Në fjalën e mbajtur sot kryeministri Edi Rama foli mbi mjekët dhe infermierët e larguar nga Shqipëria, duke u shprehur se “bluzat e bardha” po kthehen në vendin tonë edhe për arsyen sepse gjejnë kushte të tjera në spitale dhe klinika.
Ai preku edhe çështjen e ryshfetit duke u shprehur se “Tirja” ishte pjesë e një kategorie që i gjen në spitale, por theksoi se nuk janë të gjithë njësoj dhe ka një përmirësim të shërbimeve, duke veçuar këtu Urgjencën Kombëtare.
“Kush është paradoksi këtu? Që në ndërkohë që në ndërkohë çështja e mjekëve dhe infermierëve, trajtohet si çështje e humbur, sikur këtu nuk ka mjekë dhe infermierë, sikur është një shoqatë kasapësh dhe berberësh që bëjnë sikur japin shërbim shëndetësor.
E vërteta është që ne deri më sot nuk e kemi këtë problem. Pra nuk e kemi problemin e vendeve të zbrazura që nuk ka kush ti mbulojë, as sa i përket mjekëve dhe infermierëve. Për të mos thënë që kemi mjek të rinj dhe infermier të rinj që konkurrojnë për të mbuluar pozicione që hapen dhe jo të gjithë mund të hyjnë në sistem.
Kemi një numër të konsiderueshëm mjekësh dhe infermierësh që janë në listë pritje. Kriza që patëm në fazën e parë ishte mbyllja e specializimeve, tani kjo është e tejkaluar. Kam pasur mundësinë të bisedoj me disa syresh që janë kthyer, dhe është e qartë për çfarë kthehen, për një ambicie profesionale, për një lidhje me vendin, por edhe për një arsye tjetër, i shohin këtu kushtet e punës me të cilat mund të bëjnë punën e tyre.
Nuk ndjejnë që po ikin nga një klinikë apo spital ku punohet me instrumenta mjekësorë të fjalës së fundit dhe po vijnë këtu të kapin ato pincat e dashurisë shqiptaro-kineze. Ndërkohë që ju po më ndiqni mua, unë po shahem në “Facebook”. Se ju kur shaheni, shaheni në kolektiv. I kemi ndarë punët, edhe unë, edhe ju edhe ata që na shajnë. Deri tani më rezulton se të sharat na bëhen shëndet.
Kemi një urgjencë kombëtare në standard evropian. Sot nuk del dot njeri të thotë që i telefonova Urgjencës edhe nuk më erdhi. Duhet përmendur që mos marrim mësysh që Tirja doli nga ky mjedis. Siç nuk diskutohet që Tirja ishte meteor që ra na qielli, por i takon një kategorie të caktuar që është brenda sistemit. Por shumica dërmuese e mjekëve dhe infermierëve nuk i përkasin asaj kategorie, dhe e dyta ajo kategori do vijë vit pas viti duke u tkurrur. Por duhet të jetë e qartë për qytetarët që shajnë në bllok nuk janë të gjithë njësoj”, tha Rama.
Duhet të të bjerë halli të përballesh me sistemin shëndetsor. Po ti si lider suprem nuk e ke problem se i hipën charterit dhe shkon e kurohesh në Gjenevë. Mjerë ata shqiptarë që duhet të shkojnë dyerve të spitaleve të rrënuar, sidomos ata nëpër rrethe se te spitali i Tiranës edhe mund të bësh derman.
Dhe për dijeni gjjthë mjekët marrin rryshfet. Asnjë nuk e refuzon, ndonëse është e kundraligjshme.
Shpresoj të të bjere edhe ty rradha të paraqitesh në spital, por të mos jesh i veshur me kaq pushtet se ty ta bëjnë dhomën si hotel Hilton.
I semure, thua!
=
Artistet e kane pak trurin te vrare por ky mban rekord
=
lol
Ta bajme Evropen si Shqiperia!
Ah mo delirant…
O kryeminister ka akoma njerez ne sistemin mjeksor qe marin leke ashiqare per operacione te ndryshme e sidomos kta shkerdhata narkoziste… Ore si do rregullohet kjo.. ose ju duhet te ngrini edhe me shum rrogat e mjekeve qe ata te mos marin me ryshfete, te bejne pazare e ti shikojne njerzit nga xhepat. E nderkohe kush kapet duke bere te tilla pazare te pista, ti hiqen te gjitha ofiqet, madje dhe mundesia per te ushtruar profesionin e mjekut apo infermjeres. Sepse ai nuk mund te jete kurrsesi mjek, ai eshte tregtar, esht lekist ai esht tamam psikopat qe Zoti i ka dhen nje mundesi per te bere mire me zanatin e shenjte qe kane, e ata bejne te kunderten, vjedhin njerzit e mjere, i vene perpara disa situatash te ulta, aq sa kan shitur shtepi, kan marr madje kredi etj. Ka dhe te fituar nga keto gjera, por demi esht me i madh se perfitimi. Ne radhe te pare humbet njerzilleku, sepse kta jetojne per te bere para, duke harruar misionin. Kta harrojne qe nje dit do jen vet te shtrir ne ato krevate, e nese do shkrinin te gjithe pasurine per doktorin me te mire, prap se prap sdo i ikin dot vdekjes. E mira eshte, te bejne dicka qe do u mbushte shpirtin e jo xhepin. Se si i thone, leku qe nuk esht hallall nuk ngjit. E ke pare ti.., qe kta doktore kan vite e vite qe marin ryshfete e prap nga xhepat e pacienteve shohin… sikur nuk u ngjit, xhepat plot e shpirtrat bosh… e kot nuk thot populli, mos u ngopshi… e keshtu o kryeminister. Vijne o kryeminister se ktu ti lejon akoma vjedhjen, rryshfetin, asnje ndeshkim.. kot… andej ku shkuan nuk cane dot, nuk vidhinin dot. E si thone vesi del me shpirtin… imagjino, ketu prindrit u japin shkolle femijve e u thone beni kete e ate se ketu behet leket, cpret nga ky brez mender intelektu alesh, doktoresh, prokuresh e avokatesh. I ke pare universitetet e tjera me klasa bosh, rekrutim pa provime, vetem hajdeni e mbushni auditoret, te justifikojne rrogat petagogeve te nderuar. Ehhh sesht e leht te jesh kryeminister. Nuk mjafrojn fjalet, krekosjet, duhen veprat. Vepra te verteta jo nga ato te tipit do marr cunat nga anglia e ti zbres ne aeroport tr kukesit, se askush nuk fiton pervec egos tende… te fala kryeminister, marsh nga ditet e popullit qe te voton e te beson. Mos ja kthej besimin ftoht ktij populli. Mos e ler jetim, duar bosh e sy zgurdulluar… a je ti baba… he pra… v.k