Unioni i Gazetarëve dhe Instituti Shqiptar i Medias kanë bërë thirrje për gazetarët që të ndalojnë raportimet sensacionale mbi vrasjen e të miturit në Fier.
Në një njoftim, Instituti Shqiptar i Medias u kujton gazetarëve se “raportimi i detajeve me sensacionalizëm dhe trajtimi i papërshtatshëm i familjes së prekur, si dhe i procedimeve të çështjes në vetvete, janë në shkelje të Kodit të Etikës të Medias, sidomos në lidhje me ndërhyrjen në jetën private, raportimin e aksidenteve dhe fatkeqësive, si dhe me mbrojtjen e fëmijëve.”
Në njoftimin e shpërndarë më pas edhe nga Unioni i Gazetarëve, thuhet se është vërejtur një marrje informacioni në mënyrë joetike nga familjarët e të miturit, e shoqëruar kjo edhe me shkelje të privatësisë, ndërhyrje të tepruar dhe të panevojshme në jetën e familjarëve, si dhe dhunim në shkallë të gjerë të audiencës.
Gazetarëve u kujtohet Kodi i Etikës, në të cilin theksohet qartë që “interesi publik” nuk e justifikon informacionin që është “interesant për publikun.”
Deklarata
Thirrje për mediat: Ndalimi i raportimeve sensacionale lidhur me vrasjen e të miturit në Fier
Rrjeti i Raportimit të Diversitetit 2.0, i shqetësuar për mënyrën se si mediat po raportojnë mediatikisht rastin e vrasjes makabre të të miturit nga Fieri, reagon nëpërmjet këtij postimi duke tërhequr vëmendjen e personave që qëndrojnë pas titujve dhe raportimeve sensacionale, me qëllim marrjen e masave për ndalimin e praktikave raportuese të dëmshme. Jo vetëm natyra e krimit, por veçanërisht mënyra se si është raportuar, kanë tronditur thellë opinionin publik shqiptar.
Raportimi i detajeve me sensacionalizëm dhe trajtimi i papërshtatshëm i familjes së prekur, si dhe i procedimeve të çështjes në vetvete, janë në shkelje të Kodit të Etikës të Medias, sidomos në lidhje me ndërhyrjen në jetën private, raportimin e aksidenteve dhe fatkeqësive, si dhe me mbrojtjen e fëmijëve. Është vërejtur një marrje informacioni në mënyrë joetike nga familjarët e të miturit, e shoqëruar kjo edhe me shkelje të privatësisë, ndërhyrje të tepruar dhe të panevojshme në jetën e familjarëve, si dhe dhunim në shkallë të gjerë të audiencës.
Raportimi i krimit dhe dhunës kanë qenë tërësisht të sensacionalizuara dhe është vënë re një mungesë e theksuar vetëpërmbajtjeje nga ana e mediave, të cilat me raportimet e tyre kanë cenuar psikologjikisht dhe emocionalisht jo vetëm familjen e prekur nga tragjedia, por mbarë publikun.
Gazetarët janë të detyruar të respektojnë vuajtjen dhe ndjenjat e familjarëve, si dhe të tregojnë maturi me fotot, pamjet, videot e skenës së krimit dhe të pasojave të tij, të cilat në rastin në fjalë kanë kaluar çdo kufi të mundshëm. Raportimi i papërshtatshëm për krime të tilla jo vetëm cenon publikun, por mbi të gjitha shpërfill plotësisht vuajtjen e individëve të prekur nga ky krim, madje duke e shfrytëzuar këtë vuajtje, e për rrjedhojë çon në përkeqësimin e gjendjes mendore të familjes dhe komunitetit të prekur.
U rikujtojmë redaktorëve të lajmeve dhe gazetarëve se vlerat njerëzore qëndrojnë mbi gjithçka dhe si të tilla duhet të kenë përparësi ndaj nevojës për të informuar, veçanërisht kur informacioni i dhënë nuk është domosdoshmëri e interesit publik. Kodi i Etikës e shpreh qartë: “Interesi publik legjitim nuk justifikon sensacionalizmin dhe në frymën e këtij Kodi, nuk duhet ngatërruar kurrë me informacionin që është “interesant për publikun.”
po ku i ke ata gazeta mor pash ate zot
Hoxha, lala, koka, e nje tuf budallnjesh qe kan rrok nje mikrofon e turren njerezeve te pafajshem si kafshe
keta gazetare ne cdo fatekeqesi vetem sa u shtojne dhimbjet njerezeve, nese do te ishin ne ndonje vend tjeter as pjata lares nuk kane vnde, jane mbush studiot me budallnje analiste qe vjellin vetem vrere
keta vemje duhet abanduar nga cdo fatekeqesi, ti ndjekin me gure, drunje e cfare te kene
Unioni i gazetaruceve po beri list vetem cim peka ngelet se ate e rrafin me shpulla
Jo rastësisht kryeministri i cilësoi si KAZAN MEDIATIK.Në vënde të tjera do të dënoeshin trashë për shkelje privatësie.Po nejse nuk ua zë për të madhe gazetarinë e kanë kryer nën hije të plepave!