Mjeku grek: Vala e pestë do të rrezikojë të pavaksinuarit me dozën e tretë kundër Covid

18 Nëntor 2021, 11:31Rajoni TEMA

Profesori i Hematologjisë në Greqi, Grigoris Gerotziafas është ndalur tek vala e pestë e pandemisë në vend.

“Duhet të pajtohemi me faktin se pandemia nuk do të mbarojë nesër. Pandemia do të zgjasë shumë dhe ne duhet të ndryshojmë të menduarit. Në Francë po flitet për valën e 5.

U ngrit çështja e vaksinimit të detyrueshëm për grupmoshën mbi 65-vjeç me dozën e tretë.. Vala e pestë do të jetë vala e të pavaksinuarve që nuk e kanë marrë dozën e tretë”, ka thënë ai.

Më tej është shprehur se vaksina është e sigurt për fëmijë nën 12-vjeç, ndërsa shtoi se personat e pavaksinuar arrijnë të transmetojnë virusin dhe se të paktën duhet të mbajnë maska dhe distancë.

“Problemi në Greqi është e të pavaksinuar janë “betonizuar”, vetëm përvoja do ti bëjë ata të ndryshojnë mendje”, ka thënë më tej Gerotziafas.

 

1 komente në “Mjeku grek: Vala e pestë do të rrezikojë të pavaksinuarit me dozën e tretë kundër Covid”

  1. Kalec Dega says:

    Mire qe kemi nje doktor te sakte nga Reqia. Ne fakt une kujtova se ishim ne valen e gjashte te quajtur Gama dhe Alfa …..
    =
    Ishin kukullat e Greqise qe kafshuan grepin te paret qe ndersyen Pashaportat…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje