Shfrytëzonin seksualisht 13-vjeçaren në Sarandë, lihet në burg polici dhe tutori i vajzës

21 Nëntor 2021, 15:38Kronika TEMA

Gjykata e Sarandës ka lënë në burg kryekomisarin e Policisë, Petraq Rakon dhe bashkëpunëtorin e tij, Stefan Koloin pasi kanë shfrytëzuar për prostitucion një 13-vjeçare.

Për të dy është vendosur “Arrest në burg” deri në përfundim të hetimeve. Ata akuzohen për “shfrytëzim prostitucioni”, “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “prostitucion” dhe “mbajtje e lokaleve për prostitucion”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Sarandë, ku Stefan Koloi 62-vjeç kishte përshtatur lokalin e tij si si vend për shfrytëzim prostitucioni. Ndërkohë, kryeinspektori 60 vjeç ishte klient i 13-vjeçares.

Arrestimi i tyre u bë nga SHÇBA pas një hetimi një mujor, pas një denocimi që kishte mbërritur në Policinë e Sarandës.

Petraq Rako, oficer i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë,  rezulton i arrestuar në 2007 për “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” por është shpallur i pafajshëm.

1 komente në “Shfrytëzonin seksualisht 13-vjeçaren në Sarandë, lihet në burg polici dhe tutori i vajzës”

  1. Jorgo nga Burreli says:

    Çdo na thote pas kesaj Hoxh Armandi, qe Petraqi eshte mysliman gjaxsor? Dhe si gjithmone Gezuar Ramazonin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje