Rritet numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

17 Nëntor 2021, 15:27Rajoni TEMA

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë si pasojë e COVID-19, ndërsa janë raportuar  17 raste të reja. 

Në total numri i rasteve aktive është 405.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

17 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.025 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.599.372 doza të vaksinës.

Deri më sot 752.365 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.544 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.589.

Në total numri i rasteve aktive është 405.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje