Ministria e Shëndetësisë së Kosovës konfirmoi një viktimë dhe shtatë të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit.
Rastet e reja dolën pas testimit të 1,324 mostrave. Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 26 personave, ndërkaq raste aktive janë 380. Sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, në 24 orët paraprake janë administruar 1,748 doza të vaksinës.
Që prej fillimit të fushatës së imunizimit në fund të muajit mars, në Kosovë janë vaksinuar me dy doza 754,429 persona, ndërkaq një dozë kanë marrë 848,452 qytetarë.
Në Kosovë, të drejtë për t’u vaksinuar kundër koronavirusit kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ata mund të zgjedhin ndërmjet vaksinës së kompanisë, AstraZeneca apo të Pfizer/BioNTech.