Kryeministrja e Serbisë fton Kosovën t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur”

15 Nëntor 2021, 16:08Rajoni TEMA
Kryeministrja e Serbisë fton Kosovën t’i bashkohet

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, u bëri thirrje të gjitha vendeve në Ballkan, përfshirë Kosovën, që t’i bashkohen nismës “Ballkani i Hapur”. Ajo tha se ftesa për këto vende është “gjithmonë e hapur”.

Nisma e bashkëpunimit “Ballkani i Hapur”, e cila përfshin Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, parashikon lirinë e lëvizjes për kapitalin, mallrat, shërbimet dhe njerëzit midis vendeve.

“Qytetarët që jetojnë në rajon do të përfitojnë jashtëzakonisht shumë nga kjo nismë”, tha Bërnabiç më 15 nëntor, duke iu përgjigjur pyetjeve gjatë një takimi të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili po mbahet në Parlamentin serb.

Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje dhe Hercegovina kundërshtojnë pjesëmarrjen në nismën “Ballkani i Hapur”. Qeveria aktuale e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e hedh poshtë këtë iniciativë dhe u bën thirrje vendeve të rajonit që të mbeten të përkushtuara ndaj agjendës së Bashkimit Evropian.

Në Beograd më 4 nëntor, është mbajtur takimi i radhës i udhëheqësve të nismës rajonale për bashkëpunim “Ballkani i hapur”.

Në takim morën pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zëvendëskryeministri për çështje evropiane i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, si dhe afaristë nga rajoni.

Presidenti Vuçiç tha se do të formohet një këshill i zbatimit të marrëveshjeve të arritura.

Çfarë është arritur deri më tani?

Në kuadër të kësaj nisme, është vendosur lëvizja e lirë e qytetarëve me letërnjoftim ndërmjet Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, është nënshkruar marrëveshja për bashkëpunim në parandalimin dhe eliminimin e pasojave të fatkeqësive natyrore. Po ashtu, janë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim në lehtësimin e importit, eksportit dhe lëvizjes së mallrave në Ballkanin Perëndimor, si dhe një Memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për qasje të lirë në tregun e punës.

Ndërmjet Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është rënë dakord që kontrollet kufitare të hiqen nga 1 janari i vitit 2023. Po ashtu, është planifikuar që gradualisht të krijohet një treg i përbashkët për 12 milionë banorë, aq sa kanë banorë këto tri shtete së bashku – pra, të krijohet një “zonë e vetme ekonomike”.

Profesori i Shkencave Ekonomike, Muhamet Mustafa, i ka thënë Radios Evropa e Lirë (REL) se nisma “Ballkani i hapur” nuk mund të jetësohet përderisa Serbia ka qasje penguese për Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinën.

Ndërsa njohësi i ekonomisë nga Tirana, Fatos Cocoli, i tha REL-it se Kosova duhet ta përkrahë këtë iniciativë pavarësisht problemeve politike me Serbinë. /REL

4 komente në “Kryeministrja e Serbisë fton Kosovën t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur””

  1. Rita says:

    Bej njohjen e Kosoves si shtet i pamvarur pastaj shkojme dhe tek Ballkani i hapur,apo mbyllur.Kjo thirrje vec Kosoven nuk e permbledh. Njohje – Bashkpunim – B. i Hapur .Atehere po.

    1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

      Oooo Rita.
      Ballkani vertet do hapet, por Jo me u hap ti bythsh.
      Ke marre kot moj ti cucë. “Juve te bëni keshtu, dhe juve te bëni ashtu, se po nuk bete juve keshtu, ne nuk bëjmë ashtu.”
      Sa e njifni ju lezbiget njona tjetren mer jahu. Qenkeni bo bashke shoqate serbo-shqioetare me duket
      Edhe Albina Kurti aty me juve, po?
      O Rita. Pashë Zotin, se ti nuk merr vesh. Rri futi nji vizë dhe nji llape, se po te vijë puna per politike, nuk na pyt njeri, as mu as Ty.
      Dhe ja ke cut komplet kot si kau pelës, se te ulesh ne tavoline per bisedime eshte njohje automatike o ti kungulleshke. O rrumpslle e Saliut.
      Mire Edi Rama qe po na çan trapin, po nuk na lene rehat edhe Vuçidolasit e pamposhtur.

  2. 17nentori says:

    Ka shume syresh qe i ka zene miopia dhe nuk shofin dot pertej syzeve. Pranimi ne Ballkanin e Hapur, me gjithe ato letra e marrveshje qe nenshkruhen, eshte njofje e terthorte… o derezinj!
    Ai tjetri do vere firmen qe keshtu e ashtu me kete pale… dhe keta shoket qe i kane syzet pa xham, nuk e shofin qe palet e firmave te palosura neper letra … jane rruga e njohjes.
    Pasi te bjere edhe firma edhe peshtyma qe hyn ne BallkaninE Hapur, te gjitha vendet qe mbahen me zor qe mos e njofin perpara Serbise, si Greqia apo Spanja apo Rumania, thjesht do te kthehen nga Serbia e ti thone se si ti ben marrveshje per vete kurse ne rrim e presim sa te besh ti!!! Do e njofin Kosoven menjehere me pas.
    Vete shtetasit Serbe do ti kthehen qeverise se tyre dhe ta pyesin se cfare tamam nuk i njofin Kosoves derisa eshte me firme pjesetar i barabarte (ne leter) me pjesetaret e tjere te Ballkanit te Hapur ???
    Te kundershtosh BallkaninE Hapur se dashke njofjen perpara eshte si te kundershtosh Rambujene se do pavaresine me perpara !!!

  3. Rita says:

    17 nendorit e komunistit te mesiperm,aspak koicidence njemendesia juaj qe genjejne veten se opinionin jo.Nuk e dij se si shikojne njohjen [e terthorte ] ne pranimin e B.te hapur kur Vucici ne cdo takim perserit se nuk njohim Kosoven.Per shqiperine nuk mund te them se eshte zgjidhja me e keqe apo me mire pasi ne jemi shtet e me te drejta reciproke.Per kosoven eshte krejt ndryshe .Kushti i pare dhe i fundit eshte njohja nga Serbia.Dhe pastaj vijne tek vendimet aktuale.Serbet e dijne mire ,popull e qeveri qe Kosova nuk i perket me ,ka pamvarsine e fituar ,por e dijne mire se ajo njohje ka goditjen e rradhes , ate te “Gjenocidit te kryer mbi popullin kosovar” Prandaj ju komuniste , te dale boje sot, mos llomotisni me kot ,mos fusni Kosoven ne politiken qe kerkon e ben Serbija, i rrihni krahet Rames , se kjo hapje per ne mund te kete ane pozitive por distancohuni e m.q.se.nuk mund te ndihmojme ne kete ceshtje ,te heshtim .Per fyerjet nuk ulem ne nivelin tuaj qe te pergjigjem .Jeni gomere ,eshte pak ? E po jeni askush .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje