Vuçiç ankohet se s’ka hapësirë në mediat e Serbisë

18 Nëntor 2021, 10:55Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç është ankuar se s’ka hapësirë në Radio Televizionin Shtetëror të Serbisë dhe se spo e ftojnë në emisione.. Këto komente ai i bëri dje në televizionin TV Happy.

Megjithatë kjo deklaratë e tij u përgënjeshtrua nga Byroja për Kërkime Sociale që monitoron programet televizive.

Sipas tyre, Vuçiçi ishte dominues në edicionet e lajmeve të gjashtë televizioneve për 12 orë në 90% të rasteve gjatë muajit tetor.

Gjatë këtij muaji, Radio Televizioni Shtetëror i Serbisë shfaqi rolin e presidentit Vuçiç pozitivisht për 40 minuta.

Sa i përket raportimit negativ për Vuçiçin, asnjë sekond i vetëm i kritikave për të s’është shfaqur në RTS sipas monitoruesve.

Drejtori i Byrosë për Kërkime Sociale që monitoron televizionet, Zoran Gavriloviq tha se Vuçiq ka më së paku rolin e presidentit në paraqitjet televizive.

“Nëse i sheh temat që ai i flet, ai s’flet për temat që i takojnë. Ai flet si kryeministër, ministër dhe këtë e bëri edhe mbrëmë në TV Happy ku paraqitet rregullisht. Monitorimi tregon se Vuçiq është aktori dominues që prezantohet në mënyrën më pozitiveprogramet e Radiot Televizionit Shtetëror të Serbisë”, ka thënë ai.

1 komente në “Vuçiç ankohet se s’ka hapësirë në mediat e Serbisë”

  1. Haka Tekizoti says:

    Ky këtë mënyrë ka gjetur si më të mirën: hiqet si viktimë për të hedhur poshtë kritikat që i bëhen si diktator dhe si pushtetar që ka kapur të gjitha institucionet. Kështu ia fut edhe Evropës, kështu edhe Edi Ramës sonë, para të cilit hiqet si adhurues i kulturës e i zgjuarsisë së tij. Përdor këtë metodë sepse e di gjë gjithë egoistët u lëpihen elozheve dhe se ushqimi shpirtëror më i shijshëm për ta janë elozhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje