Nga Enkel Demi
Vrasja e fëmijës në Fier ka shkaktuar një tollovi ndjenjash dhe emocionesh, ku mbi të gjitha shquhet hakmarrja. Është e kuptueshme që një ndjenjë e këtillë shpage të vijë nga të afërmit e fëmijës, sepse kobi që ata i ka zënë kërkon me ngulm një fund, kërkon një farë zgjidhjeje, sepse gjithkush do donte t’i binte për shkurt.
Por, duke nisur që nga nata e djeshme në shumë faqe me autoritet apo njerëz me shumë zë në opinionin publik po hidhen receta rekomandimesh të tipit: “të varet në litar!”, “plumbin ballit!”, kurse ata më të sjellshmit kërkojnë kthimin e dënimit me vdekje.
Njerëzit që kanë qasje në publik, të cilët kanë me qindra-mijëra ndjekës nuk mund ta bëjnë këtë, sepse çelin një shteg për një barbari të dytë, siç është “plumbi del me plumb” apo ndjellja e hakmarrjes dhe vetëgjyqësisë.
Këta njerëz, qofshin artistë të njohur, kanë përgjegjësi të veçantë, pasi ndiqen nga qindra-mijëra dhe besohen nga qindra-mijëra. Shumë prej ideve të tyre, qofshin marroke apo të cekëta sa një gisht ujë mund të kthehen në udhërrëfyese për dikë, i cili mund të marrë alltinë dhe të bëjë çudinë, sepse me të vetën po vendos drejtësi.
Madje, kjo gjendje e krijuar u shfrytëzua nga Edi Rama që të bënte atë që di të bëjë më mirë, ta shpërqendrojë vëmendjen dhe ta çojë në një diskutim shterpë të planit të dytë, siç është “dënimi me vdekje” dhe kurkush mos të merret me gjendjen mjerane të parandalimit të krimeve nga policia, vendimet kriminale të gjyqtarëve, poshtërsitë e qeverisë dhe kështu me radhë.
Për ata që nuk e dinë, dënimi me vdekje në Shqipëri është hequr falë një nisme të kryetarit të dikurshëm të Kuvendit të Shqipërisë, Pjetër Arbnori.
Njeriu që u “kalb” burgjeve të komunistëve ndërmori një aksion të mirëfilltë politik për heqjen e dënimit me vdekje, duke bërë një punë të madhe për demotivimin e vetëgjyqësisë dhe hakmarrjes.
Ai besonte se drejtësinë e vendosin vetëm institucionet dhe jo robi. Ai besonte se jetën ta dhuron Zoti dhe vetëm ai ka të drejtë ta marrë. Ai besonte se marrja e hakut është një proces që kurrë nuk mund të vihet nën kontroll.
Dënimi i fundit me vdekje ka qenë ai për vrasësit e Libofshës në mes të Fierit. A mund të na thotë kush se cili u tremb prej tij, përderisa shqiptarët vranë e prenë dhe më tej?
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi tipik, ku mund të shihen “frytet” e dënimit me vdekje. Shtetet që e kanë ende atë nuk kanë një numër më të vogël vrasjesh se shtetet që nuk e kanë.
Në një vend si Shqipëria që gjithë-gjithë është sa një lagje e një metropoli amerikan nuk ka nevojë për litar, plumb apo gijotinë. Vend i vogël, dy gisht territor, gjindje e pakët. Nuk ka asnjë arsye pse mos të jetojë e tërë Shqipëria në qetësi sikur me qenë Islandë. Por çfarë na duhet?
Nëse do të kishim një polici që nuk komandohet nga banditët, nëse do të kishim një polici që shefat nuk trafikojnë drogë dhe porosisin vrasje, kjo do të na duhej dhe do të na kthente rendin.
Nëse do të kishim një sistem gjyqësor që do të jepte drejtësi dhe nuk do të ndëshkonte vetëm “pemëthymin”, kjo do të na duhej dhe do na kthente paqen.
Nëse do të kishim një qeveri pa cuba, pa dallkaukë, pa kriminelë, pa gjakpirës, dhunues fëmijësh, grash e burrash, kjo të na duhej dhe do të na falte prosperitet.
Asgjë nga këto nuk kemi. Kemi vetëm këngëtarë që kërkojnë publikisht kthimin e dënimit me vdekje. Pra, kemi një vërrë në ujë.
Po me Mesilën je konsultuar per frymen e këtiij shkrimi ?
Se ajo eshte për Varje nëpër Palma, të keqbërësve…
Po po 2 gishte vendet por kimete mostroze po bēn namin e zi e si do mose në Jug të Shqiprise..
Nje pyetje kisha per kelin ,nuk e di a flen me ne te njenjtin krevat me ate gruan qe tha ata duhet te varen tek palma ,pastaj te na beje neve te tjereve moral.
o llum, ishalla ja bejne femijes tend dhe ta shohim a do kakarisesh keshtu pastaj. ptuuuuu far e keqe
Ai është llum. Po ti, që I uron fëmijës së tij një fund si ai I
8 vjeçarit, çfarë je?
ndjese por doja ti shkruaja qe nese do ti ndodhte femijes se ktij llumit si do kakariste ky pastaj, a do ta mbronte ate kriminelin sic e ka mbrojt ne kte artikull? Ai krimineli do var po duhen varur dhe kta tipat si ky qe mbrojne kriminela te tille.
Illyrian-askush nuk i uron tjetrit fatkeqesi ne familje, pasi ne te kunderten do binim ne pozitat e krimineleve, por ajo qe me ben pershtypje eshte se sa shume moraliste ka sot ne Shqiperi.
Ky zoteria qe ka bere kete shkrimin, me siguri qe ka pare vetem anen e interesit te vrasesve dhe aspak te viktimave.
Ky miku sjell rastet e shteteve si ne Amerike, ku denimi me vdekje ekziston, por perseri ka kriminalitet. Kjo eshte e vertete, por nga ana tjeter, a nuk mendoni se po te mos kishin denimin me vdekje, kriminaliteti ne keto shtete amerikane do te ishte akoma me i larte?
Nje fjale e vjeter shqipe thote se “frika i ruan vreshtat”.
Perse nuk perdoret nje shembull tjeter p.sh. qe ne kohen e Zogut, ka patur virtualisht zero kriminalitet? E njejta gje ne kohen e komunizmit, ku ne si femije qe ishim atehere, luanim jashte pa mbikqyrjen e me te rriturve dhe askush nuk na prekte me dore se pastaj dihet se cfare ndodhte. Apo perse nuk permendet se ne Arabine Saudite nuk ka kriminalitet, ose eshte teper minimal e i paperfillshem. Indonezia, vendosi denimet kapitale per ata qe merreshin me droge dhe rezultati ne renien e kriminalitetit ishte drastik.
Sipas jush, cfare duhet te beje dikush qe sheh femijen e tij ti merret jeta nga nje kriminel? Personalisht do ti dedikoja tere jeten time per nje hakmarrje shembullore. Nese shteti eshte ai qe ben drejtesi, atehere do shmangen vetegjygjesite.
Rivendoshja e denimit kapital do ishte zgjidhja me e drejte per kedo qe do guzonte ti merrte jeten dikujt tjeter. Kete e thote edhe ky birbua kur shprehet se “vetem zoti ka te drejten qe te marre jeten e nje personi”, por a nuk vepron ky rregull edhe per kriminelet qe bejne “punen” qe i takon eskluzivisht vetem zotit?
E fundit qe do thoja eshte se:
Eshte teper e thjeshte te besh moralistin kur hallin nuk e ke vete ne kurriz. Provo te jesh nen lekuren e atij qe humbet nje pjesetar te familjes dhe vecanerisht femijen dhe pastaj fol.
O kriminel,o poshtersi me dy kembe,si mund te kesh nje zemer ti urosh dikujj nje te keqe te tille per femijen??? Sa do llum e i qelbur te jete, shpreh nje opinion nuk meriton nje urim te tille. femijet nuk zien ne goje mor kellire.
edhe ti njesoj si ky llumi qenke, mbron kriminelin. AI qe vrau femijen duhet varur ne litar por pas atij dhe ky qe mbron ate kriminelin dhe gjithe ata qe mbrojne kriminela te tille.
Denimi me vdekje është masë “bindëse” per popujt e prapambetur dhe barbarë si shqiptarët. Siku fëmija i pafajshëm të ishte i yti, do kishe qenë Po kaq “i moderuar” dhe liberal ?
Problemi I dënimit me vdekje është se mund të dënohet ndonjë I pafajshëm, e nuk kthehet dënimi.
Fshati që e kërkon dënimin me vdekje, Le ta bëjë vetë. Besoj se policia nuk do gjente Prova për të kapur autorin.
Ekzakt. Sipas kokes festen. Amerikani i zakonshem nuk i afrohet nje suedezi apo danezi nga botekuptimi.
Sa per Z. DEMI, nuk kam asnje koment. Thjesht injorim.
Gazetaruc ngaterove shinjester.Enise shkrimin si teme sociale dhe e perfundove duke bere politike.Per kete ngjarje tema eshte sociale jo politike
Demi ,po te kishte ndodh ty ( larg qoft) kjo lloj tragjedie,çfare kishe per te then? Se si po shkon puna,kerkush nuk e ka te sigurt jeten ne kete vend te hallakatun!
Kur u bem kaq “demokrat”?. E pse amerikanet jane kaq jo demokrat me kriminelet?
Kelo, eshtë e vërtetë, që jetën ta jep e ta merr Zoti. Por në të dyja restet e do një ndihmë.
Po si ka mundësi more mytyberë që edhe në një rast të dhimbshëm si ky nuk rrini dot pa bërë politikë?!?!
Cfare problemi ka? Ne me se 80% te shteteve te bashkuara la denim me vdekje. Le te vihet edhe ne Shqiperi, mbase zhduket edhe gjakmarrja…
Përderisa nuk kemi drejtësi,kemi vrasje nga grupe kriminale,nga dy këmbësor me tipare njeriu e me të meta mendore,korrupsion,njerëz të pa formuar,të pacivilizuar,njerëz që udhëhiqen nga kanuni e për shumë arsye të tjera që nuk përkojnë me shekullin e 21 dhe më shumë për t’u kthyer rendi,qetësia,drejtësia barazia njerëzore ndajë ligjit dhe zotit duhet të vendoset ligji me vdekje për ata që sjellin e mbellin vdekjen ,thuhet se ZOTi të sjell në jetë e ai t’a mer por ai që merë jetë nuk është as Zoti,as drejtësia por djalli vetë ,përse duhet të ushqehet Xhaba,e të mungesës së drejtësisë të jetë mbi tokë e të sjellë krimin ,vetëgjyqësin,vedetën që ngelet për këtë edhe sikur të kemi rend,drejtësi liri e demokraci.
Po dënimi me vdekje për ata që sjellin vdekjen e marin jetë është drejtësi .
shqiptaret jane popull barbar prandaj duhet denimime vdekje, popull pa kulture dhe pa edukate, shume et prapambetur qe mund et krahasohen me lindjen e mesme, nuk kane asnje lidhje me evropen
Nuk u be qe nuk u be gazetar ky djale megjithese ka 30 vjet qe livadhis ne ate fushe! Idiot kokeforte!
T’a varin nga koqet bile, se me dënim për t’a ushqyer me gjellë, ai del dhe vret tërë dynjanë.
Popull kot. Mendjen me vra njerez e ka. Pastaj thote i kemi plotesuar kushtet per BE, por nuk na duan. E kush e do nje njeri primitiv ?
Vrsje si keto ka gjithe bota, por komentues si ne per keto vrasje nuk ka as ne Afrike. Prandaj nuk na do asnjrri. Prandaj na urrejne tegjithe.
Nuk kemi qeneekurre njerez primitive, por jemi bere qe nga hyrja e komunizmit.
Nje ze i radhe qe ngrihet per pak qutetari , i versulen te gjith sikur e kan kap ne flagrance me nanen e tyre.
Enkel cami i mesiles duke na dhene mend publikisht, mos ngelte njeri pa e bere pastaj.
Qe te meresh me femijte duhet te jeshe kriminel i lindur,megjithate krimin me te madhe e ka bere drejtesia e koruptuar ,ajo e para vret femijte grate dhe te moshuarit duke mos i treguar vendin ku i takon krimineleve.
Denimi me vdekje duhet te vihet vetem per te korrutuarit. Te tjerat rregullohen vete.
BARBARIA NDALET VETEM ME BARBARI. LIGJIN PER DENIM ME VDEKJE BILES NJE ORE E ME PARE. EKSPERIENCA QE ESHTE EDHE MESUSJA ME E MIRE KA VERTETUAR SE DENIMI I ASHPER PARANDALON KRIMET E RENDA. NJE NE PAK TE MIRA QE KISHTE KOHA E ENVERIT ISHTE LIGJI KUSH VRET PER MOIVE TE DOBETA NUK MERITON JETEN DHE EKZEKUTOHEJ PA E DISKUTUAR SHUME. EDHE PAS VITIT 91 U DENUAN ME VDEKJE DISA NE FIER DHE KRIMET U NDALEN SI ME MAGJI. NE SUEDI DIKUR VJEDHJA U BE SI MODE. QEVERRIA SUEDEZE ASHPERSOI SHUME LIGJIN PER VJEDHJE, MBAS KESAJ VJEDHJET U NDALEN SI ME FRYM TE SHENJTE PER JETE TE JETEVE. ATA TE HUAJ QE SHTIREN SI MIQ DHE PENGOJNE LIGJIN DENIM ME VDEKJE, JANE ARMIQ TE POSHTER TE POPULLIT SHQIPTAR. ATA TE DEKLAROHEN TE PA DESHIRUSHEM PER SHQIPERIN DHE TE SHPORREN NGA TERITORI I SHQIPERIS, KUSHDO QOFSHIN ATA. VRASIN PER MOTIVE TE DOBETA VETEM TE POSHTERIT, BUDALLEJT E KAFSHET ME FYTYR NJERIU. ATA I NDAL VETEM FRIKA, NDAJ GITH SHQIPERIA TE NGRIHET NE PROTESTA TE DETYROJE QEVERRIN TE VENDOSI LIGJIN PER DENIM ME VDEKJE.