Mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë janë ekzekutuar dy persona.
Viktimat po udhëtonin me një automjet luksoz tip Audi A 8, kur drejt tyre është hapur breshëri plumbash.
Lidhur me ngjarjen policia njofton se:
“Rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “2 rrathët” në Unazë të Re, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeti tip “Audi”. Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ishin brenda në mjet. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe grumbullimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.
Po nuk behet pune me Lorenc Panganiken.
Ky eshte vetem fillimi i deshtimit te ketij sharlatani.
Larje hesapesh, pune kriminelash, koken le te hane se keshtu do te pastrohet ky vend….
Tani heqin qafe dy e nga dy… po cfare shprehem dhe une… mendim koti… pasi kemi qe ne 91 qe vritmi pa piken e keqeardhjes… duam gjak qe te rrjedhe dhe pike…. mburremi per krime… fundi idhet pa shprese qe nje dite te jetojme pa lajm te tilla…. injoranca s’paska fund…. qofte dheu lehte per viktimat pasi dhe keta jane bije nenash.
Prokurore egjykates qe ikane liruar te arestohen.
vari karrin per dite te tilla degjojme ,s eshte ndonje cudi ,qeveri e degjeneruar ,hiq polica vi polica nje mut jane te gjithe ,,krimi do vazhdoje