Albin Kurti flet për rezultatin e zgjedhjeve: Jo i kënaqshëm, pasojë e disa defekteve të brendshme

15 Nëntor 2021, 13:17Rajoni TEMA

jKryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për herë të pare pas rezultatit të zgjedhjeve lokale, ku LVV arriti të fitojë vetëm 4 komuna.

Si shkak për këtë, Kurti ka thënë se në Lëvizjes Vetëvendosje ka disa defekteve të brendshme dhe bashkimi i të gjitha partive kundër LVV.

“Rezultati jo i kënaqshëm për neve, vjen si rezultat i defekteve të brendshme që duhet t’i analizojmë ditëve në vijim dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër Vetëvendosjes”, ka thënë Kurti.

Kurti ka uruar gjithashtu kryetarët e ri të komunave dhe iu ka premtuar bashkëpunim. “Administrimi i procesit zgjedhor të balotazhit nga KQZ ishte shumë i mirë. I uroj të gjithë kryetarët e komunave që u zgjodhën dje, do të kenë shumë beteja dhe punë në përballjen me krimin dhe korrupsionin, posaçërisht në fushën e ndërtimit të egër, ku po shpëlahen para. Unë do të bashkëpunoj me ta në këtë betejë”, përfundoi Kurti.

1 komente në “Albin Kurti flet për rezultatin e zgjedhjeve: Jo i kënaqshëm, pasojë e disa defekteve të brendshme”

  1. Ari says:

    Exzakt si Berisha qe, ne 1992 fitoi 80 %, dhe 6 muaj me pas 20 %. Paç fat!
    Ate qe ke bere ti se ka bere asnje udheheqes i Kosoves: Krijove VV ne Shqiperi, bere fushate kunder Qeverise???!!
    Ne, shqiptaret e Shqiperise, ju kemi pare te gjithe bashke, pavaresisht partive ne pushtet, dhe kurre nuk ka patur nderhyrje pervec Kurtit dhe Berishes!
    Te dy nje fat keni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje