Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

14 Nëntor 2021, 15:42Rajoni TEMA

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 14 raste të reja me koronavirus, ndërsa  nuk është regjistruar asnjë viktimë. Ndërsa dje janë raportuar 7 raste të reja të infektuara.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

14 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 1.823 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.540 .

Në total numri i rasteve aktive është 428.

➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje