“Data 29 është e konsoliduar dhe përkon me të vërtetën historike nëse i referohemi çlirimit të qytetit të fundit. Historikisht kjo datë është e pacenueshme”. Kështu u shpreh historiani Maringlen Kasmi në studion e Debatit me Alba Alishanin në A2 CNN, bazuar në dokumentacionin shqiptar dhe atë ushtarak gjerman.
“Kur jemi në dilema hedhim sytë nga dokumentacioni dhe përtej vendit dhe nëse i ballafaqojmë të dy dokumentacionet, por kryesisht ato ushtarake gjermane, është dokumentacion i pakontestueshëm se mua më është dashur të ndjek të gjithë lëvizjen e trupave gjermane nga Tirana në drejtim të Shkodrës.
Në debatet historike përzihen edhe elementë të tjerë që nga emocionet, nga historia popullore që është bërë evidente kohët e fundit, por historia është shkencë dhe merren ata që kanë studiuar për këtë punë”, tha ai.
Kasmi pranon që vendimi për datat e festave të Pavarësisë dhe Flamurit është një vendim politik, por shton se kjo datë ka hyrë në kujtesën e shqiptarëve dhe duhet respektuar:
“Të gjitha festat caktohen më pas, mund të kërkojë vite se është proces që vjen gradualisht por që në 1945 në mbledhjen e këshillit antifashist është disktuar edhe data e çlirimit. Ne e dimë që në 28 nëntor Enver Hoxha hyri në Tiranë, por kjo nuk do të thotë që debati për çlirimin duhet të ishte mbyllur që këtu, se u caktuan edhe datat për festa të tjera dhe u mor në konsideratë data 29.
Është një vendim politik. Edhe sikur të kishte qenë data 28 është një datë që nuk bën mirë të jetë me datën e pavarësisë. Unë gjykoj që ne nuk mund të kalojmë në procese që të ndryshojmë se kjo datë ka hyrë në kujtesën e shqiptarëve dhe duhet respektuar”.
Sipas tij debati për datën e çlirimit është i stisur dhe i përçan shqiptarët dhe nuk i bashkon:
“Problemi vjen te politizimi i kësaj date. Vendosja në dilemë e datës nuk është asgjë më shumë se heqja e tullës së parë të trashëgiminë së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare për ta çuar në atë drejtim që shkon përtej logjikës. Është debat i stisur që i përçan shqiptarët më shumë se i bashkon dhe sot i shoh më shumë të përçarë se në vitet ‘90. Kjo duhet parë ftohtë dhe me vëmendje”.
Kur flet shkenca, duhet të dëgjojë politika. Berisha ndoqi parrullën: përça e sundo!
S’la gjë pa shkatërruar dhe qëllimi ishte të shuante historinë e popullit tonë në shekuj. Ju kujtohet? Kur stisi histori se baba i kish tregue për Katarin? Është për të qeshur e për të qarë me këtë monster të paskrupullt. 29 Nëntori është dita e Çlirimit, as nuk e luan topi. Edhe për këtë rolin e kësaj date, demokratikasit e foltores bashkë me të tjerët që flasin budallalëqe se janë pinjollë të tradhëtarëve, nuk duhet të vijnë në pushtet, ata nuk e duan vëndin e tyre, duan pushtet për të rishkruar historinë. Sa më shumë të shajnë luftën, aq më shumë vlera merr duke i zbuluar tradhëtarëve fytyrën e vërtetë. Faleminderit profesor që nuk shkel parimet e fushës shkencore, të cilat janë të domosdoshme për të gjithë studjuesit shkencorë.
Per Kuvajtin gjate luftes se Gjirit ne 1991 jo Katarin. Se baba i Sales qe jetonte atje ku arushen e perdhunojne barinjte e dinte mire ku binte Kuvajti edhe pse nuk ekzistonte akoma si shtet dhe mbi te gjitha baba i Sales nuk e dinte akoma se c’ishte energjia elektrike e jo me te merrte lajme nga Lindja e Mesme.
Të LUUUUUMTE Kasmi!
Është Antishqiptarizem të mohosh Luftën N. Çlirimtare. Ishte një ngjarje që bashkoi MASIVISHT të gjithë popullin VETËM për një qëllim :
Çlirimi nga pushtuesit.
Ishte ngjarje Model jo vetëm për ne por për gjithë BOTËN. U ngritën burra, gra, djem, vajza, madje edhe fëmijë që më armë e më forma të tjera luftonin MASIVISHT vetëm e vetëm për LIRI.
Antishqiptaret duan të na e mohojnë këtë ngjarje HISTORIKE!
Të LUUUUUMTE Kasmi!
Është Antishqiptarizem të mohosh Luftën N. Çlirimtare. Ishte një ngjarje që bashkoi MASIVISHT të gjithë popullin VETËM për një qëllim :
Çlirimi nga pushtuesit.
Ishte ngjarje Model jo vetëm për ne por për gjithë BOTËN. U ngritën burra, gra, djem, vajza, madje edhe fëmijë që më armë e më forma të tjera luftonin MASIVISHT vetëm e vetëm për LIRI.
Antishqiptaret duan të na e mohojnë këtë ngjarje HISTORIKE!
Të cilët qëllimisht e konfondojne me luftën gjoja për komunizem
Ke te drejte po kujt ja thua. Daten e clirimit e vendosin clirimtaret. Duhrt pyetur drejtperdrejte pd cili eshte qellimi i ketij diskutimi dhe veprimi te tyre. Kur krta perfaqesojne te mundurit ne lufte sduhet te flasin fare po fare. Apo e ka pare i porsalinduri sali qe u clirua ne 28.
Diten e clirimit 29 nendorin nuk ka burre nene mbi toke apo nen toke qe ta ndryshoje sepse jane dokumenta autentike te divizionit gjerman qe u largua i shpartalluar nga Shkodra me 29 nendor nga lufta heroike e ushtrise na_cl te komanduar nga gjeneral kolonel Enver Hoxha. Sa here del nipi i kriminelit te luftes na _ cl Isa Toska qe iku bashke me nazistet , Enkel Alibajga dhe flet kunder kesaj lufte aq me shume shtohet vullneti i miliona Shqiptareve per ta mbrojtur me cdo mjet kete periudhe te lavdishme te historise se Shqiperise. Ky Enkel Alibajga nje figure e urryer e pd se qe nxjerr vetem helm nga goja nuk mund te ndryshoje historine e levizjes komuniste boterore qe ka mbeshtetje ne 170 vende te botes. Figura e Enver Hoxhes nuk perdhoset dot nga bashkepuntoret e pushtuesve qe merren me data historike qe jane te gdhendura ne trurin e miliona shqiptareve dhe ne ditaret e komandateve ushtarake legjendare si Enver Hoxha, Mehmet Shehu ,Dali Ndreu, Gjin Marku e me radhe.
Edhe sikur, edhe sikur: fituat luften, por humbet paqen.Po e zhbeni kete vend me idete qe s ju shkulen te komunizmit, te urrejtjes per ate qe mendon ndryshe.Ju te gjithe politikanet trashegimtare te komunizmit, pa dallim nga Berisjha, Nano, Meta, Rama, Basha dhe soi e sorrollopi juaj, s jeni vec karavidhe ne shporten e historise dhe meritoni detin e thelle. Amerika po zgjohet Po afrohet fundi juaj..https://www.gazetatema.net/2021/11/29/dita-e-clirimit-nje-cmenduri-e-nje-regjimi-te-cmendurish-komunistet-se-moren-pushtetin-si-clirimtare-por-si-hakmarres-e-gjakatare/
Data e çlirimit eshte nje date e vendosur politikisht. Ka shume shtete ne bote qe datat e tyre kombetare i kane sipas llogaritjeve politike. Kur nje date eshte kaq shume e mospranuar nga nje pjese e shqiptareve, sa lodheni duke argumentuar e dokumentuar se kur iku gjermani i fundit, hiqeni fare. Nje date qe vazhdon te perçaje shqiptaret nuk i duhet Shqiperise.
Edhe profesor Kasmi e di por normale ka argumente historike per daten 29 nentor !!! Nuk eshte thjeshte qe njera pale thote 29 e tjetra 28 por te dy krahet politike jane dakord me thelbin – U clirua Shkodra u clirua Shqiperia _ Ketu stonon dhe do debat ! Cili shtet tjeter i Europes ka daten e clirimit ate dite qe u clirua qyteti i fundit ? A eshte vertete Shkodra qyteti i fundit !? Situata nderkombetare ka ndikuar ne historine tone por asnje rast nuk duhet qe neve me deshire tonen te caktojme se ku mbaron Shqiperia !? Ky eshte thelbi i debatit per daten e clirimit ! Nuk eshte pune inati me Berishen !!!
Ore, po ajo debilja e televizionit tuaj A2, që bën emision për ekonominë dhe njeh vetëm ekonominë e interesave të saj perverse, duke bërë nul edhe nderin e familjejes së saj biologjike, vërtet të nderuar.