Tre ditë më parë Ilir Meta bëri një deklaratë të fortë kur tha se përgjohet nga Shërbimet Sekrete të brendshëm dhe të huaja. Por a ishte një tendencë për viktimizim apo mund të jetë e vërtetë?
Analisti Lorenc Vangjeli në një intervistë në “ABC LIVE”, deklaroi se Edi Rama, Lulzim Basha e Ilir Meta ishin ndër më të përgjuarit në 2014 teksa shtoi se SHISH ka bërë zbulime tronditëse.
“Çështja e përgjimeve për mua është plotësisht e besueshme. Kjo është një nga deklarata më të rënda të mundshme, por ka pasur një vëmendje minore. Unë mund t’ju jap prova që një gjë e tillë në të shkuarën ka ndodhur. Në 2014 ka pasur një tentativë verifikimi në SHISH dhe kanë bërë zbulime tronditëse të llojit, po ju jap katër nga emrat që përgjoheshin atë kohë; Rama, Meta në atëkohë kryetar Kuvendi, Lulzim Basha dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Meta mbante rekordin në dalje në përgjime mbi 700 të tilla.
Nuk është një historie e re, atëherë ka pasur një raport të konsideruar sekret. Mënyra si janë përgjuar ka qenë përmes një truku, gati qesharak, piketohej dikush i cili kishte kontakte me personazhet e piketuar për t’u përgjuar, ndiqej ai dhe dilte ai. Ligji kërkon që në momentin që del një personazh me imunitet, ndërpritet përgjimi dhe kërkohet mandat dhe ajo që ishte regjistruar asgjësohet. Bëhet fjalë për shkurtin e 2012 kur në fillim ish-ministri i Brendshëm Nishani dhe Berisha dhanë provën e fortë por indirekte, që Edi Rama dhe deputetë socialistë ishin në përgjim.
“Kemi interceptuar telefonatat nga Blloku apo PS” tha ai. Ka pasur një listë të gjatë të të përgjuarve, këto katër emra, deputetë, biznesmenë të fuqishëm dhe një sërë gazetarësh që kanë qenë në përgjim. Ka edhe një gjë tjetër, shumë shkurt. Dy personazhet që flitet, Rama-Meta e kanë pranuar më pas, përgjimet që u janë bërë në pranverën e 2013-tës përpara zgjedhjeve për të ditur cfarë do të bënte PS dhe LSI. Dhe këta që nuk flisnin në telefon kur flisnin me njerëzit e tyre, shanin njëri tjetrin dhe e mohonin aleancën gjë që e vuri në gjumë doktorin” tha Vangjeli.
Me lojen e pergjimeve Vishua u shperblye per te mbyllur gojen si ambasador ne NATO.
Sa here vijne nga kjo konja e Rames “lajmet” ,ka genjeshtra.
tipa si ky dhe shoket e tij neper portale dhe televizione ne Itali quhen ,FANCAZZISTI…..
2 bythlepires te Rilindjes njoni informacione nga Shiku dhe Ngjela nga FBI
Vangjeli ku mbreteronte Berisha ka qene kryeredaktori i gazetes Albani ku drejtor ishte Ylli Rakipi. Aso kohe dihej qe ajo gazete ishte nen hyqmin e Berises dhe furnizohej nga ShIk-u. Kujtoni vetem 25 pyetjet qe ajo gazete i drejtoi ne vitin 1995 publikisht atij duke e akuzuar si bashkepunetor i Sigurimit famekeq, imoral, i korruptuar etj etj, dhe te gjitha keto kishin firmen “Vezhguesi”, pra Berisha-Shiku. Shkurt L.Vangjeli eshte usta i vjeter i ketyre puneve dhe si i tille merr dhe beneficet relevante..
Thujani troc publikut se SHIKU nuk ka byth ti pergjoj, thujeni te verteten qe keta jane pergjuar edhe brenda në hale , nga Satelitet …
Qe jane te pergjuar , kjo dihet se veshet e amerikes jane te gjate!
Problemi eshte cfare hajri kemi nga kjo?!
“Ne demotakercita” jemi,pergjimi eshte lufte per pushtet.Ne cdo kohe detyra e shtetit eshte te gjej te verteten dhe te mbrohet.A keni menduar se ku i ka gjetur Amerika bemat e S.Berishes me shoke qe i shpall te pa deshirueshem?