Letra e Gary Kokalarit, goditja fatale për Foltoren e Berishës në SHBA

29 Nëntor 2021, 17:27Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Aktivizimi i Evi Kokalarit, një veprimtare e një prej seksioneve të Partisë Republikane në SHBA, apo edhe e disa ish-zyrtarëve të qeverisë së PD-së që jetojnë në Amerikë pasi kanë fituar llotarinë Amerikane, duket i dhanë “shtytjen trimërore” Berishës që të organizonte edhe një Foltore me “demokratët e Amerikës”.

Një veprim politik pa asnjë ndikim si për betejën që po zhvillohet brenda PD-së, ashtu edhe për të ndikuar në strukturat e administratës amerikane që kanë ndëshkuar rëndë Sali Berishën.

Por, duket se për ish-kreun e PD-së, më shumë se ngjarjet reale politike, atij i nevojiten, fake ngjarjet, pasi kërkon të mbajë sa më gjatë në opinion një tis të ashtuquajtur popullor, në lidhje me mbështetjen që ai gëzon në një masë njerëzish.

Kjo gara se kush ka popullaritet, nuk ka lidhje fare me politikën në këtë rast, pasi influencë, simpati apo përkrahje, tek shqiptarët ka për Enver Hoxhën, Zogun, Mehmet Shehun, Xhafer Devën, Mit’hat Frashrin, e mjaft figura historike.

Simpatia për të gjithë këto figura kanalizohet kryesisht nga gjendja emocionale dhe ajo e interesit që njerëzit që janë influentë për këto figura përfaqësojnë.

E megjithatë, Foltorja e SHBA-së, sidomos pas intervistës që dha Berisha në VOA, nisi të komentohet nga përkrahësit e tij si një “çarje rrethimi” apo tik hakmarrje ndaj qeverisë më të fuqishme të botës, e cila me një vendim special bazuar në një ligj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të famshmin nen 7031 pika C, për luftën ndaj korrupsionit, e ka ndëshkuar fort ish-presidentin e ish-kryeministrin e Shqipërisë: për korrupsion të qenësishëm, për minim të demokracisë, e pengim të drejtësisë.

Në këtë aspekt, letra e Gery Kokalarit adresuar Drejtoreshës së Zërit të Amerikës është një zhvillim shumë i rëndësishëm.

Gary Kokalari është një shqiptaro-amerikan mjaft i njohur në vendin e tij, pra SHBA por edhe shumë i njohur edhe në Shqipëri.

Kokalari, pinjoll i një prej familjeve të njohura gjirokastrite Kokalarëve, ka qenë një aktivist i rëndësishëm i komunitetit shqiptar në SHBA.

Komunitet, i cili ka qenë shumë i rëndësishëm për të lobuar dhe ndihmuar realisht Shqipërinë e shqiptarët, nëpërmjet lobimit në administratën amerikane për të ndihmuar vendin, por edhe për ta ndërkombëtarizuar kauzën e çlirimit të Kosovës ndër vite.

Ky komunitet nuk është marrë fare me politikë, pra për të zgjedhur apo për të caktuar se kush është më i mirë apo i keq për të drejtuar Shqipërinë apo Kosovën. Shqiptaro-Amerikanët, e kanë ndihmuar kauzën shqiptare pa asnjë ndikim, madje duke kontribuar fort për të krijuar edhe një koherencë kombëtare e për të lënë mënjanë ndarjet e vogla e meskine për përfitim personal.

Ndërkaq, Kokalari është i njohur në Shqipëri, pasi ka qenë nga të paktët shqiptaro-amerikanë që ka luftuar shumë fort me “korrupsionin e rëndësishëm”, pra atë të sërës së lartë në Shqipëri.

Ka qenë një kritikues e denoncues i aferave shumë të larta të aferave korruptive duke nisur nga shitja e operatorit të parë të telefonisë celulare në Shqipëri, e me radhë me aferat e tjera si Alpetroli, Armo, Gërdeci e të tjera e të tjera.

Pa asnjë kompromis zoti Kokalari ka punuar si një gazetar investigative dhe njëkohësisht hetues-prokuror për të mbledhur fakte për të gjitha aferave korruptive të qeverive shqiptare, veçanërisht atyre të Fatos Nanos e Sali Berishës.

Materialet e Gery Kokalarit, janë lumë dokumentesh dhe faktesh që krejt qartë mund të shërbejnë si një “flori” për dosjet e procedimeve për çdo prokurori.

Megjithatë, është fakt se këto materiale, përveçse janë të botuara në disa media shqiptare dhe ndërkombëtare presitogjoze(mjafton të përmendim New York Times apo Financial Times), natyrisht janë dërguar edhe në agjencitë e njohura faktmbledhëse të SHBA-së që kanë të bëjnë me Shqipërinë.

Riaktivizimi i tij në këto ditë, me një letër drejtuar një institucioni të SHBA, është sinjal që tregon se diaspora reale shqiptare nuk mbështet një zyrtar të cilësuar i korruptuar nga Departamenti i Shtetit, madje kërkon që të thellohet lufta ndaj korrupsionit.

Ata që janë të zhurmshëm në faqet zyrtare të institucioneve të SHBA siç është edhe ambasada e SHBA në Tiranë, nuk janë gjë tjetër veçse një mekanizëm në luftën e Sali Berishës, për të sulmuar Amerikën e institucionet e saj që e kanë ndëshkuar.

Edhe pse të zhurmshëm, këto militant të foltores nuk kanë sesi të përfaqësojnë diasporën reale shqiptare në SHBA.

Ka mjaft organizma të saj që janë kthyer në vegla qorre të politikanëve të pasur të Shqipërisë dhe Kosovës, por më pas këto shoqata, siç është Vatra në radhë të parë, kanë marrë ndëshkimin dhe pakënaqësinë nga diaspora, e cila jo vetëm nuk i financon më, por madje i ka bojkotuar.

Në aktivitetet e këtyre shoqatave dekorohen politikanë e zyrtarë nga Shqipëria e Kosova, që urrehen në vendin e tyre, pikërisht se financojnë këto operacione.

Nga organizma që shkëlqenin për veprimtaritë e tyre patriotike dhe u kthyen në themelues të shtetit shqiptar, duke arritur të sigurojnë edhe mbështetjen e qeverisë së SHBA në fillimin e shekullit të 20, këto shoqata nuk i pyet më askush.

Berisha i ka përdorur prej kohësh këto grupime të mbushur me militantë të verbër, për mjaft prej tyre ka edhe zëra se qarkullojnë para nga korrupsioni i Shqipërisë. Madje disa prej tyre që kanë qenë ministra e zyrtarë të lartë në Shqipëri, prej vitit 2013 janë supeaktivë për të mbështetur Sali Berishën e Ilir Metën në Shqipëri.

Madje për t’i joshur më shumë nxori Bylykbashin për të kërkuar votën e diasporës në zgjedhjet shqiptare.

Të gjithë militantët e Berishës që kanë ikur nga Meksika apo me lotari amerikane mund të vijnë e të votojnë kur të duan në Shqipëri, pasi janë zgjedhës e shtetas shqiptarë. Ndërkohë që ata të votonin ku jetojnë, ishte pikërisht PD-ja e Berishës që e refuzoi që në vitin 2017, me sebepin se manipulohet nga Rama.

Por realisht shkaku është diku tjetër: të korruptuarit shqiptarë i friksohen diasporës së vërtetë shqiptare në SHBA,Kanada apo vendet e Europës.

Nëse atyre do tu jepet e drejta e votimit atje ku janë, si për shembull Gary Kokalarit apo shokëve të tyre, asnjë i korruptuar nuk do të mbeste më në pushtet.

E ndaj letra e Kokalarit, është një zhvillim që tregon realisht se foltorja është një fake zhvillim, përveçse operacion imazhi në pamjen e shpërfytyruar të një zyrtari të ndëshkuar nga SHBA.

Si dhe tregon se se kush është një përfaqësues i denjë dhe real i një familje të madhe si Kokalarët, e jo një fake që vetëm bërtet e shan të gjithë ata që kanë mërzitur doktorin…

Letra e plotë e Gary Kokalari, drejtuar zonjës Yolanda Lopez Drejtore në detyrë i Zërit të Amerikës

Zonja Lopez,

Së fundmi, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është intervistuar nga Zëri i Amerikës. Nuk e di nëse jeni në dijeni por majin e kaluar, Sekretari i Shtetit Blinken shpalli publikisht (non grata) Sali Berishën për shkak të përfshirjes së tij të konsiderueshme në korrupsion.

Berishës dhe familjarëve të tij u është ndaluar hyrja në SHBA. Në vijim, unë personalisht kam bërë publike akte korruptive që kanë ndodhur gjatë mandatit të Berishës si Kryeministër, duke përfshirë përpjekjen për të mashtruar Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së, si shfaqet në The New York Times dhe librin War Dogs (Qentë e Luftës), si dhe përpjekjen për t’ia kaluar në mënyrë të paligjshme Albpetrolin, pasuri e shtetit shqiptar, një mikut të Berishës, duke përdorur garanci financiare fiktive, të cilat implikojnë një bankë amerikane .

Pse Zëri i Amerikës i dha Sali Berishës, një individi të sanksionuar nga DASH, një mundësi në përpjekjen për të zvogëluar pasojat e shpalljes së tij (non grata) nga DASH?

Krahas shqetësimit nga abuzimi i një platforme transmetimi të qeverisë amerikane nga ana e Berishës, ndër vite ka pasur pretendime se aleatët e Berishës brenda Zërit të Amerikës fshehtas kanë përdorur pozicionet e tyre për të promovuar interesat e Sali Berishës. Ju lutem të mbani parasysh se Zëri i Amerikës nuk duhet të tolerojë asnjë përpjekje të stafit të vet të manipulojë opinionin publik shqiptar për llogari të Sali Berishës apo ndonjë figure tjetër politike.

Në gjykimin tim tim, Sali Berisha është personi me përgjegjësinë më të madhe në pengimin e përparimit të demokracisë në Shqipërisë. Gjithashtu, sugjeroj që ju dhe drejtuesit e Zërit të Amerikës të njiheni me të shkuarën e Berishës si dhe të shqyrtoni rrethanat në të cilat Berishës iu dha mundësia për intervistë. Jam i gatshëm t’u përgjigjem pyetjeve në lidhje me këtë çështje.

Ju falenderoj,

Gary Kokalari

25 komente në “Letra e Gary Kokalarit, goditja fatale për Foltoren e Berishës në SHBA”

  1. Agron says:

    Ju qekeni loqe komplet. Po pse , si mendono mqns eshte shpall non grata ti behet censure ne cdo media???! Ke ngaterru shtet. Shko ne kore te veriut ose kine se e zgjidh aty se demokracine e paske kuptuar gabim. Demokracia eshte ballafaqim me publikun dhe vendimarrje e lire. Ti qenke me shume afer fashizmit si nocion.
    Non grata nuk eshte jashte ligjit

    1. vezhguesi says:

      Agron-Zeri Amerikes eshte stacion radio, qe promovon politiken shteterore amerikane dhe si i tille nuk mundet te beje tifozllek per askend qe eshte shpallur non-grata prej pronarit te vet, qe eshte Qeveria Amerikane.
      Ballafaqimin me publikun Berisha mundet ta beje ne stacionet qe i paguan me parate e vjedhura, nese do kete publik qe akoma mendon se ai eshte i paster. Zeri Amerikes, transmeton lajmet pa i bere komente te njeanshme, ndersa ne kete rast, Elez Biberaj ka shfrytezuar poziten e tij si Drejtor i ZA per emisionin shqip, qe ti sherbeje kauzes personale te Berishes dhe kjo bie ndesh me rregullat qe ky stacion radio prestixhoz ka ndjekur qe nga koha e krijimit.

    2. Vranakonti says:

      Edhe ti Agron nuk je ne takatuke fare. O me Ameriken o kundra saj.Sali Berishen nuk duhej ta lejonin te jepte intervist ne VOA,pasi ai eshte i shpallur non-grata nga SHBA-ja.Ne kete rast zeri i amerikes ka dal kundra Amerikes dhe ka perkrahur Sali Berishen. Zeri amerikes duhet te kerkoi falje per kete incident qe ka bere.

  2. Moni says:

    Bastardi berishe…mbetet komunist i kamufluar..

  3. Tomorri says:

    Intervista e kriminelit Sali Berisha te VOA eshte pune e Elez Biberajt dhe e klanit kosovar qe ka uzurpuar Vatren e Nolit dhe Konices,me ne krye berishistin Elmi Berisha.

  4. Enkel Alibeaj says:

    Elez Biberaj.
    Është vetëm ky emër, që ndihmon Sali Berishën, me Zërin e Amerikës.

  5. Kozmo says:

    ATA duan FAKTE, JO letra.

    1. Oketo says:

      Nuk e kuptoj perse i kërkohen fakte departamentit te shtetit SHBA ?!
      Faktet i di gjithe populli fillojnë nga 1991 e deri me sot !

  6. Sara says:

    Ky po qe eshte Kokalar, jo fallco si Eevi……

  7. Kostari says:

    Po ky eshte problemi o kozmo,
    ato shejtan faktesh duket qe nuk I kane sepse nuk I ka as ky tipi qe artikullshkruesi me tifozllek amator perpiqet te na shese si perfaqesues te denje te diaspores .

    1. I.Hoti says:

      Fakte??????!!!! Pse vertet beson Ti se nuk ka fakte qe Berrisha me klanin kriminal te tij nuk ka Grabitur pronat e shqiptareve-privatizim shpronesim legalizim. leje ndertimi ..turizem…….nivel ‘ZRTO’.. .. ….pordhosje e demokracise; ‘ burgosja e opozites,..perdhunimi i atyre qe mendojne ndtyshe ne parti e shoqeri..diskriminimi social ekonomik politik…zgjedhjet 96”””………….shkaterrimi i shoq e shtetit perdhunimi ndarja krahinore -fisnore tribale …VRASJA E SHQPTAREVE..taksapaguesve te tij..! shtet represiv ..deri vrasje nga SHIK i Z Hoxha….& piramidat;;”’97-98 Vrasjet ne bulevard dhe ne ‘aksidente…….gerdeci me 26 te vrare edhjetra te plagosur nje fhat i shkatrruar !!!…….etjjj Nje familje e madhe kriminale e pa pere as degjuar ! Dua komentin tuaj ju lutem !

  8. Jusuf says:

    Mendesi komuniste. E parq 90. Ky ylli pata ose ka qene sigurims ose ka patur babin sigurimis. Se mami duket qe paska qene tundese dybeku.
    Per sa kohe nje parti apo nje individ nuk nxirret jashte ligjit, nuk ka asnje pengese te dale ne cdo televizion qe e pranon.
    Hiqno dore nga keto idiiotesira qe u dashka mbyll goja se quhesh sali berisha apo edi rama apo ilir meta.
    Goja mbyllet kur ne pushtet eshte enveri, putin, Kim jong un e ca si keta. Kur te vije ajo kohe gezohuni ju kinga

  9. Edepsezi me emrin Sali perdre te gjitha format qe te tregoj veten te ndershem che antikomunist. Vecse nje tufe zagaresh rjepacukesh jane ata qe e ndjekin qe kane lepire ndonje kocke ne kohen qe ai ishte ne pushtet.Jane edhe ca te vobekte qe nuk lexojne e nuk dine se cndodh perreth.Ka edhe hajdute e palaco te tjere vendi yne i varfer por cubi Sali esatte ne krye.Shikoni sarajet e djalit te bariut me breke te grisura dikur por milliarder sot.Shikoni femidet e babezitur apo kukumjacken Liri.Ka shume gjynahe i biri Sheqeres dhe rrofte Amerika se per ne Gjini Llalla e shume te tjere akoma aty do te ishin. Historia e Shqiperise ka pater hajdute por jo me keto permasa.30 vite hajduteri i ngriti ne sistem katundari i varfer nga Vicidoli .

  10. Rita says:

    Prisni dhe dy jave .Geri Kokalari nje NULL ne Amerike.

  11. Populli says:

    O Agron,e vërtetë që medias nuk duhet t’i vihet çensurë,por duhet të dish që VOA është radio e Amerikës dhe që paguhet nga taksat e popullit amerikan,ku shteti i të cilit e ka shpallur SB ” non grata”.

  12. Edi says:

    Me fjalet e Gerit dhe gazeten Tema e gjen aresyen Blinken? Fuck off/Piquni. Geri eshte ipaditur se mediat publike ne US kane trasmetuar intervista te Husein dhe Gadafit.

  13. Bardhi says:

    Shko Z. Kokalari në foltore në Amerikë. e bindi të gjithë se ke fakte jo prralla. Letra “fatale” hahaha.

  14. Bota Rrotullohet says:

    Bravo Z. GERI!! Po ja u nxjer breket nga koka! Jam i sigurt qe Biberaj shkarkohet para fol(nevoj)tores ne Amerike.

    1. Mallkimi i Shqiperis Myslymanizmi.Vari i shqiptaris Ortodoksizmi says:

      Z.GEJ mos i kujto breket se turbullohet

  15. Vranakonti says:

    Edhe ti Agron nuk je ne takatuke fare. O me Ameriken o kundra saj.Sali Berishen nuk duhej ta lejonin te jepte intervist ne VOA,pasi ai eshte i shpallur non-grata nga SHBA-ja.Ne kete rast zeri i amerikes ka dal kundra Amerikes dhe ka perkrahur Sali Berishen. Zeri amerikes duhet te kerkoi falje per kete incident qe ka bere.

  16. hrushovi says:

    ky tregon diellin keta shikojne gishtin ku i ka faktet ky thone per Berishen po nga kompania e pare celulare e deri tek Gerdeci po te thote pastaj Amerika nuk kishte pune tjeter te mereshe me nje plak matuf po u ka shkelur ne kallo dhe pike se kur bota ve embargo per naften e ndihmon kosoven ky na bene kontrabande eeee nuk do mend nje here ta fal po te dyten nuk behet llaf

  17. Juliano says:

    Z. Gery, jeni filtër në gjykimin tuaj brilant. Lobuesit e berishës, harrojnë se po paguhen me ato para të taksapaguesëve shqiptarë, që berisha me qeverin e tij nuk ja dhanë poullit apo jetës tyre më të mirë, por i ndanë duke bërë resorte dhe fabrika vdekjeje. E them me plot gojën se dhe kjo qeveri ka gisht në korrupsionet e berishës. Fakti që ai organizon foltore e mitingje me fondet e kujt?, përse nuk heton SPAK, duket si rast i vogël por brenda do gjesh sponzorizues të krimit dhe korrupsionit. Shqipëria ka probleme me nivelin e jetesës, me shëndetsinë e tj, dhe gjith vëmëndja shkon tek foltoret e berishës, ku ai berisha, në fund të fundit lufton për vete në emër të mirëqënies që do ti krijojë ai, nëse vjen dhe një herë në pushtet. Ky rast i berishës me luftën me mullijtë e erës, na çon tek përkufizimi mediokër i komunizmit ku thuhesh se; ne në gojë të ujku hedhim valle. Tjetër është të akuzosh dhe tjetër është të proçedosh, ku proçedimi i tij dhe i metës, ka filluar nga masa popullore, ndërsa drejtësia akoma ka ngërç, sepse ngërçi është tek vet pastërtia dhe vetingu i drejtësisë. Respekte për ndihmën dhe qartësimin e disa skeptikëve dhe militantëve të mentaliteti komunist.

  18. Keta Kokalaret e bene si ata 2 vellezrit! Njeri doli partizan, ndersa tjetri u bashkua me ballin kombetar! Sido qe te vinte puna, ata mbanin njeri- tjetrin. Dhe tani sido qe te ndodhi keta do mbajne o Geri, Evisin, o Evisi Gerin!!!

  19. rexha 10 says:

    SHBA nuke i mungojne faktet ,sepse i ka te kontrolluara te gjitha veprimtarite e ketyre vraseve.Perpara se vrasjet te kryheshin te paret qe e dinin ishin Amerikanet ,sepse paguheshin .Arriti puna deri aty sa te vinte sherbimi i fbi dhe te konfirmonte te vdekur te ndjerin Kosta Trebicka per shkaqe natyrale. Ku edhe sote po ta shikoni se si rrodhen ngjarjet ,ai njeri u vra nga bandat e sali berishes ,mbase intervistes se dhene ne lidhje me krimin e kryer me demontimin e armatimeve ne Gerdec te Tiranes ku mbeten te vrare edhe njerze qe punonin per nje cope buke.
    Prandaje thuhet qe Ameriken ,mjer kushe e ka mike ,dhe mjere kushe e ka armike.

  20. Oketo says:

    Nuk e kuptoj perse i kërkohen fakte departamentit te shtetit SHBA ?!
    Faktet i di gjithe populli fillojnë nga 1991 e deri me sot !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje