Përplasje të forta në Bruksel, delegacioni i Kosovës nuk ulet në tryezë me serbët

17 Nëntor 2021, 11:33Rajoni TEMA

Edhe pse delegacionet e Kosovës dhe Serbisë po qëndrojnë në Bruksel në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, një takim tre palësh nuk është arritur ende.

Arsyeja është se Beogradi dhe Prishtina kanë qëndrime të kundërta lidhur me temat që mund të diskutohen. Të dy delegacionet zhvilluan takime të ndara me të ngarkuarin e BE-së në dialogun Kosovë Serbi Miroslav Lajçak.

Ky i fundit në një postim në Twitter tha, se gjatë takimeve të ndara me Besnik Bislimin, kryenegociator i Kosovës, dhe Petar Petkovi , kryenegociator i Serbisë, ka përsëritur qëndrimin e vendeve anëtare të BE-së, se “është i nevojshëm një përparim në ecurinë e dialogut”.

Pala kosovare inisistoi se tema kryesore duhet të jetë ajo e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur gjatë luftës. Ndërsa, delegacioni serb doli me një komunkatë për medie, ku thuhet se ata kanë shkuar në Bruksel për të folur për Asociacionin dhe shtohet më tutje se “varet nga Prishtina nëse do të ketë takim tre palësh në Bruksel: BE – Kosovë – Serbi.

Zyrtarisht nga Bashkimi Evropian ishte njoftuar se delegacionet e Kosovës dhe Serbisë takohen në Bruksel për të diskutuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura në bisedimet e deritashme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.

Dhe varësisht nga përparimet në bisedimet e delegacioneve që udhëhiqen nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe shefi i zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkovic, varet nëse do të ketë edhe një takim të nivelit më të lartë politik.

6 komente në “Përplasje të forta në Bruksel, delegacioni i Kosovës nuk ulet në tryezë me serbët”

  1. Tironci says:

    Se mos u ulen me shqiptaret qe te ulen me serbet .

    1. Scutari says:

      Jo! Është vija e sjelljes ndjekur nga Sali Berisha që me thirrjen për mosfirmosjen e Rambujesë vite më parë, vijë sjelljeje që i shkon për shtat Beogradit!!

  2. Ujku Plak says:

    Do Zoti Europianet nuk lodhen dhe merziten me kete situat, se po hoqen dore Euroipianet dhe USA ??, per 1 ore e ke Udhtrin Serbe ne Prishtin.

  3. rexha 10 says:

    Opo shyqyre qe SHBA vuri dore me Shqiperine per pozicionet gjeografike qe ndodhet ,sepse Serbine do ta kishe mu ne mese teTiranes teke kelyshet e tyre si Saliu ,Flamur Noka eLulezimi me Edin . Prandaje ajo e Tabakeve nuke done qe te festohet clirimi i Tirones .

  4. Ashtu Kot says:

    Venia ne krye te delegacionit serb e ketij Petkoviq, eshte sinjal i qarte se Serbia ben demagogji me bisedimet. Qarte dhe shkoqur, ajo tregon se Serbia nuk eshte per bisedime. Ky Petkovic eshte nje ekstremist i hapur dhe flet me nje gjuhe rrugaci per shqiptaret…
    Nga ana tjeter, une dyshoj se edhe Kurti ben te njejten loje. Ai nuk eshte per bisedime, sepse ai nuk ben demagogji dhe te flasi jo ashtu sic flet, duke i hedhur benzine zjarrit te Vuciqit.
    Evropa dhe Amerika ne thelb shohin ne kete “lufte me brire”, te njejtin skenar qe i leverdise Rusise dhe serbit. Kjo eshte arsyeja qe ata ngulin kembe qe ky problem te zgjidhet nga vet serbet dhe shqiptaret, nen udheheqjen perendimore(qe jane aleate me ne), pa u dhene mundesi te tjereve te perzihen. Serbia e ka te qarte se deshtimi i bisedimeve do sjelli ne skene “kontributin” edhe te Rusise nepermjet OKB. Une nuk kuptoj se cfiton Kosova nga ky acarim. Valle Kurti nuk di te beje demagogji me serbet dhe ti nxjerri ata bytheperjashta ne qellimet e tyre? A eshte ai nje idjot apo i djallezuar, koha do tregoje. Nuk e kam degjuar deri tani qe Kurti te deklaroje se asociacioni i komunave serbe do behet ne kuader te kushtetutes dhe per te miren e Kosoves. Ai thote qe asociacioni nuk do behet, duke lene te kuptohet se ai e ka fjalen per asociacionin sic e mendon Vuciqi. Pra ai vazhdon te flasi me gjuhen e Vuciqit. Kurti duhet te flasi per asociacionin sic e mendon ai dhe hapur te thote qe Serbia te kujdeset per asociacionin e komunave shqiptare ne Serbi. ETJ…Etj…Kurti ose duhet te ndryshoje dipllomacine dhe demagogjine ne te njejten kohe, ose duhet te hapi rrugen per ata qe dine me mire. Ai duhet te beje dipllomaci per Kosoven dhe demagogji per Serbine dhe jo sic ben deri me sot qe ben demagogji me popullin tone dhe dipllomaci per Serbine. Kjo politike e tij vetem sa lehteson Vuciqin te bej fajtor Kurtin se ai nuk eshte per bisedimet….

  5. Fatosi-kosove says:

    Se pari a e din mender perfaqesuesi i kosoves ke perfaqeson kur edhe ai petkoviq po flet ne emer te kosoves, a dmth se bisllimi i albin osmankes dhe petkoviq i vuqiqit Kane shkuar ne bruksel te gjejne nje zgjidhje se si te jetojne mes vete dy komunitetet;
    Komuniteti albanci dhe serbet, kjo eshte JO vetem poshtrim i kosoves por edhe nenshtrim,pasi bisllimi nuk po bisedon me serbine por me nje qytetar te kosoves qe perfaqeson serbine dhe mu ne mes te kosoves deklaron se ketu eshte serbi, e ne anen tjeter bisllimi bashk me kurtin dhe osmanken kakorisin si gjeli maje plehut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje