Si duhet të sillemi me rastet si ai i Fierit

18 Nëntor 2021, 21:35Blog TEMA

Nga Dritan Hila

Përtej një reagimi instiktiv jo produktiv, lidhur me ngjarjen e Fierit, ka disa mësime:

Prindërit duhet ta ngulisin mirë në kokë që tashmë fëmijët derisa mbushin moshën 18 vjeçe, moshë kur mund të mbrojnë veten dhe ndajnë të mirën nga e keqja, nuk duhet t’i humbasin nga shikimi. T’i kontrollojnë celularët, t’i shoqërojnë në shkollë, t’i kenë në kontroll vizual në rrugë, t’i kenë nën kontroll kur mblidhen me shoqëri.

Tashmë jemi një shoqëri individualiste, indiferente dhe e pandjeshme përtej normales. Rrugët janë të mbushura me ujq. Makina të drejtuara nga të papërgjegjshëm, pedofilë dhe vrasës në këmbë të lirë, mungesë institucionesh fetare dhe shtetërore që kontrollojnë mekanizmat e brendshëm të një shoqerie.

Në këto kushte vetëm prindi mund të zevendësojë policin, mësuesin, punonjësin social dhe shërbyesin fetar.

Sa i perkët denimit me vdekje, lërini kërkesat pasi ditën që do miratohet, do ndërpriten marrëdheniet e BE që do të thotë vizat dhe shumë ndihma ekonomike dhe programe që kapin diku tek 400 milionë euro.

Por asgjë nuk i kushton shtetit që për këto jashtëqitje të shoqërisë të ketë burgje të sigurisë së lartë të vendosur në vende me klimë ekstreme, tip malesh ku bora nuk shkrin dhe rruga nuk shkon, dhe qelitë të jenë një kopje e ferrit mbi tokë.

Jemi në kushtet kur duhet të riprogramojmë veten dhe shtetin./Dritare.net

5 komente në “Si duhet të sillemi me rastet si ai i Fierit”

  1. kik says:

    Qe ti dali shpirti nga bytha

  2. Burgje të sigurise se laret says:

    Burgje të sigurise late??? Po kë të fusim në to???? Ate që nuk paguane dritat??? Se pse hajdutet vrasit pordhunusit dhe të dhunshmit i nxrrerrni politikanet gjygjtaret dhe prokurore…

  3. Arzt says:

    Po thuaje o troç qe kemi marre fund si shoqeri dhe jetojme ne xhungel

  4. 1 says:

    E drejte nuk ka nevoje per denim me vdekje.Nderto nje burg me qeli betoni ne vende me klime te ashper shum larg qendrave te banuara ,me burgim ne 41 bis per nje periudhe disa vjecare dhe denim te perjetshem pa te drejte falje.Ky do jete feri ne toke dhe do mallkoj diten qe ka lindur.Ne ate burg te vendosen pedofilet,perdhunusit dhe vrasesit e femijve dhe grave

  5. dhembeli says:

    Ne do te na pranoje Evropa,
    kur te plotesojme te gjitha kushtet dhe pa i plotesuar ato te mos mbajme shprese.
    Kemi bere nje gabim shume te math , qe kemi pranuar si fillim heqjen e denimit me vdekje .Sigurisht pa kete kusht te plotesuar nuk te qasin tek porta, por ne duhet te kishim parashikuar pasojat e heqjes para kohe te ketij denimi, te pakten le t’a rivendosim tani me anen e nje referendumi popullor.
    Dhe duhet t’i shpjegojme bashkimit evropjan, se kete kusht do t’a plotesojme te fundit, ne radhen e tyre, para se te na hapin porten.
    Efektet e rivendosjes se ketij ligji do te jene te shumta dhe do te shpejtohet procesi i anetaresimit, sigurisht duhet te merren edhe disha masa te tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje