Mbërrijnë në Shqipëri 74 880 doza Pfizer, Manastirliu: Të vendosur të shkojmë deri në fund

13 Nëntor 2021, 16:53Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri të ditur se 74 880 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në vendin tone.

Manastirliu thekson se deri më tani në vend kanë mbërritur 2,646,720 vaksina antiCOVID-19. Ajo shprehet se qeveria është e vendosur për të çuar deri në fund planin kombëtar të vaksinimit.

“Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.

Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,646,720 vaksina antiCOVID-19. Jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari”, shkruan ministrja.

1 komente në “Mbërrijnë në Shqipëri 74 880 doza Pfizer, Manastirliu: Të vendosur të shkojmë deri në fund”

  1. NO says:

    I thua, i thua e, meqe je vet mendjepak, i mendon edhe te tjeret si te tille. Pfff

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje