Mbajtja e maskave është masa e vetme më efektive e shëndetit publik në trajtimin e Covid-it, duke reduktuar incidencën me 53%, tregon studimi i parë global i këtij lloji.
Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe shpëtojnë jetë në mbarë botën. Por shumica nuk sigurojnë mbrojtje 100%, e shumica e vendeve nuk i kanë vaksinuar të gjithë dhe nuk dihet ende nëse vaksinat do të parandalojnë transmetimin e ardhshëm të varianteve të reja të koronavirusit.
Në nivel global, rastet me Covid-19 kaluan 250 milionë këtë muaj. Virusi ende po infekton 50 milionë njerëz në mbarë botën çdo 90 ditë për shkak të variantit shumë të transmetueshëm Delta, e me mijëra që vdesin çdo ditë.
Një rishikim sistematik dhe meta-analizë e ndërhyrjeve jo farmaceutike ka gjetur për herë të parë se mbajtja e maskës është konsideruar më efektivja për Covid-19.
“Ky rishikim sistematik dhe meta analizë tregon se disa masa mbrojtëse personale dhe sociale, duke përfshirë larjen e duarve, mbajtjen e maskave dhe distancimin fizik janë të lidhura me reduktimin e incidencës së Covid-19,” shkruajnë studiuesit në revistën “The BMJ”.
Ata thanë se rezultatet theksojnë nevojën për të vazhduar mbajtjen e maskave, distancimin social dhe larjen e duarve së bashku me programet e vaksinave. Studiuesit në Universitetin Monash dhe Universitetin e Edinburgut thonë se masat e shumanshme, të tilla si bllokimet dhe mbylljet e kufijve, shkollave dhe vendeve të punës kanë nevojë për analiza të mëtejshme për të vlerësuar efektet e tyre të mundshme negative mbi popullsinë.
Ndërhyrjet e shëndetit publik jo farmaceutike dihet se janë të dobishme në luftimin e infeksioneve të frymëmarrjes si gripi dhe vendet në mbarë botën janë përpjekur t’i përdorin ato për të frenuar përhapjen e Covid-19. Sidoqoftë, deri më tani, rishikimet nuk kanë qenë mjaft të forta për t’i lejuar ekspertët të nxjerrin përfundime të qëndrueshme në lidhje me efektivitetin e masave të tilla në trajtimin e Covid-19.
Rezultatet nga më shumë se 30 studime nga e gjithë bota u analizuan në detaje. Ato treguan se mbajtja e maskës ka reduktuar incidencën e Covid-19 deri në 53% dhe distanca fizike ka çuar në një reduktim me 25%.
Analiza e detajuar nuk ishte e mundur për masat e tjera, duke përfshirë karantinën dhe izolimin, bllokimet universale dhe mbylljet e kufijve, shkollave dhe vendeve të punës, për shkak të ndryshimeve në dizajnin e studimit, masat e rezultateve dhe cilësinë, thanë studiuesit. Mbajtja e maskave u miratua nga shumë vende në fillim të pandemisë, por gati dy vjet më vonë shumë prej tyre tani kanë hequr disa nga masat.
“Ne e dimë se mbajtja e një maskë për fytyrën, distanca dhe higjiena redukton rrezikun. Ne duhet t’i bëjmë të gjitha dhe nuk duhet të mbështetemi vetëm tek vaksinimi”, shkruajnë ekspertët.(The Guardian, “Si”)
Mos besoni asnje informacion qe ju serviret ne media. Maskat ato qe peroren rendome jane niveli mm (milimeter). Virusi eshte niveli nm (nanometer). Nuk do diplome fizike, qe te kuptosh qe maskat nuk kane asnje funksion mbrojtes.
Nese ka nje faktor qe ndikon te shendeti i njerezve pervec faktorit te frikes se stimualuar, qe ndikon ne renien e imunintetit, me teper ben logjike nje ndryshimi ne atmosfere, apo lende e ndryshuar, se sa nje virus fantazem i pastudiuar, i klasifikuar sipas ngjashmerise aprorio me viruse te tjere te modifikuar.
OBSH dhe FDA do te vazhdojne mashtrimin per aq kohe sa njerezit do besojne cfare u serviret nga Media dhe Qeverite.
Vaksina nuk ka asnje funksion mbrojtes, perveçse eshte eksperimentale, pra e pastudiuar si per efiçenen, apo pasojat e saj.
Kundershtoni vaksinimin ne mase dhe gjithe masat absurde qe ju parashtrohen nga sharlatanet e pseudoquajtur “shkencere” dhe aq me keq “doktoret” e politikes globale. Mos vazhdoni te jeni dele te sistemit.
Era…per masken ka diskutim, po per vaksinen mos ja “fut kot”. Jane statistikat qe flasin. Sot pjesa me e madhe e te infektuarve jane ata te pavaksinuarit. Vaksina mbron absolutisht dhe nuk ka nevoje per kete lloj propogande konspirative. Asnje nuk do te fuse antitrupa ne trupin e vet, por kur nuk ke zgjidhje tjeter dhe ke risk per jeten, duhet marre.
Nqs s’do perdorje shprehje si : statistika, Teori konspirative, shkenca etj te kesaj natyre komenti yt do ishte komplet i rendomte si vete Tema qe i publikon. Asgje s’eshte shkencor. Mos shko shume larg. Shiko artikullin e mesiperm te Bota ku thote se Pfize, se cfare ka brenda vaksine, te verteten do ta gjesh pas 55 vitesh. Pse se gjejme te verteten sot. Sigurisht disa nga ne e dine kete te vertete sot , apo me sakte kohe me pare. Ty do te duhet ta mesosh pas 55 vitesh . Pra artikulli qe permenda eshte per te qeshur apo konspirativ?
“Numbers don’t lie”, por numrat shkruhen nga njerezit, e ne mesin e njerezve ka gjithfar tipash. Sweet Dreams.