Propozoi hedhjen në det të shqiptarëve dhe mbytjen e tyre, ish-kreut të Parlamentit italian i sekuestrohen miliona euro dhe Ferrari

19 Nëntor 2021, 09:11Politika TEMA
Propozoi hedhjen në det të shqiptarëve dhe mbytjen e tyre,

Në vitin 1997, Irene Pivetti, ish-kreu i Parlamentit italian, skandalizoi opinionin publik me deklaratat e saj mbi emigrantët shqiptarë. “Klandestinët shqiptarë duhet të hidhen sërish në det. Dhe po iu përgjigjën forcave të rendit, anijet e tyre duhet të fundosen”.

Një fjali për të cilën ish-politikania e votuar nga Lega Nord në krye të Parlamentit ka deklaruar se është penduar, por që e ka ndjekur si damkë për gjithë historinë saj politike, të mbyllur praktikisht në 2001, kur nuk u rizgjodh si deputete.

Nga ai moment, karriera e saj ka kaluar faza të ndryshme dhe të paparashikueshme, nga moderatore në televizion, tek sipërmarrja, ku ndër të tjerat ishte nga të parët që në Itali u mor me importin e maskave anti-covid nga Kina, ku nuk munguan pezullimet për parregullsi të ndryshme sipas autoriteteve doganore.

Por sot agjentët e Guardia di Finanza italiane janë paraqitur sërish përballë saj duke i sekuestruar asaj dhe bashkëpunëtorit të saj, ish-pilotit Leonardo Isolani, duke i sekuestruar rreth 4 milionë euro dhe tre makina luksi të tipit Ferrari.

Sipas autoriteteve, dy personat kishin gënjyer shtetin duke mos paguar taksa nga shitja e disa mjeteve luksoze në vende të ndryshme, nga Hong Kong në Britaninë e Madhe, Poloni dhe Spanjë, që kalonin pronësi falë disa shoqërive anonime fiktive, të krijuara nga Pivetti.

Autoritetet akuzojnë Pivetti-n dhe bashkëpunëtorët e saj, 5 persona që ende janë në kërkim për pastrim parash dhe shmangie taksash.

6 komente në “Propozoi hedhjen në det të shqiptarëve dhe mbytjen e tyre, ish-kreut të Parlamentit italian i sekuestrohen miliona euro dhe Ferrari”

  1. Albani says:

    Kjo eshte Lega Nord e fameshme e Salvinit….Turp. Turp, Turp per Salvinin.

    1. Laberia ime says:

      Shqiptaret ne det i hodhi Prodi , jo Salvini..

      1. Franci says:

        Cfare thua o bajge ?? Prodi dhe D’Alema jane miqte me te medhenj te shqiptarev , Prodi thote ky gjymtyri , Pse ceshte atje ?? Shqiperia ?? Qe per cdo nderim te kryeministrit nderohet gjithe administarata ?? Nese administrata Italiane , policia , karabinieret jane racista dhe nuk i duan shqiptaret cdo me thene kjo ?? E ka fajin Prodi ?? Pastaj e di ti se ku besonte politikisht kapiteni i anijes italiane ?? Incidente ndodhen dhe me vone , cdo me thene kjo ?? E kish fajin Massimo D’Alema ?? Ik o rot kari , injorant , shife se cligje kaluan ne parlament Prodi dhe D;Alema per emigrantet dhe shqiptaret qe nga ato ligje u favorizun direkt , dhe cligje kaloj Salvini pastaj shkruaj ….dallkauk

  2. Njeres pa (qe sduan)pune says:

    Drejtesia (edhe e zotit) , vonon por nuk harron……funderrine femer

  3. Nje mergimtar says:

    Fatkeqesi ,qe edhe ne shtete te civilizuara si Italia, ka ne udheheqie mostra te tilla.Mbi te dhe kapitenin e anies famekeqe “Sibila” mos paste dite te bardhe.

  4. M says:

    Shqiptaret cdo gje e kane bere nga e keqja por kjo shkarpa qe vec pasurise mbante mbi vehte dhe nderin e kryeparlamentares se Italise, nje vend i dalluar dhe qe i jemi mirenjohes per ndihmen qe i ka dhene shqiptareve. Turp,Piveti shkarpe, si ka surratin eshte dhe si njeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje