Pacientët post Covid “mbushin” Sanatoriumin

22 Nëntor 2021, 13:10Sociale TEMA

Në spitalin “Shefqet Ndroqi” janë duke marrë shërbim rreth 25 pacientë që kanë simptoma të zgjatura të Covid-it, ose që quhen ndryshe post Covid. Sipas mjekes pneumologe, njëkohësisht edhe drejtuese e këtij spitali, Silvana Bala, numri më i madh i pacientëve post Covid në Sanatorium janë në moshën mbi 50 vjeç dhe me sëmundje bashkëshoqëruese.

Pneumologia thotë vaksinimi redukton mundësinë për të shfaqur simptoma më të zgjatura të Covid-it. Veç pacientëve post Covid, sipas Balës ka edhe persona që shfaqin problematika të sëmundjes që zgjatin me muaj.

Ndërsa sa i përket vdekshmërisë te pacientët post Covid mjekja pneumologe sqarojë s’e nuk ka studime të sakta, por numri është shumë i vogël se i atyre që vdesin nga Covid.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje