Ndalohen produktet e paketuara, Zvicra ndihmë Shqipërisë për ushqyerjen e shëndetshme të fëmijëve

17 Nëntor 2021, 15:17Sociale TEMA

Në shkolla nuk do të lejohet konsumimi i produkteve të paketuara dhe të pashëndetshme për fëmijët.

Qeveria pritet të miratojë një marrëveshje me Zvicrën, e cila ka marrë përsipër për të mbështetur këtë nismë. Ndërkohë, projekti zviceran “Shkollat për Shëndetin” do të nisë zbatimin në 1200 institucione arsimore, kryesisht 9-vjeçare. Përfaqësuesi i qeverisë zvicerane theksoi rëndësinë e edukimit të brezit të ri “Bashkëpunimi midis Zvicrës dhe Shqipërisë në sektorin e shëndetësisë shënon sot një rrugëtim të ri: ne nisim përpjekjet tona të përbashkëta për të promovuar sjellje të shëndetshme me fokus të veçantë tek fëmijët e shkollave. Kjo vazhdon punën tonë të përbashkët në kujdesin shëndetësor parësor përfshirë edhe përgjigjen ndaj Covid-19”.

Edhe dy përfaqësueset e qeverisë shqiptare, ministret përgjegjëse, ajo e Shëndetësisë dhe ministrja e Arsimit shprehën mbështetjen për nismën e Zvicrës. Në fakt, për ndalimin e ushqimeve të pashëndetshme në arsimin bazë ka dalë një urdhër, i cili vijon të injorohet si nga shkollat, ashtu dhe nga prindërit.

Në 14 korrik të këtij viti, 2 muaj para fillimit të vitit të ri shkollor, ministrja e Shëndetësisë dhe ajo e arsimit miratuan rregulloren për ushqimet e ndaluara në institucionet arsimore. Sipas urdhrit të botuar në fletoren zyrtare, në ambientet e shkollave fëmijët nuk duhet të konsumojnë ëmbëlsira të paketuara, çokollata të ndryshme, pije me gaz, pije energjike, patatina e të tjera produkte si këto. Pavarësisht këtij urdhri, fëmijët vijojnë te jene te ekspozuar ndaj kequshqyerjes dhe pasojave që sjell ajo.

1 komente në “Ndalohen produktet e paketuara, Zvicra ndihmë Shqipërisë për ushqyerjen e shëndetshme të fëmijëve”

  1. ?????? says:

    Turp femijet Shqiptare vetem sufllaqe hajn nuk ka me keq per trupin ..te ndalohen menjehere skandal…duhet te hajn ushqime te shendetshme si pershembull..domate kastraveca salltore speca peshk .konserva peshku. Supa buke me.miell te mire. .jo me.miell serbi te skandalizuar …..politikanet e poshter e shkaterruan Shqiperine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje