Zëvendëskryeprokurori i Bullgarisë, Borislav Sarafov në konferencën e parë për shtyp pas tragjedisë në Strumë, deklaroi se në autobus janë gjetur 44 trupa të djegur dhe jo 45 siç është raportuar deri tani. Ai po ashtu tha se sipas të mbijetuarve ka pasur 8 që kanë shpëtuar, kurse në spital janë duke u kuruar vetëm 7 të lënduar.
“Janë gjetur 44 trupa të djegur. Sipas të mbijetuarve ka pasur 8 të mbijetuar, kurse në spital janë duke u kuruar vetëm 7 të lënduar”, tha ai.
“Fillimisht janë marrë në pyetje dy nga pasagjerët e autobusit, të cilët ishin zgjuar në momentin e aksidentit. Të dy japin informacion objektiv, shqyrtohen individualisht dhe deklaratat e tyre përputhen, prandaj ne i konsiderojmë ato si jashtëzakonisht të sakta. Dy të tjerë që janë në spital sot do të merren në pyetje”, tha Sarafov.
“Matematika është e thjeshtë që kemi të dhëna se në autobus ishin 52 pasagjerë. Ne gjetëm 44 kufoma, 7 persona, 4 burra dhe 3 gra u shtruan në spital. Enigma e madhe mbetet – ku është personi i 8? Ne punojmë sipas atij versioni, nuk duam të ngatërrojmë publikun. “Mund të jetë edhe një deklaratë e papërshtatshme nga një dëshmitar okular”, shtoi zëdhënësja Siika Mileva.
Siç shpjegoi ajo, një nga të mbijetuarit deklaroi me bindje se nga autobusi ishin shpëtuar 8 persona.
Sarafov tha se ekziston mundësia që njëri nga pasagjerët e autobusit të ketë kaluar tek një nga tre autobusët e tjerë që ishin me atë të djegur.
“Për momentin është një enigmë për ne, por do të jetë objekt hetimi”, tha Sarafov.
Ai tha po ashtu se informacionet fillestare tregojnë se ndoshta ka qenë një gabim njerëzor që është shkaktuar nga shenjat e papërshtatshme në autostradë.
“Bankina në të cilën është përplasur autobusi, jo vetëm që është e panevojshme, por edhe e rrezikshme. Nuk ka pasur shpërthim, por ajo që kanë dëgjuar ata që kanë qenë aty pranë është përplasja, përplasja e fortë e autobusit në trotuarin në anën e djathtë, që thashë se nuk e ka vendin aty. Nuk ka pasur shpërthim,” tha Sarafov.
Po ashtu, hetuesit bullgarë i hodhën poshtë spekulimet se autobus po transportohej benzinë ose naftë.
“Po përhapen informacione se në autobus po transportoheshin derivate të karburantit, benzinës dhe dizelit dhe se këto kanë qenë arsyet e zjarrit. Ai version është hetuar, por kategorikisht e hedhim poshtë si të pabazë. Tre bidonë u gjetën në vend, që përmbanin vetëm mbetje vaji. Nuk ishin të mbushur dhe as të djegur. Rrjedhimisht, zjarri nuk është shkaktuar nga ata”, tha Sarafov.
Personi i tete i shpetuar eshte femija e personit ne fjale qe ka shpetuar i pari duke thyer xhamat sipas depinimit te tij.Ai nuk mund te paraqitt si deshmimtar ma do mendja.
E kam bere disa here kete pjese te autostrades ku ka ndodhur aksidenti dhe cdo here kam thene me vete qe eshte dizenjuar keq per shpejtesine qe ka tabela (130 km ne ore). Diten eshte edhe me rrezikshme sepse ka fluks shume te larte makinash qe ecin te gjitha me 130-140 km ne ore dhe rruga eshte plot me kthesa te gjera gjenjeshtare.
Se pari ngushullime familjrave te te gjithe viktimave .Aty ku udhetimet cilesohen si te sigurta po kthehen ne ferr te vertete.Ato agjensi qe nuk zbatojne rregullat e mirembajtjes e sigurise se automjeteve jo vetem t’u mbyllet biznesi por dhe te denohen penalisht .kemi 59 viktima keto 3 muajt.e fundit.Per personin e 8 ,dhe mund te jete ilegal se nga Turqia eshte bo nisja .Kushedi ku ka dasht me shku por paska le me kemishe.