Sulmi ndaj Kapitolit, jepet dënimi për “Shtriganin QAnon”

17 Nëntor 2021, 19:18Bota TEMA

Jacob Chansley, i njohur ndryshe edhe si “Shtrigani QAnon”, është dënuar me 41 muaj burg për ngjarjet në Kongresin amerikan, në datën 6 janar të këtij viti.

Nga të gjithë pamjet e ngjarjeve në Kapitol, kishte edhe disa pamje që tërhoqën vëmendjen për veçantinë e tyre, si të ardhura nga një kohë dhe një botë tjetër.

Një i ri, i veshur vetëm me një peliçe dhe me dy brirë, paraprinte ato dhjetëra protestues pro Trump që u vërsulën në godinën ikonike të pushtetit amerikan, duke e pushtuar atë me orë të tëra.

Pamjet e tij, triumfues në vendin që zakonisht i përket Nancy Pelosit do të jetë e skalitur gjatë në mendjen e amerikanëve, dhe në faqet e librave të historisë.

32-vjeçari është nga të parët “kryengritës” që ka marrë dënimin nga drejtësia amerikane.

1 komente në “Sulmi ndaj Kapitolit, jepet dënimi për “Shtriganin QAnon””

  1. fukarali20 says:

    Keto histori jane si ato ne kohen e diktatorit , qe gjeten armet ne kishat katolike te veriut …!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje