Bashkia e Tiranës rikthen pas 2 vitesh Natën e Bardhë! Veliaj: Tradita vazhdon, ja aktivitetet e 29 Nëntorit

20 Nëntor 2021, 22:00Sociale TEMA

Bashkia e Tiranës rikthen traditën e Natës së Bardhë. Pas dy vitesh të vështira për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit 2019 dhe pandemisë që mbylli botën mbarë gjatë vitit 2020, kryeqyteti shqiptar rikthen një prej mbrëmjeve më magjike në këtë prag festash kombëtare.

Bashkia e Tiranës rikthen traditën e Natës së Bardhë. Pas dy vitesh të vështira për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit 2019 dhe pandemisë që mbylli botën mbarë gjatë vitit 2020, kryeqyteti shqiptar rikthen një prej mbrëmjeve më magjike në këtë prag festash kombëtare.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili zbulon se këtë vit festa e 29 Nëntorit do të ketë 6 lokacione, duke i rikthyer kryeqytetit gjallërinë e natës së munguar përgjatë dy viteve.

“Tradita vazhdon… Më 29 Nëntor, Nata e Bardhë: 6 lokacione, 6 aktivitete,” shkruan mes të tjerash Veliaj.

Sheshi Skënderbej, Rruga Pjetër Bogdani në zonën e ish-Bllokut, rruga “Mustafa Matohiti”, Reja, Sheshi Italia dhe ish-Parku Rinia janë zonat ku janë planifikuar aktivitetet dhe koncertet festive, ku nuk do të mungojnë surprizat dhe organizimet për fëmijët këtë vit në Tiranën e Bardhë.

2 komente në “Bashkia e Tiranës rikthen pas 2 vitesh Natën e Bardhë! Veliaj: Tradita vazhdon, ja aktivitetet e 29 Nëntorit”

  1. Buda says:

    29 Nentori eshte nje dite historike dhe jo artistike. Lufta ne Ballkan mund te shpertheje papritur dhe shqiptaret do t’i gjeje ne aheng.
    Me 29 Nentor duhet te parakalojne veteranet partizane te Luftes Nacionaclirimtare dhe veteranet ish-ushtarake te Mbrojtjes se Atdheut.
    Aktivitetet nuk ka pse t’i organizoje Bashkia e Qejfit, por Ministria e Mbrojtjes, sic ndodh ne “Diten e Veteraneve” cdo vit ne SHBA.

  2. Patronazhisti says:

    O zoti ” Buda”!
    Ne mes te Ministrisë se Mbrojtjes dhe Bashkise se Tiranes, ka qëndruar me vite hija e zymte, e kobshme me emrin e llahtarshëm, Sali Ram Berisha.
    U desh dëshira e ZOTIT, qe ora e mbaresise te vinte me vendosjen ne krye te bashkisë se Tiranes te GJIGANDIT EDI RAMA, dhe punet morën rrjedhen e mbaresise, e qytetërimit, e Europes, pavarësisht Hajredin Fratarit, qe ishte mësuar te kulloste pa shkop neper Tirane, dhe me bekimin e kobziut Sali Ram Berisha, ta akuzonte GJIGANDIN per gjoja 20 %, takse te cilen inxhinieri i “persekutuar” i E Hoxhes, ne kohen e figurinave prej dylli te kryetareve “demokrate” te bashkise Tirane, kete takse ja paguanin Zenit dhe jo arkes se shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje