Nga Mira Kazhani
Nuk kam pasur kurrë një qëndrim të plotë për dënimin me vdekje dhe nuk është ky sot shënimi im. Është një shënim për jetën dhe pasigurinë. Për sistemin që nuk funksionon dhe që në fakt jemi të gjithë të dënuar të jetojmë mbështetur në mendjelehtësinë e sistemit dhe tonën.
Ky është një shënim për monstrat si ai i Fierit, që kanë një monstër aleat: pakujdesinë totale, papërgjegjshmërinë që nis që kur nuk dënonen ose edhe kur e kryejnë dënimin dhe lirohen siç në 2012- ën Klodian Çalamani, i cili duhet të ishte ndjekur si rast.
Kush e ndoqi? Asnjë!!! Pse u lejua të jetojë në një zonë të banuar, në një lagje normale? Këtu bie në sy shteti, në ditët që një i çmendur bën një krim llahtar dhe nxjerr në pah gjithë dobësinë, amatorinë, korrupsionin dhe cektësinë me të cilën trajtojmë jetën tonë e të tjetrit.
I gjithë sistemi është një çalaman, jo Klodian sigurisht. Por çalon. Nëse në fshat ka ende socializim e njohje mes fqinjëve dhe një lloj sistemi që buron nga socializimi, në qytet, e sidomos kryeqytet, kjo po zhduket dalëngadalë.
Komshinjtë jo vetëm që sa vjen e njihen më pak por edhe kur denoncojnë, e bëjnë jo kur dëgjojnë dhunë por kur bëhen punime në banjon e komshiut, kjo më shumë për t’i prishur punë atij që rinovon shtëpinë. Jemi larg një shoqërie të sistemuar dhe të kontrolluar. Asnjë hallkë nuk punon dhe vetëm kur ndodh gjëma zgjohemi dhe shohim si përsëritet historia.
Një opinion i tërë publik i shokuar dhe një familje e dërrmuar nga humbja e fëmijës, siç nuk e sheh askush, as në ëndrrën më të keqe. Sot më shumë sesa për dënimin me vdekje, ne duhet të flasim për sigurinë e jetës tonë, që rrugës për në punë mos të kalojë një i çmendur të të fusë thikën, se ashtu ka parë një film mbrëmë. A ndodh? Ndodh kudo dhe mos e paçim fat!
Por kur ndodh për të dytën herë, më shumë sesa dënim me vdekje duhet të kërkojmë përgjegjësit. Sot lufta është me ndëshkueshmërinë dhe sistemin që ndjek rastet me precedent. A kemi pyetur se çfarë u bë me historinë e vogëlushes që shkoi për vdekje në spital nga babai i dhunshëm?
Para një muaji ishte po aq e rëndë kjo ngjarje e të tjera e te tjera, që dalin në skenë jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën, edhe në atë të zhvilluar njerëzit e sëmurë janë më të paparashikueshmit. Ndonjëherë edhe ndëshkimi tek ata çalon, edhe ndjekja e rasteve, por gjithsesi sistemi i ka dy a tre shtylla që mbahet.
Ngjarja tragjike e Fierit nuk të lë shumë të mendosh, veçse t’i urosh më të keqen një monstre: vdekjen! Është mallkim që vjen nga pështirosja, nga lemeria e lajmit dhe thjesht nga mendimi që kjo mund t’i ndodhë një fëmije, jo në Afrikë po në Fier, mund t’u ndodhë edhe të afërmve, të kalon si ujë i ftohtë në palcë.
Por në fund nuk i tremb dënimi me vdekje të sëmurët e aq më pak nuk parandalojmë fëmijë të tjerë që dhunohen e vriten. Të sëmurët mendorë duhen mbyllur në spitale psikiatrike.
Dikush tha në një koment: të qe për ne, duhet për çdo derë një spital psikiatrik! E vërtetë është që s’mund të izolohen të gjithë në spitale, por gjurmimi dhe ndëshkimi janë një mjet që ka nevojë për një dorë të fortë.
Dyfish nëse ata kanë një precedent penal. S’mund të lihen vetëm në shtëpi e të dalin në rrugë, as të shëtisin në lagje.
Një vrasës me precedent nuk është fatkeqësi por përgjegjësi.
Po përsa kohë ne jetojmë në Big Brother, pothuaj shumica, politika, media, media sociale të gjithë, nuk flasim për problemet, por iu ikim atyre dhe pastaj kur vdes një fëmijë kujtohemi që jemi qytetarë. Edhe pse pas pak ditësh do harrojmë sërish, fatkeqësisht!
Sa erdhën JU , mori fund edukata, qytetërimi dhe respekti.
Drejt ngrihet si problem, por qe ne fakt,pergjegjsia eshte edhe e jona si shoqeri, per indiferentizmin, ndaj njerzeve pervese e me probleme te theksuara ndergjegjeje, si rasti ne fjale.
Shkrim me problemet tona te perditshme. Bukur. Te gjithe kete gjendje, qe nje popull i tere flet me vete, e beri politika. Kjo politike qe eshte shkak i gjendjes, nuk merr masa. Çudi per t’u çuditur.
Me e sakte eshte jo politika por sistemi kapitalist me te mirat dhe shume te keqijave per ata qe nuk kane.
Ky sistem mbeshtetet tek paraja dhe fati.
A mund te thuhet se ky qe fati i djaloshit?
A mund te thuhet per mijera qe vdesin nga uria ne bote se ky qe fati?
Une them se keto jane pjese e ketij sistemi kapitalist.
Sa me i pasur vendi me pak te keqia prodhon sistemi?
Gazetarja lemeriset me te drejte sepse duke bere krahasimin me kohen e Enverit qe ka jetuar me fenomenet e sotme te kapitalit lemerisesh.
Te rinjte qe nuk kane jetuar kohen e pare nuk jane shume te shqetesuar sepse po mesohen.
Nuk e kam marre vesh asnje here, ju qe lavderoni kohen e Enver Hoxhes si koha e qetsise, e shtetit, e mungeses se krimit etj. E keni me verte, apo tallni menderne me ata qe nuk e kane jetuar ate kohe?
E para, kishte qetesi!!!! Sigurisht ne burg ka qetesi, kush thote noi llaf me shume ha dru. Nuk ishte shtet, ishte burg dhe Enver Satrapi ishte drejtori i padiskutueshem i burgut.
E dyta, s’kishte krim!!!!!!! Po burgjet e burgut me cfare mbusheshin? Jo se nuk kishte krim, po s’kishte gazete qe nxirrte noi rresht kur masakroheshin njerezia me sopata e lopata, tamam sepse kjo do te ishte”propaganda e armikut”.
E treta, s’kishte varferi!!!!!!! Varferi kishte aq shume, vetem se ishim njesoj te varfer te gjithe, pra me mire me thene, ne ate kohe s’kisht kush pasuri pervec bllokmeneve. Tashti nqs ti mendon me mire te jene te gjithe te varfer, se ca te pasur, ca normale, e ca te arfer, ne rregull me mire te gjithe te varfer…
Fataliteti yne qe jetojme ne nje vend ku pas me te voglit incident te kesaj kategorie kerkojme denimin “kapital”
Normalisht per te tille mostra me e madhia meshire eshte te jesh i pa meshirshem.Keto mostra qe kryejne keto veprime nuk jane te fshehur por rrojne midis nesh.A ka ndonje qe te perplaset e ti thote ndal?Jam i bindur qe asnje.Indiferentizmi yne eshte streha e tyre.Ne ua kemi lehtesuar rrugen atyre.
Ndihmoni familjen e te ndjerit me PSIKOLOGE dhe ndihme ekonomike etj… pasi flisni shume dhe realiteti eshte qe prinderit rrine rrugeve per nje Drejtesi qe s’arrijne ta kuptojne pse ia moren jeten femijes se pafajshem edhe nje here Istitucionet e Shtetit nga Kryeqyteti te mbajne afer prinderit e viktimes pasi ana psikologjike ka te beje shume ne te tilla fatekeqsie.
Ti qytetari objektiv ne cfare besoj do jesh pjelle e lindur pas demokracise
Ne kohen qe ti e quan te satrapit kishte qetesi dhe njerezit nuk ishin ne burg
Femijet e asai kohe vertet nuk kushin te hanin sic hane sot por ishin ne te lumtur me te mesuar dhe te qete
Femija vinte vet nga shkolla dhe ne qafe mbante celesin e shtepise mbaronte mesimet dhe luante tek oborri i pallatit
Cdo njeri e njihte tjetrin dhe nuk guxonte kush te prekte femijet se manjakeve ja perdridhnin koqet qe mos ti punonin as per shurre me
Grate dhe vajzat punonin me turne ktheheshin dhe shkonin ne pune ne ore 10 te darkes dhe nuk i hidhte kush nje fjale jo me ti perdhunonin rruges
Udhetonim me trenat e fundit vone ne darke e ste prekte kush dhe e di pse i nderuar qytetar objektiv se kush gabonte e paguante
Ti qytetar objektiv duhet te hedh nga kontigjente i te burgosurve politik dhe ketu prape sta jap te drejte sepse sic shkel sot ligjin nje shperndares droge ashtu jeni shkelur dhe ju ligjin e agjitacion e propogandes
Kemi jetuar ne sistemin e diktatures se proletariatit dhe jo te demokracise
C
Tasht ti Qytetaria daj mendjen une o jam lindur mbas demokracise, o jam ish i burgosur politik, te dyja nuk mund te jem, po kjo tregon konsistencen e logjikes tende pak si te shtremet. Megjithate une po te ndihmoj pak, une kam lindur ne fillim te viteve ’50 ne nje familje as te persekutuar, as te lidhur me PPSH ne nivele te larta. Kam kryer jetese normale per ate kohe, jam rritur e kam studiuar ne ate kohe dhe ti, kushdo qofsh nuk mund te me thuash qe nuk e njoh ate kohe, prandaj po ta perseris:
Qetesia ne ate kohe vinte thjesht nga frika e ndeshkimit qe mer njeriu ne nje burg ku rregullat qe ka vene drejtori i burgut (jo ligjet, po ate qe i do qejfi drejtorit te burgut dmth Enver Bastar Sumes) nuk guxon t’i shkele njeri. Keto perrallat me turne te treta, e me femije qe nuk guzonte t’i ngiste njeri tregoja noi tjetri. Atehere cfaredo qe te ndodhte, eshte e vertete qe krimineli shkonte ne burg (po te kapesh sigurisht, por kjo ndodh edhe sot) po eshte po aq e vertete qe asnje medie nuk jepte lajme te kronikes se zeze sepse qe e NDALUAR, ndryshe me ke u mbushen burgjet e Enverit? Ishin te gjithe te burgosur politike? Jo, se sot po na thone qe ata qe pretendojne se kishin qene te burgosur politike, na paskeshin qene te burgosur ordinere, dmth kriminele, prandaj ti o Drejtesia – Qytetaria, shto edhe pseudonimin Rrenacakeria kur te me japesh pergjigjen tjeter.