Autorët e vrasjes së dyfishtë në zonën e Astirit në Tiranë mendohet se i kanë ndjekur viktimat të shtunën gjatë lëvizjeve që kanë kryer pasdite, teksa deri më tani dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë 32-vjeçari Erigers Mihasi, i konsideruar nga Policia me precedentë të theksuar kriminal .
Makina tip Toyota i është futur paralel Erigers Mihasit dhe mikut të tij Armand Dumanit, vetëm pak metra para se ata të ktheheshin për në lagjet e Astirit. Autorët kanë vazhduar rrugën në drejtim të ish-sheshit Shqiponja.
Ndjekja dyshohet të ketë filluar që në degëzimin e mbikalimit pranë Pallatit me Shigjeta deri në zonën e njohur si “2 Rrathët”. Plumbat kanë kapur fillimisht makinën në derën e dytë dhe më pas janë përqendruar në xhamin e derës së parë nga ana e pasagjerit ku ishte Armand Dumani, të cilat kanë qenë fatale për dy rinjtë.
Mbetjet e xhamave të makinës tip Audi vazhdonin të ishin në vendngjarje deri mesditën e kësaj të diele. Makina e gjetur e djegur në Thumanë rezulton të jetë vjedhur jashtë vendit, ashtu si edhe targat të cilat rezultojnë se janë vjedhur në Tiranë gjatë muajit Korrik. Kjo e bën grupin hetimor të dyshojë se atentati ka qenë përgatitur që në verë.
Ndërkohë kjo kamera e sigurisë e cila ndodhet në zonën ku janë regjistruar të shtënat pritet të ndihmojë hetuesit në zbardhjen e plotë të dinamikës, ndërsa hetimet janë përqendruar te përplasa e grupeve kriminale në Tiranë.
Fatkeqesi se jane te rinj , por sot sic ke koken te vene dhe festen ……drejtesia e re qe po krijohet duet te nxitoje dhe te tregoje me ne fund fuqine dhe fytyren e saj , perndryshe me te tille gjykates dhe prokurore skemi pare gje akoma …..
Po te ishte drejtesia Shqiptare ne lartesine e duhur , sdo kishim te tilla ngjarje , nese kapet krimineli ,dhe denohet me burgim te perjetshem, deshifrohet qe sa te kete jeten te kalbet brenda , nese ai kap avukatet e koruptuar , gjykatesit dhe prokuroret po te koruptuar dhe e nxjerin jashte…..eshte e llogjikshme te kemi ngjarje te tilla ….sot nuk ka ti je i forte dhe ke para vret , dhe del pa lagur …..vjen nje dite qe te organizohet pusia prej se ciles nuk shpeton dot as perendia ne qiell sa do te ruesh nese dikush te vuri ne shinjester ike ……
Gjithe sekreti eshte te drejtesia , sa me korekte dhe e forte te jete aq me pak krime do kete ….drejtesia eshte sekreti ….ajo varet se cshenja jep …..nese jep shenja qe : po te kapa te varosa ……cdo gje mer fund …..nese jep shenjen qe : hidhu se te shpetoj une ……te tilla do kemi perhere ….mos kerkoni arsye te tjera…..te tjerat jane hajde te gjendemi ne muabet dhe te bejme emisione te konsumojme kohe ……