Analiza e humbjes: Kam besuar se Albin Kurti do të ishte ndryshe, por gabova

16 Nëntor 2021, 20:50Blog TEMA

Nga Kimete Berisha

1.Më 14 shkurt 2021 kam qenë shumë e lumtur.

I kisha dy arsye:

Edhe i fitoi zgjedhjet Albin Kurti, por edhe punët në dashni më shkonin mirë atyre ditëve të largëta të këtij nënqielli.

Thjesht, kam besuar se s’do të kem më nevojë të shkruaj kolumne politike, dhe do të merrem veç me letërsi.

2.Por ndodhi e kundërta.

Shumë shpejt, ende pa u bë 4 javë të punës së qeverisë Kurti, e pashë se kam gabuar.

Ku kam gabuar?

Kam besuar. Ky është gabimi im.

Kam besuar se Albin Kurti do të jetë ndryshe.

Menjëherë e kuptova se asgjë nuk është ndryshe nga qeverisjet e kaluara, përveç që Albin Kurti ndryshoi vet.

Dhe, pasi që ndryshoi Albin Kurti, kuptohet se ndryshuan edhe mendimet e mia për të.

3.Si ndodhi që nga një përkahëse e madhe të bëhem kundërshtarja kryesore e tij?

Ndodhi shpejt.

Shpejt e pashë se Albin Kurti kishte një strategji të çuditshme, të cilën as budallai më i madh nuk do ta bënte.

Qeveria Kurti për bashkëpunëtorë të ngushtë i zgjodhi hajnat e njohur, ata që kanë punësuar familjarët e tyre në Institucione, ata që kanë ndërtuar shtëpia me paratë e buxhetit, i zgjodhi për bashkëpunëtorë ujqit e vjetër.

I rehabilitoi, iu dha imunitet, iu dha pozita, dhe nuk mori frymë, pa i pyetur ata.

Pra, filloi punën me bismilah, me hajnat më të tmerrshëm (anipse, i dinte të bëmat e tyre).

Nuk kisha nevojë për asnjë informatë e për asnjë fakt më shumë për ta kuptuar strategjinë e Albin Kurtin ‘Që ujkun ta bëj dajë’.

4.Ama ujkun s’e bën dajë.

Kam mësuar se prej se ekziston njerëzimi, gjithçka ka mbetur ashtu siç ka qenë: gjarpri-gjarpër; pula-pulë, zogu-zog; arusha-arushë.

Kurrë ujku nuk u bë dele, e as peshku – nuk jetoi pa ujë.

Asnjëherë nuk ka ndodhur të zbutet asnjë bishë.

Po ashtu kam mësuar se gati në të gjjtha rastet, veç frika dhe zori e bëjnë njeriun të bëhet ‘i mirë’.

Prandaj, më mirë të bie të shtiresh si armk, sesa të shtiresh si mik.

5.Albin Kurti për rival e pranon vetëm PDK-në.

Strategjia e tij ka qenë kjo:

Nuk është munduar ta mund PDK-në duke e luftuar, por duke e bërë për vete.

Duke i bërë ‘për vete’ anëtarët dhe zyrtarët e PDK-së nëpër Institucione dhe nëpër ministri.

Mendja e tij, kur dëgjon Memli Krasniqi se po ia trajton mirë ‘anëtarët e partisë’, zbutet dhe e lë të qetë.

A është kjo paranojë!

Strategjia e tij që ta mund PDK-në me ‘dashni’, e ka degraduar deri në këtë nivel.

Këta të PDK-së nëpër ministri e në administratë, të mençur, edhe i gëzuan privilegjet që ua dha Albin Kurti, edhe u rehabilituan, edhe fituan pare, edhe e tradhtuan.

Pra, Albin Kurti i pagoi që ta tradhtojnë.

S’sheh kështu, askund!

Zyrtarët më të thjesht të PDK-së në Institucione e shfrytëzuan Albin Kurtin, i cili mendoi se i përvetëson ata, dhe ua ‘blen’ me pare dhe me pozita besnikërinë e tyre për PDK-në.

Ama, dashnia është ndjenja më e pakapshme dhe më e pa qëndrueshme.

Njeriu i mençur nuk llogarit në dashni, por në frikë, se frika e ruan vreshtën, e jo dashnia.

‘Mendimi i parë për aftësitë mendore të liderit krijohet në bazë të njerëzve që i ka përreth’ – Makiaveli!

6.Albin Kurti edhe për ministër të Shëndetësisë e ka zgjedhur njeriun e Hashim Thaçit, jo për ta kënaqur PDK-në, por me shpresë se nuk ia ‘ngucin’ sepse e kanë ‘të vetin’!

Unë nuk e kam ditur se Albin Kurti frikësohet kaq fort prej PDK-së.

Por e di se pushteti i madh është dashur ta shërojë nga frika.

PDK nuk e ka penguar. E ka mundur duke e injoruar.

Frika e tij është iracionale, por megjithatë e ka një shpjegim:

– Kush nuk e di: pushteti është i Albin Kurtit, por administrata është e PDK dhe e LDK.

Prandaj, Albin Kurti ndjehet i vetmuar!

Veç qeveria është e tij, ama ‘ushtria’ që duhet t’ia zbatojë urdhërat është e opozitës.

7.Çdo gjë që e ka pështy-e ka lëpi’

Çdo gjë që e ka përqesh – e ka vesh.

…thjesht ka mashtuar.

Që ka mashtruar-s’ka dert.

Problemi është se u zbulua shpejt se ka mashtruar.

Kur mashtron duhet të kujdesesh që të mos zbulohesh.

Me rëndësi është mos me t’zënë me pelë përdore.

8.Pse qeveritë e kaluara ia dolën 20 vite ta mbajnë pushtetin, e Albin Kurti jo?

Atyre u shkoi gjatë, sepse kishin kapital: Luftën e UÇK-së dhe Paqen e Ibrahim Rugovës.

Nevojitej shumë kohë, duhej të bëheshin shumë krime, shumë gabime, shumë padrejtësi e shumë vjedhje, që e keqja t’ia mundte kapitalit të madh të komandantëve dhe kapitalit të Ibrahim Rugovës.

E Albin Kurtin nuk e falën, votuesit e ndëshkuan shpejt.

Pa pasur nevojë për frymëzim nga opozita.

Opozita e trajtoi qeverinë, me heshtje.

Albin Kurti kujtoi se ai dhe premtimet e tij, u mjaftojnë shqiptarëve.

I humbi votuesit nga mospuna.

Të mos punosh fare dhe të punosh keq – është njësoj.

Po pse nuk i dhanë edhe pak kohë?

Pse nuk e pritën edhe pak?

Pse nxituan të zhgënjehen me të?

Sepse, Albin Kurti nuk ka kapital.

Nuk ka përvojë pune. Nuk ka profesion.

I vetmi profesion i tij ka qenë ‘protestues’!

Dhe, sapo e mori pushtetin, i bëri të gjitha padrejtësitë, kundër të cilave ka protestuar.

Pra, nuk ka kapital që ia mbulon gabimet, siç kishin kapital komandantët që na e sollën lirinë dhe Ibrahim Rugova që ishte simbol i qytetërimit, kulturës perendimore, urtësisë dhe paqes.

9.E sot?

Çka ndjej sot!

Ngapak më vjen keq pse e keqja e djeshme është e mirë sot, dhe i miri i sotit ishte i keq dje, ama kjo keqardhje më ‘zhduket’ shpejt si drita.

As karafili as trëndafili,

për mu’ s’kanë erë

Ai që vinte sikur herav’ tjera,

s’është më në jetë!

18 komente në “Analiza e humbjes: Kam besuar se Albin Kurti do të ishte ndryshe, por gabova”

  1. dardan says:

    Zonja Berisha Albin Kurti eshte nje fatkeqesi kombetare, ai kete nuk e kupton qe kjo eshte nje urrejtje ndaj tij, kosovaret duhet ta shporrin kete plere….

    1. Blini says:

      Oh bre ngulma thiken bre! Kjo shprehje e lavdishme shqiptare flet sa qundra fjale e poezi. Eshte nje radhe e gjate njerzish te mençur qe thane “Albini eshte i dyshimte” qe ne çastin qe u shfaq, dhe me te drejte. Por
      pat edhe shum te tjere qe e ngiten ne qell si te ishte vet shpetimi. Keta njerez tani duhet te struken vrimave te turpit per papjekurine dhe gjykimin e dobet. Por keta njerez nuk kerkojne te falur. Injoranca e tyre nuk ka kufij. Injoranca dhe mediokriteti i tyre kthehen ne vetbesim provincial se jane ata, dhe askush tjeter, qe rezervojne te drejten te demaskojne Albin Kurtin duke shkruajtur artikuj te tymisur ne pordhe e rigon.

      1. tina says:

        as kush nga perkrahesit e kurtit nuk ka nevoje te futet skutave e vrimave por te hyn ata qe nuk lane shpifje dhe epitete pa perdor per albin kurtin.
        kurti eshte pa dyshim kryeministri me i ndershem me patriot dhe dhe me i pakurruptuar i te gjithe shqiptareve. kunder tij flasin vetem ato qe nuk e duan kete vend.
        ke lexuar ndonjehere kunder kurtit ndonje shkrim nga personalitete serioze shqiptare ? jo. por vetem nga njerez me bekgraund te dyshimte si baton haxhiu e te tjere.
        zonja berisha shkruan kunder kurtit per ta lexuar ndokush sepse per aftesite e saja si gazetare nuk ja ve veshin njeri. shiko cfar nivel mendimi ka. sikur shkruan per femijet e fillores.

  2. Baliu says:

    Kimja nje kavje ne rrethin djallezor te grupit Pronto Haram.

  3. Ardi says:

    Kimete Berisha, perkunder qe shkrimet e saja kan nje stil interesant dhe origjinal, besoj qe keto i bene me porosi, me shume gjasa te sponzorizuara materialishte nga individ te botes se krimit, kontrabandisteve te Kosoves, te cilet jan duke e pare se qeveria e re po mundohet ta luftoj krimin. Thjeshte e shitur per lek, nuk ka shpjegim se e ka nderru mendjen posa Kurti u emerua KM.

  4. tiransi says:

    Kimete si gjithmone e shkelqyer, vetem se jo ujku daje, por derri daje, i themi ne kendej nga Shqiperia.

  5. sami says:

    Dole prape Qimete, shkon nga shkon ke dashnia e ke menjen prape. A qimete qimete

  6. Kaoni says:

    Do të thamë se në asnjë moment nuk kamë besuar te Albinit e njoh dhe di rrolin etj. që nga viti 1997. Mashtrues ordiner e karrierist pa asnjë ndjejnë njerëzore dhe kombëtare. Çdo gjë që bënë dhe e thotë vazhdimisht /me qëllim/ fajson të tjerët dhe ushqehet me urrejtje duke fajsuar atë 45 % që ai quan analfabet, por ata analfabet ishin votuesit e tij dhe Osmanës. Po vajton se “u bënë së bashku për të mos fituar zgjedhdjet”, përsëri mashtron. Secili voton sipas bindjeve por shantazhimi dhe mendje madhësia bëri që për gjysmë vititë humb 2/3 votuesëve pra atyre “analfabetëve” të tij . Thamë drejtën jam habit që ishin edhe aq, sepse kjo Qeveri ka bërë gabime me pasoja të rënda për Kosovën. Na prishi me Shqipërinë dhe shtetin mik SHBA dhe po anonë kah partitë komuniste e fashiste. etj. etj. Po të kishte vetëm pak siçeritet pas këtij debakli në zgjedhje do kishte dhënë së paku dorëheqje. Tru shpëlarët vazhdojnë të ecin rrugës së errësirës pa vërejt se po fundosën

  7. Vrojtuesi says:

    Zonja Kimete.
    E the dhe me ne fund te degjuan.
    Skam cte them me shume, por mendoj se profesioni i “protestursit”, qe eshte vlere e Kurtit, vjen si rrezultat i cilesise se “mashtruesit. Kurti vertetoi se eshte nje mashtrues i pasherueshem.
    Protestues
    mashtrues…
    Edhe dicka qe nuk jam shume dakort me ju moj zonje. Te mos punosh dhe te punosh keq nuk jane e njejta gje. Ata qe nuk punojne, zakonisht jane te paaftet ose me aftesi te kufizuara mendore apo fizike. Ata jane per tu misheruar.
    Keq punojne te liqte. Keq punojne ata qe kane qellime te liga. Kur nje Kreminister punon keq, ai bie ere tradheti. Kryeministri qe punon keq merriton urrejtjen popullore.

  8. Dani says:

    Kimete edhe une Deri dje e kame mbeshteture Edi Ramen Erdogani shume .. Edhe kure më thoni njerzit se Edi Rama eshte nje lloje si Sali Berisha ilir Meta dhe Lulzim Basha une ju thoja Jo se pse Edi Rama të pakten nuk të vret dhe ndoshta do ta luftoje korrupsjoni sa po ta marrin pak veten gjykatate dhe instututsjonet e drejtsise… Por siqe thate edhe ju hajduti hajdute ngelet gjarpri gjarper ngelet Otmani Otomane ngelet Edi Rama Erdogani per tu thën të gjith Shqiprie të ndershem shkoni dhe puthin me Milone… Ngriti në detyre dy hajdute më fame keqe të 8 viteve të qeverisjes së ti Arben Ametaj dhe Damire Xhiknurin.. dhe mu si njeri nuk më duhet më as nje prove per te kuptuare se Edi Rama eshte hajdute dhe më e keqja eshte krye hajduti i qeverise se ti.. nje lloje siqe ju thoni per Albin Kurtin .. me thuaje me ke rri dhe te them se kushe je…

  9. Besa says:

    Kimete edhe tani po gabon

  10. Shqiptar says:

    “Besa” , ke sy ne balle apo ne byth?!

  11. Faj says:

    Analiza e gabimeve!

    Zonja Kimete thote se ka gabuar, pra, eshte penduar.
    Duke dashur ta zgjeroj kete teme per shoqerine dhe duke marre shembull shkrimin ne fjale , ndikimet qe sjellin “gabimet” sidomos mbi voten, e cila con ne zgjedhje qeverish dhe, dhe mos te kemi asnje utopi se: qeverria eshte pushteti, eshte ligji psi ajo i voton, eshte e perditshmia, eshte gjithcka, lind pyetja,
    A eshte gabimi qe permend Zonja Kimete, cdo “Zonje Kimete apo Zoteri Kimet” i riuperueshem dhe a sjell pendimi ndonje ndryshim?
    E thene shpejt ose shkurt, jo. E thene terthorasi, jo. E pare ne aspektin shoqeror, rikuperon dicka por plaga ngelet.
    Ndikimet qe kane njerzit me ifluence ne shoqeri, me infuence ne media, ndikojne nje perqindie te madhe popullsie qe te votoje pikerisht ate person apo ate parti qe ata mendojne se eshte e sakta. Ndikojne jo pak por reth 6% der12% ne baze te nje matje qe eshte bere.
    Thirrje per Kimeten dhe te tjere qe kane influece(njerzit qe kane realilish infuence e ndjene kete gje), Mos beni me gabimin te propozoni se kush eshte mi i mire se ai qe po gabon, thjesht nenvizoini se ku po gabon, vjedh, korrupton, (qeveria, istitucioni shteteror).
    Viktime e ketyre ndikimeve, kemi rene te gjithe. Mos te fshihemi, te gjithe.
    Pra Kimete e dashur, vikime e cdo njeriu qe genjen, jemi te gjithe.
    Mencuri ose dituri do ishte te mos binim viktima, ja qe ndodh.
    Bernda nesh ndikojme ne trurin tone se ne jemi viktime e jo te fajshem pasi nisemi nga “nuk e kisha me te keq” thjesht u nisa nga e mira dhe kjo, duhet ndrushuar,me:
    Po, jam fajtor qe mbeshteta Albinin, Po, jam fajtor qe mbeshta Ramen( ne rastin tim).
    Perfundimi.
    Jemi fajtor kur mendojme se duke mbeshtetur dike dhe duke e pronovuar pa i pare punen dhe thjesht duke u mbeshteur ne gabimet e te tjerve, ne vlersojme se dukush tjeter do jete me i mire dhe ky eshte “faj”.
    Nuk ndeshkohemi me burg nga “fajet” tona, ndeshkohemi me cilesi jete.
    Analiza e ndikimeve, si personale dhe e grupeve, eshte e gjate dhe ne nje perqindie te madhe vepron per keq(p. sh,ndikimi amerikan pro berishes i cili coi ne nje crregullim total shoqerie dhe u “rikuperua” pas 30 vjetesh.Plaga ngeli. Ndikimi i nje grupi te vogel kongresmenesh per Sirine i cili coi ne katastrofe me rikuperimin pas 6 muajsh ” beme gabim nuk e dinim mire se kush ishin ata qe mbeshtetem”, etj. Keto ndikime fillijne si personale dhe vazhdojne ne grup), ndaj vemendje kur beni sugjerime, sidomos ju te mediave.
    Nenvizim. (p. s. sic te pelqen ty te shkruash)
    E dashur e cilter Kimete. Mos i merr keto sygjerime si dicka qe do ndikoje keq per ty, mendo se franca qe meret gjeresisht me sociologjine e ndikimeve, ngriti duart lart me rastin Macron, pasi te gjithe dijetaret e dinin se nuk ishte i sakti, por me te mire nuk po gjenin dot ne sistemin e tyre politik.

  12. Tetovari2 says:

    Eh moj Kimete,buzëkuqe,shkruamn kundër Albinit
    jo se je e zhgënjier por se ta ka ndalë “ujemin”.
    Të gjithë ata që shkruajnë kundër Albinit e VV paguhen nga politikanë hajdutë që kanë vjedhur paratë e popullit dhe ndihmat nga shtetet mike.Edhe zgjedhjet lokale i fituan me propagandë të paparë dhe blerje votash.Paratë nuk u dhimbsen sepse janë të vjedhura.

  13. Skandal says:

    Kimete dhe ju Kimeta ose Qi..meta Vetvendosja vetem i ka marre ne zgjedhjet lokale 168.000 vota
    Ndersa PDK,LDK,AAK,Nisma,PSHDK dhe prijsi i ketyre partive qe eshte Lista Serbe se bashku i kane marre198.000 vota… pjestoni ne 5 ju bjen qe ti marrin secila parti nga 39.600…ku eshte fitorja tani,pritni sa te ulen ne kolltuqe hajnat e 20 viteve dhe do shifni se si kerrcet plumbi i perqamjes jo vjedhe ti ma shume se una……

  14. Votuesi says:

    Sa për infromim për Skandalin, Rezultatet zyrtare 17. TETOR 2021
    Sa i përket kuvendeve komunale, LDK-ja mori më së shumti vota (170,134), pasuar nga LVV-ja (168,084), PDK-ja (161,645), AAK-ja (90,863) dhe Lista Serbe (53,342).
    pa listen serbe LDK, PDK DHE AAK , KANË 422.642 VOTA.

  15. Shpalosësi says:

    E nderuara redaksi e gazetes Tema, largojeni bllokimin e hapjes se faqes suaj. Dua te shkruaj komente.
    Faleminderit.

  16. Lulushi says:

    Lulen qqi s’ka ere,
    kepute ga rrenjet!
    Albinit qi s’ka vlere
    mujtesh ,lidhi kembet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje