Asnjë viktimë nga Covid në Kosovë, ulet numri i të infektuarve në 24 orët e fundit

18 Nëntor 2021, 15:24Rajoni TEMA

Janë ulur rastet e infektimeve nga COVID-19 në Kosovë, ndërsa bëhet e ditur se nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan 11 raste të reja të infektuara me koronavirus ndërsa dje u raportuan 17 raste.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

18 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.760 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.601.129 doza të vaksinës.

Deri më sot 753.440 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.498 testime,11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.605.

Në total numri i rasteve aktive është 400.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje