Policia nuk kishte dhënë garanci, pas Indrit Dokles lirohet një tjetër anëtar i "bandës së Durrësit" i vetëquajtur "vrasës me pagesë"

16 Nëntor 2021, 12:39Kronika TEMA

Pas Indrit Dokles, një tjetër anëtar i bandës së Durrësit është liruar me kusht nga Gjykata.

Bëhet fjalë për Selman Hetën, ndaj të cilit trupi gjykues në Mat ka vendosur lirimin me kusht nga qelia.

Mësohet se Hetës i kishin mbetur për të vuajtur edhe 3 vite 6 muaj burgim.

Selman Heta i vetëquajtur vrasës me pagesë është personi që ka zbërthyer gjithë veprimtarinë e Bandës së Durrësit, por më pas gjatë procesit i ka tërhequr deklaratat e tij.

Më herët, atij i është refuzuar ‘leja shpëblyese’ nga burgu, për shkak se policia nuk kishte dhënë garanci për të, duke e konsideruar person me rrezikshmëri të lartë.

Prokuroria ka ankimuar vendimin për lirimin me kusht të tij.

1 komente në “Policia nuk kishte dhënë garanci, pas Indrit Dokles lirohet një tjetër anëtar i “bandës së Durrësit” i vetëquajtur “vrasës me pagesë””

  1. Haha ? ? Jo o re says:

    E po ujku mjegulle done tani të gjith falasin se kushe do fitoje Basha a po Berisha hajduti i vogel a po hajduti I madhe.. .. Nga krahu tjeter Edi Rama Erdogani me hajdutet e veta bën kredine edhe gjygjtare dhe prokurore po ashtu… Pastaje thone pse ikune Shqiptaret pse krimi po ben kredine pse ka vrase dhe rrembime per dite ja pergjigjen ku e keni…. Kriminelet dali nga burgu të pa shqesume në bashpunime me politikanet ooooh rahate i rahatit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje