Kurti: Do të bashkëpunojmë me Shqipërinë për energjinë në kuadër të Strategjisë Kombëtare

18 Nëntor 2021, 13:10Rajoni TEMA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, morën pjesë në prezantimin e grupit punues për Strategjinë Kombëtare të Energjisë 2022-2031.

“Në njëzet vitet e fundit, sektori i energjisë në vend nuk ka pasur pothuajse asnjë vendim në të mirë të qytetarëve, e që është bazuar në studime, analiza shumë-dimensionale e në të dhëna faktike. Ndërsa, gjatë qeverisjes sonë ne po hartojmë Strategjinë Kombëtare të Energjisë 2020-2031, e cila është e para strategji e energjisë, e cila do të bazohet në të dhëna dhe do të përpilohet  nga ana e ekspertëve.

Synimet tona në sektorin e energjisë dhe gatishmëria jonë janë në përputhshmëri me reformat që po miratohen e që po promovohen në nivel evropian e së fundi edhe në Konferencën e 26-të të shteteve nën Konventën e OKB-së për ndryshime klimatike, që u mbajt në Glasgoë”, theksoi kryeministri.

Kurti shtoi se Strategjia e Energjisë 2022-2031 është strategjia e parë e energjisë në Kosovë, e cila përpos që do të bazohet në të dhëna dhe do të përpilohet nga ana e ekspertëve, është duke u hartuar përmes proceseve demokratike e transparente.

“Për këtë arsye ne kemi marrë përsipër detyrën e rëndësishme të zhvillimit të një Strategjie Kombëtare të Energjisë dhe identifikimin e planeve të veprimit në mënyrë që sektori jonë i energjisë të niset për një tranzicion të drejtë energjetik – tranzicion i cili do të diversifikojë miksin e energjisë, do të ruajë sigurinë e furnizimit, do të promovojë energjinë e pastër dhe bashkëpunimin rajonal, në radhë të parë me Shqipërinë, por edhe me vendet tjera”, ka thënë ai.

1 komente në “Kurti: Do të bashkëpunojmë me Shqipërinë për energjinë në kuadër të Strategjisë Kombëtare”

  1. Angjelini says:

    Nje gje nuk e kuptoj zoti Kurti, pse duhet tu paguash energjin elektrike qytetarve serb te Kosoves? Une nuk jam taksepaguas i Kosoves por ky veprim i padrejt me irriton pamase! Leri denglat dhe mos e diskrimino popullin tend se eshte diskriminuar mjaft nen regjimin e Milloshovicit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje