu nuk kemi dëgjuar gjë për non grata të fëmijëve të z.Doshi….
    Pyetja e dytë,a ka patur ndonjëherë lidhje me ndonjë ndihmë nga Fondacioni Soros z.Lulëzim Basha….?
    Përgjigjia pozitive e kësaj pyetje,rrëzon gjasme luftën që na paska bërë mavria Sali ndaj Soros…
    Sepse nuk kish si vendoste me veto,theksoj me veto njeriun e Sorosit në krye të PD…atëhere kur e vendosi..
    Njëkohësisht përgjigjia diskrediton edhe atë idioten Kokalari, që mesa duket nuk e ngop më kari i grekut atje në Amerikë dhe është lëshuar për koqe shqiptari këtej,po ka zgjedhur plakun e tredhur Sali për këtë punë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje