Ulet numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, 1 viktimë në 24 orët e fundit

13 Nëntor 2021, 16:43Rajoni TEMA

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë konfirmoi 7 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit, ndërsa 1 person ka humbur betejën me virusin.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë testuar 1,725 mostra, ndërsa 13 persona janë shëruar dhe 420 janë raste aktive.

Sa i përket fushatës së vaksinimit, në 24 orët e fundit janë administruar 2.560 doza të vaksinës.

Që prej fundit të marsit, kur në Kosovë nisi fushata e imunizimit, autoritetet kanë administruar 1,594,499 doza të vaksinave. Nga ky numër, 749,432 persona janë vaksinuar me të dy dozat e vaksinës.

Në Kosovë mund të vaksinohen personat mbi 12 vjeç. Ata mund të zgjedhin ndërmjet vaksinës së kompanisë Pfizer apo AstraZeneca.

1 komente në “Ulet numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, 1 viktimë në 24 orët e fundit”

  1. Baliu says:

    Pfizer apo AstraZeneca dmth Pepsi apo CocaCola !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje