Nga Denis Macshane “Eu Observer”
Ndërsa dinastitë shkojnë e vijnë, të pakta janë ato që janë të ngjashme me historikun dhe rrugëtimin e dinastisë së Papandreut, i cili ka qenë në qendër të politikës greke që para Luftës së Parë Botërore. Edhe pse ka mbetur pas në raport me politikën aktuale, George Papandreu po tregohet i gatshëm që të ndërmarrë rreziqe të guximshme, dhe t`i përgjigjet pozitivisht ofertave që i janë bërë nga politika aktuale evropiane.
Ndërsa partitë kryesore të së majtës historike evropiane, si Partia Socialiste në Francë dhe Partia Laburiste në Britaninë e Madhe janë praktikisht të rrënuara, në Evropë ka një ringjallje të partive të tjera të qendrës së majtë.
Ato zakonisht sundojnë në koalicione, në Evropën Veriore, në Spanjë dhe Portugali, dhe po pretendojnë të marrin drejtimin e qeverisë në Gjermani, edhe pse formimi i një koalicioni midis Socialdemokratëve “të kuq”, Liberalëve “portokalli” dhe Të Gjelbërve “jeshilë” po rezulton të jetë shumë i ndërlikuar.
Ministritë kryesore në Itali mbahen nga e majta. Madje,ministri më dinamik i kabinetit qeveritar në Zvicër (Këshilltari Federal, në gjuhën zvicerane) është Alain Berset, një socialist 49-vjeçar frëngjisht-folës.
Greqia ishte vendi i parë në Bashkimin Evropian, ku partia e saj e së majtës tradicionale e shekullit XX- PASOK -u refuzua masivisht nga votuesit. Politologët folën në atë kohë për “Pasokifikimin” e socialdemokracisë evropiane në shekullin XXI-të.
Edhe SPD-ja (socialdemokratët) dikur e fuqishme në Gjermani, mundi të merrte vetëm 25 për qind të votave në zgjedhjet federale të 26 shtatorit. Në fakt PASOK-u në Greqi nuk ka qenë asnjëherë një parti e vërtetë socialdemokrate evropiane.
Ajo ishte një variant i majtë i politikës klienteliste dhe fisnore familjare, që e ka drejtuar Greqinë në epokën e saj demokratike moderne. Gjyshi i George Papandreout, i quajtur edhe ai George Papandreou, ishte një lider politik i majtë, por edhe një antikomunist që donte që Greqia të bëhej një republikë evropiane,si pas vitit 1918, po ashtu edhe pas përfundimit të pushtimit nazist 25 vjet më vonë.
Ndërkaq, Winston Churchill donte rivendosjen e monarkisë, ndaj trupat britanike u përdorën për të shtypur brutalisht përpjekjet e së majtës greke për të formuar një qeveri reformiste, siç ndodhi në Britani, Francë dhe në shumicën e vendeve evropiane pas vitit 1945.
Kreu i operacioneve të inteligjencës amerikane në Athinë, bashkëpunoi me monarkistët e ekstremit të djathtë, dhe tha se Papandreou duhet të pushkatohej. Papandreouu rikthye në pushtet përmes zgjedhjeve. Por më pas u godit nga grushti ushtarak, që e vendosi Greqinë në diktaturë midis viteve 1967-1974.
Ndërkohë, djali i tij Andreas dhe nipi i tij George jetonin në Minesota të SHBA-së, ku Andreas Papandreu ishte lektor i ekonomisë. I riu George lindi në vitin 1952. Ai u rrit dhe u shkollua në Amerikë, më pas vijoi studimet në London School of Economics, dhe kaloi një periudhë të jetës në Suedi, ku familja kërkoi strehim gjatë viteve të diktaturës ushtarake në Greqi.
Shumë eksponentë të elitës politike greke dërgohen jashtë vendit për të kryer universitetet, dhe parimet politiket të të riut George Papandreu u formësuan nga intelektualë politikë përparimtarë si J.K.Galbraith në Amerikë, apo udhëheqësi social demokrat i Suedisë,
Themelimi i PASOK-ut si një parti e majtë dhe nacionaliste në vitet 1980, e ndihmoi.
Andreas Papandreou që të vinte në pushtet. Politika klienteliste funksionon mirë tek e majta. Zakonisht, klientelizmi i së majtës nënkupton lejimin e sindikatave apo qeverive rajonale dhe bashkiake që të kontrollojnë sektorët e ekonomisë, për t’i shërbyer qëllimeve të tyre dhe jo një të mirë më të gjerë publike.
Momenti katastrofik
George Papandreou u bë kreu i partisë së PASOK-ut dhe kryeministër i vendit në vitin 2009, pikërisht në një moment katastrofik të historisë së Greqisë. Ai kishte qenë edhe një Ministër i Jashtëm novator, por Angela Merkel dhe Nicolas Sarkozy kërkuan që Greqia të vendoste masa të ashpra shtrënguese për të mbrojtur investimet e bankave dhe kompanive gjermane dhe franceze në Greqi pas krizës financiare.
George Papandreou ishte një lider modernizues, duke ndërmarrë reforma shumë të nevojshme për vendin, dhe duke u përpjekur që t’i detyronte pronarët e mëdhenj të anijeve si dhe oligarkët e tjerë apo profesionistët e pasur që të paguanin një normë të vogël taksash.
Por Merkel dhe Sarkozy, si dhe Ministrat e Financave të Evropës Veriore, të fiksuar pas politikave fiskale të ngurta, e detyruan atë të largohej nga detyra në vitin 2011, duke ia dorëzuar pushtetin degës së tyre të Partisë Popullore Evropiane në Greqi, e cila iu bind urdhrave të tyre për të imponuar masat shtrënguese më të rrepta që janë imponuar ndonjëherë ndaj një demokracie evropiane që nga viti 1945.
PBB-ja e Greqisë ra me 25 për qind, pensionet u përgjysmuan, dhe gjysmë milioni grekë që ishin më të arsimuar u larguan nga Greqia, ndërsa varfëria u rrit nën masat e forta ndëshkimore dhe të pazakonta të BE-së.
Rezultati ishte zgjedhja e një qeverie të majtë të Syriza-s, me ministrin e saj populist të Financave, Yanis Varoufakis. George Papandreu vazhdoi të mbante postin e tij si president i Internacionales Socialiste, dhe ishte i afërt me ekonomistët e epokës së Bill Clinton dhe Barack Obama në SHBA, si dhe me mendimin reformist socialdemokrat që e solli të majtën në pushtet në Suedi dhe shtete të tjera të Evropës Veriore.
Vdekja në moshën 56-vjeçare e kryetares së partisë, Fofi Gennimata, ka rihapur mundësinë e një rikthimi të George Papandreu në qendër të skenës politike greke. Kryeministri aktual i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis rrjedh gjithashtu nga njëra prej dy familjeve të mëdha dinastike, klanet Mitsotakis dhe Karamanlis, që e kanë dominuar të djathtën greke, ashtu si Papandreou ka pasur ndikim tek e majta.
Sigurisht George Papandreu nuk ka perspektivën e një rishtari në politikë, por gjithsesi është përfaqësuesi më i mirë të politikanëve dhe mendimtarëve të së majtës progresiste më shumë se kushdo tjetër në Evropë. Ashtu si Joe Biden, edhe ai ka mbi gjysmë shekulli i angazhuar në politikë.
Stili i tij inovator, i respektuar dhe i kërkimit të zgjidhjeve për problemet e ndryshme, është larg demagogjisë populiste greke të shekullit XX-të, të cilën e adoptoi Syriza pak vite më parë. Nëse ai do të ri-ngrihet si një lider i traditës socialdemokrate të Greqisë, e cila po ringjallet dalëngadalë, babai dhe gjyshi i tij do të shohin nga ekuivalenti i politikës greke Mali i Olimpit, dhe do t’i urojnë fat pinjollit të fundit të familjes Papandreou.(Përktheu ABC News)
I ke tbene te gjiha zoti gazetar i Observer , vec ke haruar me kryesoren ku Papandreu ne kulmin e viteve te gurta dhe te ereta per shtetin Helen , Papandreu tha shprehjen e madhe qe u ngeli vath ne vesh grekeve …..” para ka plot “….tani se per cpara e kish fjalen , ku neper sheshe dhe qendra banimi behej radha me km per 2 kile patate dhe 2 kile qep ….kete e di vetem ai dhe nje zot ne qiell …..te thuash ne kulmin e krizes ekonomike qe kish mbuluar Shtetin Helen ” para ka me bollek eshte shum absurde , ndoshta ishte shume revolucionare , dhe ndoshta helenet ishin dhe jane te paafte te kapnin konceptin e mendimit e tij , vec kjo thenie nuk u shpreh ne kohen dhe vedin e duhur ……
Juliani-shprehja e tij “para ka plot” eshte mese e kuptueshme, pasi Papandreu ka patur parasysh parate e taksave qe individe apo kompanite greke nuk i paguanin. P.sh. nje avokat i njohur grek qe kerkonte 500 euro per nje ore konsultim, paguante po kaq para ne vit si taksa.
Greqia kurre nuk do arrinte atje ku arriti po qe se te gjithe do paguanin taksat qe duhej ti paguanin shtetit. Problemi eshte se fshehja e te ardhurave te cdo individi ne Greqi ka qene dicka e pranuar ne heshtje prej cdo qeverie greke. Provo te fshehesh te ardhurat ne vendet e tjera te perendimit dhe do shikosh se ku do perfundosh.
Julian ,Papandreu nuk u largua nga posti se deklaroi se “ka polt para” por se u zotua ti nderonte te gjitha duke filluar nga sistemi i kooruptuar e deri tek goditja e oligarkeve qe digjin rethinat e Athines per te ngritur vila duhet filluar qe nga Polic me grada e deri tek ,avokate,ministria etj!Dhe nderkohe qe populli Grek priste ndryshime rrenjesore ky bente gjimnastike me biçiklete deri sa nje dite dhe u rrezua duke u bere pjese humori ne çdo skene!Problemi kryesor i Jorgo Papanreut ishte sepse “Titio ” i Greqise ish kryeministri Kosta Simitis morri gjithe parate e Europes per te bere lojnat olimpike duke e futur Greqine dhjete pashe nendhe me teorine e marshallit Tito qe te haje kush te haje e brezat qe vijne le ti paguajne harraçet e parave qe derdheshin me thase ne duart e atyre qe pergatisnin Greqine per lojrat Olimpike.Gjithkush e di mire se ku e beri dasmen ministri i Mbrojtes se aso kohe Agi Xohaxopulos ,ku as sheiket nuk guxonin nje dasem perallore si ai.Ndaj Papandreu ishte njeri i edukuar me kaakter por i paafte per politike e per te drejuar nje shtet si Greqia!Shancet per tu rikthyer perseri jane sa mund te rikthehet Saliu ne pushtet.Me e mundeshme eshte se mund te dale ndonje nga trungu i kesaj familje me emer te madh ku tri shquhen per te bere rotacionin e radhes familja Miçotakis,Papandreu dhe Karamanlis!Sot Greqine e drejton nje nga pinjollet e fam.Kiriakos Miçotakis ,vellai i Dora Bakojanit ,nje dhelper me gezof deleje,ku shquhet proAmerikanizmi familjar i tyre sikunderse edhe fam.Papandreu
Dheia e nje posti ne drejtimin e te Majtes Europiane te Jorgo Papandreut do te fuse edhe me thelle ne krize kete force duke e shuar fare fale mefshtesise se tij per te drejtuar ,ku kurr nuk u be dot nje lider ne Greqi e jo me ne pallatet burokratike te Brukselit a gjetke.,ku me siguri duet te jete propozuar nga e djathta Europiae per te drejtuar edhe 100 vitet e tjera kete kontinent.
Ashtu?!
Ky rekordin e ka thyer ,cfare kerkon me ? Gjyshi ,i jati dhe vete kryeministra te Greqise ne periudhat 1965 – 2014 .Rikthimi i tij 50% ose fifti / fifti se dhe kundershtare serjoze nuk ka.Te shohim ne se do te riktheje emrin PASOK ne parti.Ai ne fakt pagoi ose me sakte mori shperblimin e gabimeve te babit te tij.Plurarizmi i ri ne Greqi u shpall ne pranveren e vitit 1973.Pas dy mandateve te krahut te djathte ND.vjen ne pushtet i jati i Jorgos se sotem ,Andrea.Dhe me reformat, ligjet,e reja ai arriti nje sistem parajse per te gjithe punonjesit e administrates shteterore.Nuk e dij ne se nje shtet i dyte ne europe arriti dhe i zbatoi ato ligje teper te avancuar.Ndoshta gaboj e ligjin per pensionet e kishte nominuar partia e meparshme.Qe me 20 VJET punesim ne shtet dilje ne pension te plote.Pra nje 40 – 45 vjecar /e ishte ne pension te plote.Dhe sa do thoni ju .Ne baze te dipllomes e zanatit ishte 2000- 2200 Euro.Kete pension nje punetor ne europe ,Itali,Gjermani,France nuk e merr per 40 vjet pune.Kur bankat zbrazeshin perdite Europa kerkoi kontroll te rrepte e u zbuluan dhe shume ligje te tjera si te banoreve te fshatit u jepej pension pa depozitu asnje leke per vite me rradhe.Prandaj periudha e Andreas ,te jatit do te mbahet mend si kohe parajse per greket.Dhe pse ai e mbylli jeten me nje peripeci te jetes private ,martesa e dyte me nje stjuardese teper e re ,vila qe ajo ndertoi pasi u martuan perseri greket e kujtojne me mall ate epoke.Te shohim Jorgaqin cdo te beje.Ka Ameriken pas, do te zgjidhet kryetar.Te shohim.Emra te vjetra ,politike e vjeter.
Mos na qelb shume rita me llogjet e tua.
Nje turrli llumi dhe injorance e ngjizur me llucen mesjetare bizantine qe do jetoje per aq kohe sa Perendimi arrin te mbaje breket. Diten kur Perendimit ti bien breket, ashtu si Perandorise Osmane dikur, shperberja do te nise po nga ky bark i squllur qe sajuan dhe e quajten Greqi.
Por nuk e quajten Bizant. Sepse Bizanti nuk ju hynte ne pune, por germuan Greqine e vdekur, sepse ju duhej demokracia e Greqise se lashte, si dogma e re kolonizuese e botes, pas kalerimit dhe ngordhjes se krishterimit.
Babai I ketij Jeffrey se keshtu quhet,eshte ai qe bente Fshesat e famshme ne vitet 90 me nje minister te brendshem fashist, papathemeli quhej,kur e pyeten njehere Fransua Mitterrand ne nje vizite ne Greqi se a duhet nje parti e djathte ekstreme ne Greqi, ai u pergjigje se ne Greqi te gjitha partite jane te djathta ekstreme. Ky Jorgo loqja nuk fiton gje se greket e dine qe eshte spiun hebre dhe nip amerikan. Mik I Rames dhe ky si Vuqiu I serbise.. Ne Greqi demokraci ne letra ka plot ne praktike eshte nje shtet feudal Taliban qe qeveriset nga kisha.