Milionerët e rinj të Kuvendit, pasuritë e zbuluara për herë të parë nga Gjiri i Lalzit deri në Holandë

30 Nëntor 2021, 17:22Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Report Tv ka zbuluar ekskluzivisht pasurinë e deputetëve të rinj të Kuvendit të Shqipërisë, të zgjedhur në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2021 dhe të betuar në Parlament në shtator të këtij viti. Një nga deputetët më të pasur rezulton ligjvënësi i PD-së në Qarkun e Shkodrës, Ramadan Likaj, biznesmen dhe më parë kryetar i Bashkisë së Koplikut.

Likaj është pronar i qindra mijëra metra katrorë tokë, nga e cila 23 mijë m2 vreshtë. Likaj deklaron disa shtëpi dhe ndërtesa, ku përfshihet edhe një vilë me vlerë 290 mijë euro, ndërsa mban edhe një orë Rolex me vlerë 17.5 mijë euro. Referuar pasurisë së publikuar për herë të parë nga Report Tv, paga e deputetit të PD-së si ligjvënës ngjan si një bakshish.

Mes deputetëve të rinj të pasur rezulton edhe ligjvënësi i PD-së në Qarkun e Vlorës, Fation Veizaj. Pasuritë e paluajtshme të Veizajt dhe të familjarëve të tij, me vlerë qindra mijëra euro, shtrihen nga Vlora, Voskopojë, Tiranë deri në Holandë.

Vajza e tij Raisa deklaron një apartament në Holandë me vlerë 276 mijë euro, ndërsa deputeti Veizaj deklaron disa apartamente, ndërtesa, garazhe, troje, kullota, ara në Vlorë, Tiranë dhe Voskopojë, ndërsa është pronar i disa kompanive.

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Alfred Rushaj, deklaron një apartament në Kroaci, por pa specifikuar vlerën dhe sipërfaqen, ndërsa ka në pronësi edhe dy apartamente në Tiranë më vlerë 158 mijë euro dhe 60 mijë euro.

Deputetja e PD-së në Elbasan, Zheni Gjergji, ka në pronësi disa apartamente, troje ndërtesa, llogari të majme bankare si dhe 25.5 % të 25 mijë m2 arë. Pesë shtëpi, përfshirë edhe një në Gjirin e Lalzit, deklaron edhe deputeti i ri i PS-së, Benet Beci, më parë administrator i KESH dhe drejtor i FSHZH.

Ndërkaq, deputeti demokrat i Lushnjes, Saimir Korreshi, i njohur për batuat në Kuvend, deklaron një banesë në Athinë. Korreshi deklaron rreth 9 mijë USD të ardhura nga shitja e produkteve bujqësore. Deputeti Ornaldo Rakipi, djali i Aqif Rakipit, në shënjestër të akuzave të PD-së, deklaron një makinë Benz 32 mijë euro, llogari bankare 1.7 milionë lekë dhe gjendje cash 1 milionë lekë, pra Rakipi rezulton pa një shtëpi.

Milionerët e rinj të parlamentit, pasuria 

Ramadan Likaj, PD 

Vilë me vlerë 290 mijë euro

Shtëpi 200 m2, në Koplik, dhe 1 m2 tokë, 6 milionë lekë.

Ndërtesë 661 m2 dhe 770 m2 tokë, në Koplik

Ndërtesë 560 m2 dhe truall 1 825 m2, Koplik

Ndërtesë 320 m2 dhe truall 930 m2, Koplik

Shtëpi banimi në Durrës, 50 m2, 3 milionë lekë.

Tokë arë 1 mijë m2, Koplik

Tokë arë 13 mijë m2, Koplik

Vreshtë 28 mijë m2 në Kalldrun

Tokë arë 19 mijë m2 në Zagorë.

Tokë arë 23 mijë m2 në Zagorë.

Tokë arë 5 mijë m2 në Zagorë, nga ku ndërtesë 144 m2, dhe 200 m2 truall

Tokë arë 16 mijë m2 në Zagorë.

Tokë arë 11 mijë m2 në Zagorë.

Tokë arë 3.5 mijë m2 në Zagorë.

Tokë arë 3 mijë m2 në Zagorë.

Tokë arë 3.5 mijë m2 në Zagorë.

Tokë arë 2.9 mijë m2 në Zagorë.

Tokë arë 13 mijë m2 në Zagorë.

Tokë arë 9.7 mijë m2 në Zagorë.

Tokë arë 18 mijë m2 në Zagorë.

Tokë arë 1.1 mijë m2 në Zagorë.

Tokë arë 2.8 mijë m2 në Zagorë.

Tokë arë 3 mijë m2 në Zagorë.

Tokë arë 2.5 mijë m2 në Zagorë.

Tokë arë 8.7 mijë m2 në Zagorë.

Tokë arë 13 mijë m2 në Zagorë.

Tokë arë 1.8 mijë m2 në Zagorë.

Tokë arë 3.5 mijë m2 në Zagorë.

Tokë arë 3.2 mijë m2 në Zagorë.

Tokë arë 7.4 mijë m2 në Zagorë.

Tokë arë 2.9 mijë m2 në Zagorë.

Tokë arë 4 mijë m2 në Zagorë.

Tokë arë 5 mijë m2 në Zagorë.

Tokë arë 5.5 mijë m2 në Zagorë.

Tokë arë 2 mijë m2 në Zagorë.

Tokë arë 9.7 mijë m2 në Zagorë.

Tokë arë 4.3 mijë m2 në Zagorë.

Tokë arë 2.2 mijë m2 në Zagorë.

Tokë arë 3 mijë m2 në Zagorë.

Tokë arë 1.1 mijë m2 në Zagorë.

Tokë arë 3.4 mijë m2, 1.7 mijë m2, 2.4 mijë m2, 2.9 mijë m2 në Zagorë.

Tokë arë 2.1 mijë m2, Zagorë.

Llogari rrjedhëse, 60 mijë USD, cash 6 mijë USD

Orë Rolex, 17.5 mijë euro

Të ardhura si kryetar u Bashkisë Koplik, 2007-2015, 8.8 milionë lekë (88 mijë USD)

Të ardhura si president i kompanisë Relikaj, 8.5 milionë lekë (85 mijë USD)

Të ardhura nga dhënia me qira i pasurive të paluajtshme, 5.6 milionë lekë (56 mijë USD)

Kredi 25 milionë lekë (250 mijë USD)

Bashkëshortja, Vjollcë Likaj, apartament në Velipojë, 63 mijë euro

Tokë pyll në Razëm, 200 m2, 40 mijë lekë.

Cash, 520 mijë lekë.

Administratore e kompanisë Relikaj, 10 milionë lekë (100 mijë USD)

Ortake e kompanisë Relikaj, 370 mijë USD

Administratore e kompanisë Kantina-Miqësia, 3.9 milionë lekë (39 mijë USD).

Avokate e kompanisë Kantina-Miqësia, 13 mijë USD.

Linjë kredie, 62 milionë lekë (620 mijë USD)

Linjë kredie 644 mijë USD.

Kredi 1.2 milionë USD.

Vjaza Ormela, llogari bankare, 2.3 milionë lekë, cash 133 mijë lekë.

Menaxhere e kompanive Relikaj dhe Kantina-Miqësia, 65 mijë USD.

Djali Leoni, paga pranë kompanive Relikaj dhe Kantina-Miqësia, 34 mijë USD.

Fation Veizaj, PD 

Ndërtesë 3 kate, 800 m2 dhe truall  492 m2, 4 431 573 lekë

Apartament në Tiranë, 160 m2, 7.1 milionë lekë (70 mijë USD)

Apartament, 122 m2 në Vlorë, 85 mijë euro

Garazh në Tiranë, 12 m2, 1.5 milionë lekë

Garazh në Vlorë, 44 m2, 15 mijë euro

Njësi 71 m2 në Vlorë

Truall 400 m2 në Vlorë (50 %)

Apartament në Holandë, 98 m2, 276 mijë euro “ në pronësi të vajzës Raisa)

Kullotë në Radhimë, 500 m2, 143 mijë lekë

Kullotë në Radhimë, 1 000 m2, 286 mijë lekë

Tokë arë në Orikum, 5 mijë m2, 1.4 milionë lekë

Tokë arë në Orikum, 10 mijë m2, 2.8 milionë lekë

Truall në Nartë, 8.7 mijë m2, 2.5 milionë lekë

Tokë arë në Voskopojë, 809 m2, 404 mijë lekë (25 %)

Tokë arë në Voskopojë, 1.8 mijë m2, 909 mijë lekë (25 %)

Tokë arë në Voskopojë, 595 m2, 297 mijë lekë (25 %)

Tokë arë në Voskopojë, 917 m2, 458 mijë lekë (25 %)

Ortak me 100 % i kompanisë ‘Prospect Invest”, 400 mijë USD

Ortak me 50 % i kompanisë ‘RDA Petrol’, 1.7 milionë lekë.

Ortak me 100 % i kompanisë ‘RDA 11’, 100 mijë lekë.

Ortak me 50 % i kompanisë ‘REC’, 50 mijë lekë.

Ortak me 100 % i kompanisë “Inter. Tek Ëestern Balkans;, 2.1 milionë lekë.

Ortak me 25 % i kompanisë “Bindi Insurance Broker’, 1 250 000 lekë

Makinë tip Toyota, 7 mijë euro

Llogari bankare, 1.8 mijë USD, 12 mijë euro, 3.4 milionë lekë

Llogari bankare, 19 mijë USD, 2.4 mijë USD, 12 mijë euro

Para cash, 6.5 mijë USD, 1 mijë euro, 300 mijë lekë.

Paga në kompaninë RDA Petrol, 5.4 milionë lekë (54 mijë USD)

Hua, 110 mijë USD

Bashkëshortja Ardiana Veizaj, llogari 9.9 mijë USD

(Llogari bankare 12 mijë euro, 537 mijë lekë, 3.5 milionë lekë, 2 mijë euro

Paga nga United Colors, 1.8 milionë lekë).

Dean Veizaj, i biri, llogari 2.4 mijë euro, 1 mijë euro,

Vajza Raisa Veizaj, llogari bankare 16 mijë euro, 505 mijë lekë

Depozitë, 6.5 mijë euro

Të ardhura nga puna pranë Rudboudume, Holandë, 17 mijë euro

Kredi bankare në Holandë, 145 mijë euro

Alfred Rrushaj, kryetar i grupit të PD-së 

Apartament në Zagreb, Kroaci, mungon vlera dhe sipërfaqja.

Apartament në Tiranë, 302 m2, 158 mijë euro

Garazh në Tiranë, 13 m2, 5 mijë euro

Apartament në Tiranë, 99 m2, 60 mijë euro

Makinë Lan Rover, 5 mijë euro

Motor Yamaha, 700 euro

Orë Zenith dhuratë, 3 mijë euro

Të ardhura si person fizik, 30 mijë USD

Të ardhura nga paga në kompaninë e konsulencës “Frost &Fire Consulting”, 313 mijë lekë.

Shitje kuotash në kompaninë “Frost &Fire Consulting”, 500 000 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e apartamentit, 700 euro

Paga e bashkëshortes, 25 mijë USD.

Të ardhura nga shitja e makinës ‘Mini Cooper’, në pronësi të bashkëshortes, 2.2 mijë euro.

Benet Beci, PS

Blerje shtëpie në kompleksin…, 200 mijë euro, burimi kredi

Shtëpi 2 plus 1 në Gjirin e Lalëzit, 102 m2, 47 mijë euro (50%)

Shtëpi banimi 2 plus 1, 59 m2 (40%)

Shtëpie banimi 2 plus 1, 80 m2, 1 800 000 Lekë, marrë nga Enti i Banesave

Shtëpi banimi 3 plus 1, 79 m2, 3 500 000 lekë.

Llogaria e pagës si administrator i KESH, 7.4 milionë lekë (74 mijë USD)

Llogari, 7 mijë euro

Të ardhur nga paga si administrator i KESH, 3.8 milionë lekë (38 mijë USD).

Bashkëshortja Fitore Beci, si administratore e Tirana Training Center, 7.3 milionë lekë (73 mijë USD)

Bashkëshortja Fitore Beci, apartament në Tiranë 244.38 m2, me kredi 170 000 Euro

Blerë makinë, 3 303 990 lekë.

Saimir Korreshi, PD

Shtëpi banimi në Athinë, 49 m2, 12 mijë euro (50%)

Shtëpi banimi dy kate, 300 m2, 2.8 milionë lekë

Tokë arë në Lushnje, 9 mijë m2, 900 mijë lekë.

Tokë 700 m2.

Truall 5 mijë m2, 1/105 pjesë.

Makinë Ford Fiesta

Depozitë 4.1 milionë lekë (41 mijë USD)

Gjendje cash 6.5 milionë lekë (65 milionë lekë)

Të ardhura nga aktiviteti si avokat, 48 mijë USD

Të ardhura nga shitja e produkteve bujqësore 900 000 lekë ose 9 mijë USD.

Bashkëshortja Albana Çela 3.8 mijë m2 tokë në Lushnje

Zheni Gjergji, PD 

Apartament 61 m2 në Tiranë, 80 mijë euro (50 %)

Ndërtesë njëkatëshe, 1.2 mijë m2, Elbasan, 2.8 milionë lekë (50 %).

Truall 156 m2 dhe ndërtesë njëkatëshe 83 m2, 4.6 milionë lekë (46 mijë USD) (25 %)

Apartament 63 m2 në Pogradec, 3.5 milionë lekë (50 %).

Garazh 23 m2 në Pogradec, 800 mijë lekë (50 %).

Bodrum 17 m2, Elbasan, 600 mijë lekë (50 %).

Truall 196 m2 dhe ndërtesë 65 m2, në Elbasan, 341 mijë lekë (50 %).

Ndërtesë një kat 609 m2, në Elbasan, (50 %).

Ndërtesë një kat 609 m2, Elbasan, (50 %).

Truall me ndërtesë një kat, 152 m2, Elbasan (12.5 %)

Tokë arë 25 mijë m2, në Elbasan, (25.5 %)

Truall 104 m2, Elbasan, (25 %)

Truall me ndërtesë një kat, 119 m2, Elbasan (12.5 %)

Makinë, 990 mijë lekë.

Llogari bankare, 2.7 milionë lekë, 1.2 milionë lekë, 302 mijë lekë

Depozitë 15 mijë euro, 66 mijë euro,

Kasëm Mahmutaj, PD 

Lokal dhe banesë, 3 kate, Berat, 15 milionë lekë

Truall 147 m2, Berat, 169 mijë lekë

Apartament 88 m2, Berat, 1.3 milionë lekë

Apartament 41 m2, Berat, 650 mijë lekë

Apartament 41 m2, Berat, 650 mijë lekë

Apartament 62 m2, Berat, 985 mijë lekë

Apartament 106 m2, Berat, 1.6 milionë lekë

Arë 1 mijë m2, Berat, 200 mijë lekë

Makinë 7 mijë euro

Makinë, 3 mijë euro

Kredi 25 mijë euro, hua 8 mijë euro

(Shqiptarja.com)

20 komente në “Milionerët e rinj të Kuvendit, pasuritë e zbuluara për herë të parë nga Gjiri i Lalzit deri në Holandë”

  1. Beni says:

    Nëse i kanë me djersë, t,i gëzojnë…! Në të kundërt,vë di zoti lart se çfarë t,i bëjë.

  2. Tirona says:

    Asnjeri nuk i ka te vena me djerse, i kane bere duke vjellur , nuk ka si shpjegohet qe para 1990 kane jetuar neper kasolle apo ne nje apartament 1+1 dhe tani kane ne pronesi mijra m2 toka dhe prona te tjera te paluajtshme, me cfare i vune, do thote ndonjeri me biznesh. Po cfare bizneshi eshte ky ku ne nje vend te vogel sa nje qytet i rendomte ne perendimi te jepka fitime prrallore per nje kohe te shkurter. Te gjithe kete pasuri qe kane deputetet vetem 10% e tyre mund te jene vene ne menyre te ligjshme ndersa 90% e kane te vjedhura dhe me korrupsion.

  3. rexha 10 says:

    ME MIRE DO ISHTE QE TA KISHTE PUSHTUAR GJERMANI SE SA KETA TE INDIPEDENCES SE DEMOKRACISE .NUKE E DINIM SE SHQIPERIA PASKA QENE KAQE E MADHE. CUDIJA ME E MADHE ESHTE SE SAPO MBAROJNE MANDATIN KERCET AUTOMATIKU ,DHE VRASESI IKEN NE DREJTIM TE PADITUR. Po c’fare djerse permende ti more Beni .Ke per tia degjuar krismen.

  4. saliu says:

    Po c’thua more? Keta jane me te varferit, jo me te pasurit! Hahaha!!!

  5. D. Pavli i shastisur nga habia says:

    Qingji që pi dy nëna Bebenet Bebeci është frikshëm larg asaj që duket. Pak politikanë mund të jenë në nivelin financiar të tij. Keto “shtëpitë” që thoni I ka vënë vetëm në vend të.hudhrës. Germo gërmo Tare gërmo. Mos harro parajsat fiskale.

  6. Mal Cori says:

    Pastaj kur hanë plumbin, thonë, nuk kemi pasur asnjë problem me askënd…
    Po si I rrëmbeve gjithë tokat e fshatit kur ishe kryetar….?

  7. Kristo Poli says:

    Shqiperia eshte vend i korruptuar, shqiperia komandohet dhe drejtohet nga trafikantet e droges dhe te prostitucionit, shqiperia drejtohet nga politikan injorant te lidhur me kriminelet e permendur me siper. Eshte e kote te shpresojme per ndryshim, eshte e kote te shpresojme per zhvillim. Kurr nuk mundet te ndryshojne vendi me kriminel si Sali Ram Berisha dhe me te gjith politikanet e tjera te te gjitha kraheve te lidhur me te.

  8. As unë as ti. says:

    Kot kërkojnë ende prona nëpër gjyqe ish pronarët ne Shkodër ,Vlorë ,Lushnje etj ato i paskan marrë efendikojtë e rin Rj Likaj,F Veizaj ,deputet lushnjari etj .
    Po, partia bën llogari ç’kapital u kanë lënë trashëgim të parët e tyre? Apo sa nga ky kapital është vënë me hak të Allahut që na vrojton dhe kontrollon gjithë “gjënë e gjallë” qe vegjeton në Shqipëri .Po Bashës dhe Ramës si kryetare partie u shkon më mëndje se si do të duhet të gjejnë çarçaf ,(sepse me jorgan është marrëzi të shpresosh) që të mbulosh pasurimin kriminal të këtyre axhënëve të çertifikuar si deputetë me pasuri marramendëse me moshë kaq të re kur i bie që nje ish student i vitit 90 ,i punësuar në vitin 1994-1995 dmth për ,25 vjet të kapë pasuri të pastër prej miliarda lekë të cilat nuk kanë asnjë burim trashegimnie .ky është jo ligj bërës por gardian pasuror me ligj të xhvatur nga një popull qorr .

  9. rexha 10 says:

    MOSE HARRO SE GAZETA TEMA NUKE ESHTE E INTERPOLIT ,PORE E MERO BAZES.NDERSA FOTOTE VENDOSURA NE ATE SFONDE ME ATE PASURI ,DUHET ME PARE TI DERGOHEN SPAKUT ,DHE PROKURORIT PER TE VERIFIKUAR PASURITE .

  10. Shkreli-Drejtor i mbjelljes së qimeve says:

    Kryeson si kampion Benet Beci I FShZh. Miliarder I bere me rroge shteti. Vetem nenpunes ka punuar. Asnje aktivitet tjeter. Dhe u be miliarder. I zoti per te vjedhur. Se per pune tjeter eshte me keq se nje kamarier me parkinson.

  11. Jai-i9 says:

    Ja këtyre ua kemi lënë në dorë Shqipërinë dhe integrimin në BE ?.
    Mafiozëve miliardierë që bëhen deputetë për të mbrojtur dhe shtuar pasuritë e tyre të paligjshme.
    Ligjëvënësit që dhjesin mbi ligjet.

  12. Supaxhiu 300 evro says:

    Korrupsioni total! Nje kalbezim nga rrenjet ,me vjen te vjell kur shikoj llogarit bankare dhe pasurit e ketyre bastardeve,kemi nje jet qe punojm dhe duhen 30 tè vjet te shlyesh nje kredi per nje shtepi kurse keta disponojn nga jugu ne veri shtepi si kerpudhat.Vetem nje revolucion demokratik i pastron nga faqja e dheut sepse edhe Kryetari i spakut ka shtepi ne Lalez,si e ndertoj dhe sa ei kushtoj???????Ne djall te shkoni bastard,e molet kete popull si lope.I vetmi shtet ne bote qe ka gazetar te pasur,nqse gazetari eshte pasuruar do te thot se eshte mafioz dhe jo gazetar.

  13. drita says:

    Kjo, Zheni Gjergji deputete e P.D ben pune shteti si mjeke ne poliambulancen e qytetit Elbasanit per veshkat ,burrin e ka mesues fiskulture ne universitetin e ketij qyteti,Si ka mundesi kjo mjeke e ky mesuese medioker me keto pasuri te jashtzakonsme me rrogat apo abuzive?

  14. Julian laci says:

    Po keto te P.S ku jane.

  15. Vranakonti says:

    Me te vjedhur dhe jo me te vjellur. E vjella eshte kure nxier nga barku çka ke ngrene..

  16. Bravo says:

    274.461 m2
    I thoni te bjel edhe 439m2 ti beje rrumbullak 275.000m2
    Ndonje kacidhe Zoti Mero per mundin tim?
    Dmth ky zoteron fiks 1% te shqiperise. Me letra.

    1. Shtegtari says:

      Ja ke futur kot llogarive o shoku. Shqiperia eshte 28 mije km2.
      1 km2=10.000 m2 (1.000 x 1.000)
      Pra, Shqiperia eshte 28 miliarde m2 dhe ky personi zoteron 0,001% te siperfaqes.
      Kane faj keta qe ju vjedhin, po keni faj edhe ju qe s’mesuat arithmetike ne shkolle.

  17. hasani says:

    Me pare thuhej se kemi pasur nje fare SPAK-u qe duhej te merrej me problemet e korrupsionit, por nuk kam degjuar me per te, megjithese pagat marramendese dhe favoret ne kurrizin tone ato te skakut vazhdojne ti gezojne, apo ju a ka hequr rama me ambasadoren!!!

  18. Tiku says:

    O Tema, mos u degradini edhe ju si Sala pls. Nese i kane te deklaruara shume mire. Mos u beni si komunsite apo oseudo PDistet qe gjykonin dike qe ka dy shtepi apo merr 2mije euro rroge.

  19. tan says:

    Vetem éd palloshi qe eshte mafioz dhe shume hajdut,ka mbi 3 miliard euro pasuri te vjedhur,pa lligaritur arben ahmutin,cac angjelin,ilir met hajdutin dhe sali berishicin me lul hajdutin e 260 milion eurove.Tema,i kam perfshire te gjithe si hajdute dhe mafioze qe jane,publikojeni dhe mos censuroni si dikur zp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje