Ndonëse kishte ndryshuar 4 herë targat, automjeti në pronësi të Erigers Mihasit ishte deklaruar në vlerën 52 mijë euro, ndërsa në të dhënat e hedhura në regjistrin e barrës siguruese kanë akses disa institucione si Ministria e Drejtesisë, noterët apo dhe drejtoria e transportit rrugor.
Por pavarësisht se vlera e këtyre automjeteve është kaq e madhe, institucioneve shqiptare jo vetëm që nuk u bën përshtypje pronësia e tyre, por as edhe më të voglat dyshime se kemi të bëjmë me raste të mosjustifikimit të të ardhurave nga të rinjtë në Shqipëri.
Veç kësaj emri i 32-vjeçarit nuk rezultonte i punësuar, ndërsa të ardhurat për të blerë një automjet në vlerën prej 52 mijë eurosh janë të pajustifikueshme.
Goditjen e automjeteve të luksit tentoi ta bënte Operacioni Forca e Ligjit, por që dështoi, ndërsa prokuroria vijon të mos veprojë, pasi sipas saj duhen indicie.
Por indiciet kanë qenë gjithmonë aty, pasi 32-vjeçari, i cili personalizoi targat, dhe me inicialet e tij pas ndryshimit të tre të tjerave ka qenë person i shpallur në kërkim në qershor të vitit 2020.
Gjatë operacionit të koduar policor “Yrsheku”, sipas njoftimit të policisë, u zbulua në bazë armatimi, ndërsa Mihasi i përfshirë dhe në të shtënat me armë drejt një biznesi u shpall në kërkim.
Veç mosrakordimit të informacioneve mes institucioneve ligjzbatuese shqiptare një tjetër problem është dhe dështimi i njësisë Enfast në polici e cila u krijua për të gjurmuar personat e shpallur në kërkim.
Hetimet e Prokurorisë për vrasjen e tij dhe Armand Dumanit janë shtrirë në disa pista, ndërsa pas marrjes në pyetje të të afërmve të Mihasit të gjithë ata kanë mohuar të kenë dijeni lidhur me konfliktet e tij, apo njohjet me persona të tjerë.
Nga ana tjetër, policia vijon të kërkojë një tjetër emër të skeduar nga drejtësia Elvis Gaxhaj, si person i cili edhe pse vijon të jetë i shpallur në kërkim, vijon të mos gjendet.(A2)
makine 52 euro???
52€ ca është makine rroje?
o koqe eshte shkruar 52 mijé, Fjala MIJE zevendeson zerot
Po mire more gazetaruc halesh kush ta jep te drejten ty te nxjerresh me emer dhe mbiemer nje person qe akoma nuk eshte denuar nga drejtesia.Po pse more fshatar shkruan karelliqe kur nuk te takon.Ai mund te jete shpallur ne kerkim por deri sa te denohet nga drejtesia eshte i pafajshem.
Po te behet vetingu dhe tek makinat posiduesve do t’u sekuestrohet makina 70 % e sigurte.Se punojme vite jashte vendit e makina e blere nuk shkon me shume se Max.20 000 Euro.dhe me ate kaloj 1, 2 dekade .Ata qe e vezhgoshin ne mos dje ,ne makinen e shtrenjte neser me tjeter makine do ta vrisnin.Nuk ka polici e mase sigurie ne se kane programuar te te vrasin.Dhe pa dale fare nga shtepia do gjejne vrimen ku te futen e te eliminojne.Keto nuk i mendojne kur kryejne pune te zeza.Vec lekun,lekun,lekun,.fundin s’e mendojne.
Kta trima mendojn vetem lekun,u duket jeta si neper filma…Fundi dihet,kur e krruan shume te jep tjetri kusurin!