“Gropa e zezë” e gazetarisë shqiptare

17 Nëntor 2021, 12:05Blog TEMA

Nga Bledi Lumani

Rasti i ngjarjes tronditëse të Fierit, tregoi edhe njëherë tjetër se gazetaria e “kronikës së zezë” në Shqipëri, është më makabre se krimet e tmerrshme që na sjellin live në shtëpitë tona.

Si të mos mjaftojë makabriteti i krimeve, gazetarët, ose më saktë punonjësit e shtypit, siç i quan me të drejtë një botues, nxitojnë të publikojnë çdo detaj të rëndë, duke mos pyetur fare për ndjeshmërinë e njerëzve të prekur nga ngjarja, apo të atyre që i ndjekin në TV.

Ja shikoni rastin e Fierit. Sapo ndodhi krimi, gazetarët nxitonin të tregonin se me çfarë e goditi autori fëmijën e gjorë, dikush thoshte me sopatë e dikush me lopatë, dikush tjetër për ta bërë edhe më tragjike shtonte edhe se e kishte përdhunuar para se ta vriste, ndërsa gjithë përshkrimin e vrasjes e shoqëronin edhe me vendin ku fëmija i gjorë ishte gjetur, me titujt të tipit: “Kjo është gropa ku u gjet Mateo”.

Pastaj nxirrnin ulërimat e dhimbshme të familjarëve në TV dhe shkonin u vinin edhe mikrofonin tek goja dhe zgurdullonin sytë se çfarë do të thoshin ata të shkretët, a thua se është e pakët gjëma që iu ka rënë mbi krye dhe duhet të rrinë tani të dalin edhe në TV, për të treguar emocionet e tyre.

Në fund publikojnë dëshminë e autorit të krimit të kobshëm, me të gjitha detajet, dhe për mbyllje japin live edhe ceremoninë mortore, me kamerën që kryesisht fokusohet tek mamaja e shkatërruar nga dhimbja, pasi shikuesit në shtëpi duhet të preken nga pamjet njësoj si ata që janë prekur nga ngjarja e rëndë.

Është një skenë e përsëritur pas çdo krimi të rëndë, me moton “shikueshmëria është më e rëndësishme se çdo dhimbje apo ndjeshmëri njerëzore”, se për profesionalizëm as që bëhet fjalë.

Kodin e Etikës së gazetarëve shkruhet se:

“Gazetarët duhet të respektojnë të drejtën e njerëzve për të mbajtur zi dhe duhet t’i raportojnë këto tema duke treguar simpati dhe vetëpërmbajtje.

Në rast aksidentesh dhe fatkeqësish, gazetari duhet të respektojë vuajtjet e viktimave dhe ndjenjat e familjeve të tyre.

Media duhet të tregojë maturi me fotot apo pamjet e katastrofave, aksidenteve apo dhunës, në rast se ato fyejnë ndjenjat e të afërmve.

Media duhet të ketë në konsideratë ndjeshmërinë e publikut, gjatë këtyre raportimeve”.

Lutfi Dervishi e evidentonte i shqetësuar dje këtë gjë, pas krimit të rëndë në Fier, por në një vend ku të çmendurit enden të lirë rrugëve, pse të mos jenë prezent edhe në media. Fundja i shohim çdo natë nëpër panele televizive, me titullin “analistë”.

16 komente në ““Gropa e zezë” e gazetarisë shqiptare”

  1. 1 says:

    SAKTE….SAKTE.Keta quhen gazetare te vdekjes.Si kane kurajo dhe drejtojne dhe objektivin te arkivoli.ZIJA eshte e shenjte dhe ajo duhet respektuar po ka disa gazetare te kronikes qe nuk njofin vije te kuqe.Jane thjesht monstra

    1. Te çmendur ne rruge ne studjet televizive e ne palament ku do neper Shqiprie says:

      Dhe ne palament e foltoret poshte Edi Rama Erdogani Turku Sali Berisha ilir Meta Lulzim Basha pare drejtsise… keta horra e kane shpure Shqiprine ne ket gjendje ku eshte zhyture…. Shume e Gazetarve Jane kriminel nje lloje si politikanet

  2. Lani says:

    Fjalia e fundit eshte shume e gjetur.

  3. Ademi says:

    Ky fshati paska qene i mbushur me enigma. Xhaja
    i viktimes shok me kete te semurin vrases!! Kushdo u intervistua ose kishte qene ne burg ose ishte brenda akoma. Me gra te perdhunuara nga perbindeshi, te cilin e ushqenin per bamiresi!!!
    A kishte rrembyer nje here nje femije tjeter?! Atehere me ligj eruropian ky futej ne regjistrin
    e pedofileve dhe nuk duhej te jetonte fare ne ate zone. Shteti duhej te dinte vendndodhjen e tij dhe duhej mbajtur i mbikqyrur si person. A u morren keto masa? Jo! Tragjedia ka
    qene nje ngjarje e pritshme gjykuar qe personi sillej i lire ne ate zone.

    1. omg says:

      Fucking country!!!

      1. Hasani nga Kucova says:

        Shkrim shume problematik, qe duhet te analizohet nga Lidhja e Gazetareve se po e bejne jeten e qytetareve tallava.

  4. Labi says:

    Nese do zgjidhej dikush si presidenti i budallenjve ne shtyp une do propozoja Klodiana Lalen,nese nje psikiater e shikon del ne perfundimin qe autori krimit eshte lule para kesaj mender gazetare qe si rastesisht eshte si ta kete pjelle Salihi.

  5. Scutari says:

    Vendin e parë e zë gazeta Shqiptarja për makabritete të denja për një film horror!! Nuk kanë pikën e etikës njerëzore jo më gazetareske! Kur nuk gjejnë makabritete nga vendi ynë gërmojnë nga Greqia, Italia e Brazili!! Njerëz që fitojnë clicke mbi fatkeqësinë e të tjerëve aspirina i pifshin!!

  6. Unfortunately says:

    Hipokrizia e ndyre duke fulluar me median dhe politikanet.. bejne sikur ju dhimbset femija! Fevzua me grupin e histerikeve bertisnin dhe fajesonin shoqerine ku jetojme dhe idiotet qe benin gare kush sillte detajet me makabre dhe me nje debil qe merrte pleq te lagjes ne interviste dhe kerkonte sqarime per ngjarjen.

    Rama qe del ne konference shtypi qe me saba duke i fryre histerise publike dhe harroi qe nuk eshte as gjykates dhe as prokuror.

    Nderkohe ne shqiperi femijet abuzohen publikisht ne media me idiotsira “te ka mami yll” e intervista me adulter ku femijet seksualizohen dhe denigrohen . Prite kur te bejne nje Big brother per femijet ajo ka ngel pa u bere.

  7. labi patriot says:

    E kapni kot me median. Shikoni mjerimin njerezor qe keni mes jush. Media eshte vetem pasqyre e surratit tuaj!

  8. rezar says:

    Bravo shkrim shum i spikatur…. Medjat ne Shqiperi presin me pa durim qe te bejne kronikat e tyre te ndyra.

  9. Hamdi Jupe says:

    Jam shume dakord me shkrimin.

  10. Sul Koburja says:

    Ne shume vende te zhvilluara ka rregulla strikte per kufizimin e informacionit per ngjarje te tilla.

  11. Dylli says:

    Kur Rama thoshte se gazetaria eshte kazan, une shtoj, eshte fund kazani, katran me boje. As qytetare nuk jane, jo me gazetar.
    Nuk kam pare ndonjehere pothuaj te te gjithe, as profesionalizem, as humanitet, thjesht njerez pa ngjyre, hipokrit.
    ne fund te fund ky soj eshte produkt i shoqerise sone te semure.
    Sa per ate kafshe (edhe kafshe nuk e meriton se ato vrasin per te jetuar), nuk kam c’te them, mjere familja.

    1. Goni says:

      Keta te quajtur gazetare terreni fshatare dhe katundare te ardhur ne Tirane dhe enden rrugeve gjithe diten per te bere ndonje kronike dhe oer te marre ato 500 mije leke te qelbura qe te paguajne qerane e dhomes dhe te hane dy byreke

  12. L.R says:

    Do te thoja qe me krimiale…. ku ishin te pranishem prane portes se shtepise me arkivolin duke e percielle per ne banesen e fundit… kameramanet e tv duke filmuar pa gje te keqe sikur kishte rene zjarri ne shtepi dhe jo nje 8-t vjecare i masakruar me nje vdekje tmerri…
    Zemra te ndricofte ne qelle o ylli vogel qe s’pate asnje faje qe te moren jeten… Zoti i ndimofte familjaret per kete dhimbje te madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje