Paralajmëron Fico: Nëse do të ketë rritje të numrit të infektuarve do të ashpërsojmë masat! Ndaloni grumbullimet

19 Nëntor 2021, 14:28Sociale TEMA

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico deklaroi se mosrespektimi i masave do të na çojë në përkeqësimin e situatës.

Fico shtoi se nëse institucionet përgjegjëse, organizatorët e aktiviteteve dhe qytetarët do të vijojnë me injorimin e masave anti-Covid, nuk përjashtohet mundësia e ashpërsimit të kufizimeve.

“Duket sikur ka një relaksim që nuk i shkon përshtat askujt për këtë situatë që jemi. Institucionet shtetërore, operatorët ekonomikë, në auditorë e kudo duhet të ndërmerren masa sepse jemi në kohë për të mos shkuar në një dishezë që askush nuk e do.

Nëse vazhdojmë me rritje të numrave, të jemi të sigurt që nuk do të hezitojmë të marrim masa për të minimizuar dhe për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit”, tha Fico në “A2 CNN”.

Tirana, Vlora dhe Gjirokastra kanë numrin me të lartë të infektimeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje