Hetimet për vrasjen e dyfishtë në zonën e Astirit kanë çuar policinë të ushtrojë kontrolle në shtëpinë e shtetasit Elvis Gacaj, i dyshuar si anëtar i klanit Duka, si personi që mund të ketë dijeni mbi vrasjen.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se teksa ngjarja është regjistruar si vrasje në rrethana cilësuese, policia ka ushtruar një sërë kontrollesh në banesa të ndryshme në Tiranë.
Por ajo që bie në sy nga këto kontrolle është ajo në shtëpinë e Elvis Gacaj, i cili njihet si anëtar i klanit Duka.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se gjatë kontrollit në shtëpinë e Gacaj, bashkëshortja e tij tha se ai nuk gjendej në shtëpi, pasi ka ikur për peshkim jashtë Tirane dhe se nuk mban telefon me vete.
Ndërkohë, janë janë marrë në pyetje dhe të afërm të personave që konsiderohen si anëtar të këtij grupi, bëjnë me dije burime për TCH.
Po ashtu është ushtruar kontroll edhe në një lokal në Tiranë , i cili njihet si bazë e klanit Duka.
Kujtojmë se Rigers Mihasi, i cili është qëlluar me 13 plumba është krahu i djathtë i Ervis Martinaj, ky i fundit dyshohet se është përplasur me klanin Duka, por këto janë të dhëna paraprake deri më tani, ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Klani, grupi, bandat. Ah ka dalë druri nga xheneti. Me tre policë e mbante sus gjithë Tiranën. Ja këndonte malanaken klanit dhe babës se klanit. I mbushte vaporët me kromin që nxirrte klani. Jo se do fillojnë të flasin. Nostalgjik, enverist , dreqi e i biri. Ok . Vini ju rregull e qetësi . Ka 30 vjete që vetëm krisma nga të gjitha anët. Pa diskutim që nr i të vrarëve në këto 30 vite dhi- mokraci, jo vetëm që e kalon nr e viktimave të terrorit komunist , ( nëse mund të quhej terror ti mbyllje kafshët brenda (?) ), por çfaqja është live , në mes të ditës, në mes të trafikut, para shtëpisë e kudo.