A do shtrëngohen masat? Bino: Pse rrezikohet shfaqja e varianteve të reja të COVID

29 Nëntor 2021, 20:37Sociale TEMA

Qytetarët nuk po i zbatojnë masat anti COVID. Kështu u shpreh në Radarin Informativ në Abc shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino.

E pyetur nëse duhet të shtrëngohen masat, Bino u shpreh se ne i kemi në fuqi por nuk po zbatohen. Ajo u bëri thirrje organeve ligjzbatuese të jenë më të vëmendshëm ndaj qytetarëve që nuk zbatojnë masat. Mosbatimi i masave dhe mosvaksinimi sipas Binos mund të sjellin shfaqjen e mutacioneve të reja të COVID.

Ne i kemi masat duhet vetëm ti zbatojmë, të gjitha masat janë në fuqi. Organet ligjzbatuese duhet të jenë më të vëmendshëm, ne i kemi të gjitha masat si kemi hequr as për të vaksinuarit siç kanë bërë disa vende. Ne i kemi masat në dyqane supermarkete, në autobuse, i kemi masat për vaksinimin e administratës të studentëve, ne i kemi masat por s’i zbatojmë.

Është e rëndësishme kjo pjesë, njerëzit duhet të kenë pak besim. Njerëzit janë lodhur nga zbatimi i masave dhe u duk se me verën, me uljen e rasteve, kemi më pak zbatim masash. Popullata s’po vaksinohet më me ritme të shpejta dhe nga ana tjetër moszbatimi i masave. Këto mund të sjellin dhe shfaqjen e mutacioneve të reja. Gjithsecili është përgjegjës në këtë pandemi“, tha Bino.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje