28 Nëntori, Basha homazhe te Varrezat Dëshmorët e Kombit: Sakrifica e dëshmorëve na frymëzon për bashkim e demokraci

28 Nëntor 2021, 12:02Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i shoqëruar nga drejtues dhe deputetët e PD ka zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut.

Basha shprehet në mesazhin e tij se sot kremtojnë ditën më të bukur të kombit tonë dhe se përulemi me mirënjohje për heronjtë dhe dëshmorët dhe ata që dhanë jetën për çlirimin nga pushtuesit.

“Sot kremtojmë ditën më të bukur të Kombit tonë që mbush me krenari zemrat e shqiptarëve, kudo ku ndodhen dhe na bashkon në kujtesën e betejave të mëdha për liri dhe pavarësi, e në nderimin e bijve dhe bijave të kombit tonë, që sakrifikuan gjithçka në emër të Kombit dhe nën flamurin kuqezi.

Ne përulemi me mirënjohje të thellë për Heronjtë dhe Dëshmorët e Kombit tonë, luftëtarët e Pavarësisë dhe të rënët për çlirimin nga pushtuesit, tek bijtë dhe bijat e Kosovës e mbarë kombit që luftuan për lirinë e Kosovës dhe dinjitetin e shqiptarëve kudo në trojet e tyre stërgjyshërore.

Sakrifica e tyre sublime, na frymëzon për plotësimin e aspiratës europiane të shqiptarëve për bashkim, liri dhe demokraci. Gëzuar 28 Nëntorin! Zoti e bekoftë Flamurin tonë kombëtar, Shqipërinë dhe kombin shqiptar!”, shprehet Basha.

5 komente në “28 Nëntori, Basha homazhe te Varrezat Dëshmorët e Kombit: Sakrifica e dëshmorëve na frymëzon për bashkim e demokraci”

  1. Gezuar festen says:

    VEPRA E ARTISTIT TE POPULLIT KRISTAQ RAMA JO E RAME BERRISHES NGA MALET E TROPOJES
    RRESPEKTE PER ARTISTIN DHE FAMILJEN RAMA .
    POR EDI RAMA DUHET TE KUJDESET PER VEPREN PASI KA NEVOJE PER NE RINOVOIME

  2. 1 says:

    Vendi me unikal ne bote.30 vjet demokraci leshi dhe jemi me dy data clirimi.Vend i cuditeshem me popull te semure

  3. Bardha says:

    Ky idiot profesional

  4. kur do zere mend njeriu says:

    Ne perulemi para krimineleve te kombit sot qe jane varrosur ne kete vend me krenari qe te vazhdojme kriminalizimin total te Shqiperise te udhehequr nga krye kriminele Sali Berishe dhe prokuroret, gjykatesit dhe avokatet e Shqiperise post diktature! Rrofshin kriminelet, politikanet, prokuroret dhe gjykatesit qe nuk jane shqiptare, por barbare e kriminele!

  5. ida says:

    “Kandidati per kryeminister”, nuk respekton ligjin!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje