Ish-i dërguari i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka komentuar rezultatin e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Me anë të një postimi në “Twitter”, Grenell shkruan se qytetarët e Kosovës i kanë dhënë një leksion kryeministrit Kurti, pasi ky i fundit refuzoi projektet amerikane.
“Populli i Kosovës i ka dërguar një mesazh të fortë Albin Kurtit, pasi është e papranueshme të refuzosh SHBA-në, energjinë e rinovueshme të pastër (projektin e gazit) dhe Marrëveshjet e Uashingtonit të nënshkruara në Zyrën Ovale. Vjosa Osmani ia ka bërë të qartë edhe SHBA-ve, se ajo nuk është dakord me Kurtin”, ka shkruar Grenell.