Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Fëmijëve Bora Muzhaqi ka reaguar pas shmangies së pyetjeve nga gazetarët në lidhje me ngjarjen tragjike të Fierit.
Ajo thotë se detyra e saj janë angazhimi me programet jashtëshkollore të nxënësve e studentëve, si dhe programet e aktiviteteve për fëmijët në komunitet dhe nuk mund të japë opinion për fusha të tjera specifike.
“Ndjesë nëse kam lënë shteg për keqkuptimin e kujtdoqoftë që ka pritur një përgjigje tjetër nga unë, përballë disa mediave të cilat mu gjendën përballë duke shkuar për një tjetër takim pune. Jam thellësisht e prekur si të gjithë nga tragjedia e Fierit dhe besoj se gjithçka mund të bëhet më tutje për adresimin e çështjeve të pyetjes, do të bëhet, ashtu si duhet, nga institucionet. Detyra ime funksionale është angazhimi me programet jashtëshkollore të nxënësve e studentëve, si dhe programet e aktiviteteve për fëmijët në komunitet. Prandaj dhe nuk mu duk e udhës të jap një opinion personal mbi fusha të tjera specifike për të cilat mu drejtua pyetja. Ndërsa për sa i takon sarkazmës politike apo mediatike me tragjedinë, nuk kam asnjë koment. E kam neveritur gjithnjë lojën publike me dhimbjen e shkaktuar prej tragjedive. Por sot e provova shijen e saj drejtpërdrejt. Vdekja e dhunshme e një fëmije nuk mund të jetë kurrë arsye për të luajtur me njeri-tjetrin. Ndjesë edhe njëherë atyre që kanë keqkuptuar përgjigjen time”, shkruan Muzhaqi.
se mos je e para , sa kan kaluar para teje pa e vrare trurin fare per popullin, ti je nder viktimat e fundit te edi rames
Edhe ty të neverisin gjithë shqiptatët,
kur as sekretare nuk do e meritoje të ishe…!!
Nuk ke pse kerkon ndjese.. ne shqiperi llumi na ka mbytur me gazetare histeriker qe thjesht paguhen per te vendos gjoba, bere prita dhe provokuar me budallekun e tyre. Te shkojne te marrin ne interviste ministrin e bredshem Cucin qe eshte zhduk si skuth nuk ndihet. Pergjegjesia per sigurine ne rruget dhe lagjet e ka policia. Femine nuk e vrau politika e gabuar e ministrise por nje kriminel.
turp i botes ????????????
Znj. minstre! Ju duhet të kini parasysh që nga gazetarët shqiptarë, të përgatitur nga Artan Fuga, Mark Marku & Co. nuk mund të presësh më shumë.
Ata, këto raste presin, që të tregojnë sa “të zotë” dhe “të ndjeshem” janë, ndaj shqetësimeve të popullit, e për këtë arsye, mendojnë se çdo zyrtar i shtetit duhet t’u përgjigjet pyetje të tyre, aq më shumë kur detyra juaj është të merreni edhe me programet për fëmijët.
Edhe drejtuesit e tyre nuk kuptojnë më shumë, ndaj nuk ngurojnë të quajnë lajm, përgjigjen tuaj shumë korrekte. Për shumicën e shikuesve dhe pjesmarresit e foltores përgjigja juaj ishte kriminale.
Nuk eshte keshtu zonja ministre. Je ne ate detyre si perfaqesuese e popullit I cili ka votuar PS qe ta drejtoje per 4 vjet dhe je e detyruar te japesh nje pergjigje qofte edhe ne aspektin njerezor. Por nuk eshte faji jot por eshte faji I Edi Rames qe zgjedh trularaska per ti bere ministre qe vijne nga hici dhe nuk dine te lidhin 2 fjale. Qe te arrish te behesh ministre ne perendim duhet ta kesh filluar karieren politike qe ne bankat e shkolles duke qene lider me rinine e pastaj pak nga pak ngjit shkallet e politikes ose profesionalizmit. Duhet te jesh me e afte se koleget qe te ecesh perpara por te ne nga hic nje dite gdhihesh minister. Megjithate ke nje ngushellim, kur u be dhe Mul Noka minister nje gomar I lindur pse mos behesh edhe ti !!!! Ne shqiperi jetojme dhe asgje nuk perben cudi. E di qe Muli mund te ofendohet se do thote si me krahason mua ti me kete kur une kam qene nenkryetar I forumit rinor te PD , sekretar organizativ,minister etj etj dhe per kete I kerkoj falje.
Nuk të ka vënë njeri me zor në atë post. Ke faj dhe të madh shumë, që pranove një post të cilin nuk je e aftë ta përmbushësh. Do mbahesh mënd vetëm për ato xheste dhe fjalë të pështira që the, por ti këtë e di tashmë.