Gazeta prestigjoze britanike “The Times” dhe media “Daily Mail” publikoi një shkrim ku aludonte për kthimin e Shqipërisë në një kamp refugjatësh.
Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka e cila e cilësoi si një lajm të rremë dhe u shpreh e revoltuar për ngatërrimin e bërë nga gazeta, ku shkruhet sikur në postin e ministrit të qëndronte një burrë.
Ministrja Për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka:
I njëjti lajm i rremë i vjetër këtë herë në faqen e parë të një gazete të respektuar si The Times!
Dhe meqë ra fjala unë nuk jam një “ai” por një “ajo” që gjithmonë e ka admiruar cilësinë e mediave britanike. E trishtuar.
Admirimi i fashisteve te Daily Mail dhe Times ekziston vetem ne kokat tuaja naive. Sot ka nje krize politike per rrefugjatet dhe nje krize ende me te madhe ndaj skandaleve te Boris Johnson. Thjesht tentojne te terheqin vememdjen nga skandalet e tyre dike shpifur per Shqiperise ashtu sic bejne me “mafien shqiptare”.
Jo te gjitha gazetat gabojne, per Oltin e kishin fjalen.
=
Lol
Ironia qendron ne faktin se Shqiptaret po brakstisin dhe boshatisin Shqiperine Socilaiste per t’ja len venin Arabeve byrazere.
Kalec-Po perse zotrote nuk kthehesh ne Shqiperi, por vazhdon te derdellisesh prej andej nga ke shkuar?
Nuk jane vetem shqiptaret qe largohen nga varferia prej vendit te tyre, por jane shumica e popujve ballkanike. Problemi emigracionit eshte i cdo shteti te Europes lindore, ku ata qe kane mundesine te largohen per ne vendet ku ka me shume nevoje per punonjes e perdorin cdo mundesi qe u del perpara. Eshte kollaj tu mesosh te tjereve se cfare duhet te bejne, por provo vete njehere te besh ate qe u keshillon te tjereve dhe pastaj ke te drejte te flasesh.
Problemi eshte se mediat sot, perdoren per interesat politike te nje kaste te caktuar dhe prandaj botojne artikuj te tille pa vlere dhe aspak te verteta.
Dakordesohem me trishtimin e ministres . Por mbase ne syte e anglezeve dukesh si mashkull.